Connect with us

Infrastrukturë

Hapet panairi ndërkombëtar EXPOKOS

Published

on

Përpos 22 bizneseve nga vendi, në këtë panair kanë zënë vend edhe biznese nga Gjermania, Turqia, Italia, Austria, Shqipëria dhe Greqia.

Është hapur në Prishtinë edicioni i 21-të i panairit ndërkombëtar EXPOKOS i cili i dedikohet bizneseve të sektorit të ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Panairi i cili organizohet nga kompania “Congress & Event Organization” mblodhi dhjetëra biznese të sektorëve të lartpërmendur, ministra të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të Ambasadës së Turqisë në Kosovë dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve tjera pjesëmarrëse në këtë panair.

Përpos 22 bizneseve nga vendi, në këta panair kanë zënë vend edhe biznese nga Gjermania, Turqia, Italia, Austria, Shqipëria dhe Greqia, shkruan aa.com.tr.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se sektorët si ndërtimi, energjia, makineria, mbrojtja dhe siguria janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të shtyrë përpara agjendat qeveritare.

Bislimi tha se pjesëmarrja e bizneseve të huaja në këtë panair tregon për avancimin e kësaj ngjarjeje, nga e cila edhe pritet që të zgjerohen mundësitë për investim në Kosovë.

Ai tha se Kosova e ka mbyllur vitin 2021 me rritje ekonomike, ndërsa energjia dhe teknologjia kanë qenë ndër top prioritetet ku është investuar më shumë.

“Shpresoj që ky panair të mbledhë sa më shumë biznese dhe investitorë në mënyrë që të shohin se çfarë mundësi ofrohen në sektorët në të cilët ata punojnë në vendin tonë”, theksoi Bislimi.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Kosova është një shtet i sigurt sidomos tani me përparësitë që ka pas krizës së COVID-19 dhe me ndryshimet gjeopolitike, ku përpos rritjes ekonomike ka përparësi tjera për rritje të demokracisë dhe investime.

“Kosova ofron një kosto të favorshme qoftë në operime, qoftë në transport për shkak të afërsisë gjeografike, për shkak të qasjes së drejtpërdrejtë në tregun evropian dhe më gjerë në Amerikë dhe më larg”, tha Hajdari.

Panairi do të jetë i hapur për të interesuarit për dy ditë, më 25 dhe 26 maj./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending