Connect with us

Aktuale

Hapet në Dubai pishina e rekordeve

Published

on

Përgjatë viteve, Dubai e ka shndërruar në art thyerjen e rekordeve në fushën e arkitekturës dhe novacioneve ndërtimore. Së fundmi, në emiratin më të famshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe është hapur edhe pishina më e lartë me pamje 360 gradëshe, e vendosur në Kullën e Palmave, një hotel dhe godinë rezidenciale që ofron pamje marramendëse të qytetit.

E vendosur në një lartësi prej 200 metrash nga toka, pishina me sipërfaqe 750 metra katrorë qëndron në katin e 50-të të godinës më të re në Dubai. E përshkruar si “një ishull mbi qiell”, frekuentuesit e pishinës mund të shijojnë pijet dhe ushqimet e shpejta të servirura në barin ngjitur, si edhe të marrin rreze dielli e të sodisin panoramën nga shezllonet luksoze, raporton a2news.com.

Për të shfrytëzuar pishinën ka tre oferta që, duke marrë në konsideratë se bëhet fjalë për Dubain dhe një ambient “rekordmen”, nuk janë edhe aq të larta. Për të qëndruar vetëm në orarin e paradites, deri në 14:00, duhet të paguash 46 dollarë, ndërsa për qëndrim përgjatë gjithë ditës, për të mos humbur perëndimin e diellit, bileta kushton 163 dollarë për person, që shoqërohet edhe me statusin “VIP” dhe trajtimin që ai mbart.

“Aura është një vend i veçantë jo vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, por në të gjithë botën”, tha për CNN, Antonio Gonzalez, CEO i “Sunset Hospitality”, kompanisë që ka ndërtuar dhe ideuar pishinën. “Me një pamje 360-gradëshe, pushuesit mund të shohin bukuritë e Dubait brenda pak minutash”.

“Aura Skypool” vjen vetëm disa muaj pas hapjes në katin e 52-të të godinës të një ballkoni që ofron pak a shumë të njëjtën përvojë sa i përket pamjes, por pa rehatinë dhe relaksin që vetëm një pishinë e tillë mund të sigurojë.

Edhe pse ngrihet 200 metra mbi tokë, “Aura Skypool” mban vendin e parë si më e larta vetëm sa i përket pishinave me pamje 360 gradë. Pishina më e lartë në botë ndodhet gjithashtu në Dubai, në katin e 77 të Jumeriah Gate, dhe ngrihet në 293 906 metra lartësi. Ndryshe nga “Aura Skypool”, ajo është e hapur vetëm për personat që qëndrojnë në hotel dhe që janë mbi 21 vjeç./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending