Rreth 19 vite pasi e kanë blerë nga një qytetar i nacionalitetit serb, një familje nga Prishtina është dëbuar nga banesa, me vendimin e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP).
Familja Kuleta që deri më sot ka jetuar në një banesë në Lagjen ‘Ulpiana’, në vitin 2002 e kishte blerë banesën nga qytetari serb, me kërkesën e ‘Habitat’-it që kanë qenë institucion i pronave, në kuadër të UNMIK-ut.
Në ndërkohë, në qershor të këtij viti, Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, i kishte dërguar një letër kësaj familjeje, që të lëshojë banesën, pasi që ishte paraqitur një person tjetër, duke pretenduar se është pronar.
Mensur Kuleta, babai i të cilit e kishte blerë banesën në vitin 2002, thotë se fillimisht në atë vit, Habitat-i i kishte dhënë afat prej 1 muaji që të blejnë banesën, ose ta lirojnë atë.
“Derisa u kryn procedurat për lidhjen e kontratës në mes të babës tim Isuf Kuletës dhe serbit, kaloj koha e paraparë dhe ata erdhën e ekzekutuan vendimin, na qitën prej banesës, qysh na e kanë qit edhe tash”, thotë Kuleta.Por më pas, banesa është blerë nga Isuf Kuleta (tashmë i ndjerë) dhe sipas djalit të tij, Mensurit, edhe Gjykata ia kishte njohur pronësinë për atë banesë.
Në ndërkohë, në qershor të këtij viti, Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, i kishte dërguar një letër kësaj familjeje, që të lëshojë banesën, pasi që ishte paraqitur një person tjetër, duke pretenduar se është pronar.
Mensur Kuleta, babai i të cilit e kishte blerë banesën në vitin 2002, thotë se fillimisht në atë vit, Habitat-i i kishte dhënë afat prej 1 muaji që të blejnë banesën, ose ta lirojnë atë.“Derisa u kryn procedurat për lidhjen e kontratës në mes të babës tim Isuf Kuletës dhe serbit, kaloj koha e paraparë dhe ata erdhën e ekzekutuan vendimin, na qitën prej banesës, qysh na e kanë qit edhe tash”, thotë Kuleta.
Por më pas, banesa është blerë nga Isuf Kuleta (tashmë i ndjerë) dhe sipas djalit të tij, Mensurit, edhe Gjykata ia kishte njohur pronësinë për atë banesë.
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, por deri në momentin e publikimit, Agjencia nuk ka kthyer përgjigje.