Connect with us

Infrastrukturë

Gjysma e segmentit të Llogarasë hapet në fillim të muajit gusht

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se deri në fund të muajit korrik gjysma e segmentit të tunelit të Llogarasë do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve.

“Nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Tuneli i Llogarasë, në të cilin për 5 muaj nga nisja e punimeve janë hapur 2 kilometra. Një ecuri për t’u vlerësuar, të cilën synojmë ta përfundojmë para afatit kontraktual për të qenë e aksesueshme nga të gjithë vizitorët e bregdetit të jugut.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit. Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Vala e nxehtësisë në Britani nuk ndikon në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet solare

Published

on

Vala e nxehtësisë në Britaninë e Madhe po ndihmon në gjenerimin e sasive të mëdha të energjisë diellore.

Solar Energy UK thotë se në ditët e fundit rreth 10 për qind e energjisë elektrike në Britani ka ardhur nga energjia diellore.

Por sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie Chris Hewett, nxehtësia e lartë nuk do të ndikojë në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga panelet solare.

“Nxehtësia ul efikasitetin e paneleve diellore, andaj mos prisni të shihni rekorde të vendosura” thotë Hewett.

Ndërkohë Jamie Taylor, profesor në Universitetin e Sheffield thotë se për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga ana e paneleve solare më e rëndësishme është rrezatimi se sa nxehtësia.

Është pikërisht për shkak të këtij ekuilibri midis rrezatimit dhe temperaturës që rekordi për energjinë maksimale të prodhimit është gjithmonë në prill ose maj, sepse atëherë kemi mot me diell, por relativisht të freskët” thotë Taylor.

Taylor shton se rekordi total ditor i prodhimit të energjisë diellore në Britaninë e Madhe ishte 80.6 gigavat orë.

Ndërkohë mendohet se vetëm të hënën e kësaj jave sistemet diellore kanë gjeneruar 64 GWh./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Objektet banesore në lagjen “Mati 1” për herë të parë kyçen në “Termokos”

Published

on

Lagjja ‘Mati 1’ dhe 86 objekte të vjetra banesore në ‘Ulpianë’, ‘ Dardani’, ‘Pejton’, ‘Qafa’ ‘Bregu i Diellit’ do kyçen nga ky vit në rrjetin e ngrohtores së qytetit ‘Termokos’.

Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com zëdhënësja e kësaj ndërmarrje Afërdita Uka.“Në sezonin e ri ngrohës 2022/2023 për herë të parë në rrjetin e ngrohjes do të kyçen 141 objekte të reja banesore të lagjes “Mati 1”.

Në kuadër të këtij projekti do të ketë edhe dendësim të rrjetit të ngrohjes në disa zona të kryeqytetit për disa nga objektet më të vjetra banesore, të cilat nuk e kanë pasur të instaluar as infrastrukturën e brendshme të sistemit të ngrohjes, raporton Kallxo.com.

Janë gjithsejtë 86 objekte  banesore të lagjes “Ulpiana”, “Dardania”, “Pejton”, “Qendër”, “Qafa” dhe “Bregu i Diellit”, të cilat gjatë këtij sezoni ngrohës do të kyçen për herë të parë në rrjetin tonë të ngrohjes” – ka deklaruar Uka.

Ajo tutje shtoi se arsyet pse ‘Mati 1’ nuk është kyçur nga viti i kaluar siç ka qenë në plan, është për shkak se prej kohës së planifikimit për shtrirje të rrjetit ka pas vazhdimisht ndërtim të objekteve të reja banesore, duke i detyruar të bëjnë ridizajnim të shtrirjes së rrjetit.

Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes,  është duke u realizuar me fondet e ndara nga Qeveria gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në vlerë të 12 milionë eurove.

“Duke u bazuar në master planin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes të hartuar nga ekspertë gjerman, ka qenë e planifikuar kyçja në rrjetin e ngrohjes të 100 objekteve banesore të kësaj zone. Nga koha e planifikimit deri tek fillimi i realizimit të punimeve në terren situata ka ndryshuar shumë dhe ndërkohë atje janë ndërtuar edhe 41 objekte të reja banesore” – tha Uka.

“Për faktin se rrjeti i ngrohjes do të kalonte edhe përskaj këtyre objekteve të reja dhe që të mos anashkalohen ato, është ridizajnuar plani fillestar për shtrirjen e rrjetit dhe janë përfshirë edhe këto 41 objekte banesore, kyçja e të cilave është mundësuar nga fondet e ndara nga NP “Termokos” në vlerë të mbi 1 milion eurove” – shtoi më tej Uka./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Rehabilitimi i segmentit hekurudhor Fushë Kosovë – Han i Elezit, shembull se si qeveritë kanë dështuar në investimet kapitale

Published

on

Kontrata mes Infrakosit dhe kompanisë italiane Generale Construzioni Ferroviarie për rehabilitimin e korridorit 10 të hekurudhor, segmenti Fushë Kosovë – Han i Elezit, ishte nënshkruar më 2019.

E pjesëmarrës në nënshkrimin e kësaj kontrate ishte edhe kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj.

Haradinaj asokohe kishte premtuar se punimet në segmentin 65 kilometërsh do të përfundonin brenda dy vitesh, dhe se kjo linjë do të jetë e gatshme për qarkullim në fillim të viti 2021.

Mirëpo edhe pas më shumë se një viti e gjysmë tejkalimi të afatit, kjo linjë nuk duket as afër përfundimit të punimeve.

Qeveria Haradinaj nuk ishte aq jetëgjatë sa të arrinte përfundimin e afatit të punimeve në këtë hekurudhë.

Mirëpo jetëgjata nuk ishin as Qeveritë Kurti 1 e Hoti të cilat nuk e patën primare përfundimin e punimeve të kësaj linje hekurudhore, ndërsa si justifikim  për mos përfundimin e punimeve u shfrytëzua pandemia.

Mirëpo edhe pas përfundimit të pandemisë, edhe pse punimet për rehabilitimin e këtij segmenti filluan, ato po shkojnë me një ritëm të ngadalshëm.

E sipas të dhënave për investimet kapitale del se vetëm 3 përqind e projektit i cili kushton 25 milionë euro është përfunduar.

Por përpos këtij projekti, sipas institutit GAP, viti 2022 ka qenë I kobshëm edhe për investime tjera kapitale, pasi sipas këtij instituti Qeveria ka investuar vetëm 11 përqind të shumës totale prej 728 milionë euro.

Sipas këtij instituti, investimet kapitale të vitit 2022 janë më të ultat në 10 vitet e fundit./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Trending