Connect with us

Gjykim

Gjykimi për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur, refuzohet propozimi i prokurorit për ekspertizë të tretë

Published

on

Gjykata e Prizrenit të martën ka refuzuar propozimin e prokurorit që të bëhet ekspertiza e tretë lidhur me rastin e ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në ZhurIsh-zyrtarët komunalë të Prizrenit, Almir Saiti, Muhamet Bajrami, Hatixhe Përzhella dhe zyrtarja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drenusha Behluli-Mehmeti, po përballen me akuzën për keqpërdorim të detyrës në lidhje me Shtëpinë e Kulturës në Zhur.

Aktakuza thotë se të lartcekurit ndërmjet viteve 2009 dhe2017, gjatë mbikëqyrjes së punimeve në projektin “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Zhur” kanë lejuar ekzekutimin e pagesave për kompaninë përkundër faktit se punimet nuk janë kryer dhe objekti akoma nuk ishte bërë dhe nuk ishte lëshuar për shfrytëzim.

Prokuroria pretendon se dëmi që i është shkaktuar Komunës së Prizrenit kap vlerën 962,387.95 euro.Në seancën e sotme, prokurori Genc Nixha për shkak të kontradiktave të dy ekspertizave të kryera më parë ka propozuar që të bëhet ekspertiza e tretë.

“Propozoj që të bëhet ekspertiza e tretë pasiqë njëra ekspertizë thotë se nuk kemi stabilitet të objektit, kurse eksperti tjetër thotë se objekti është stabil, që do të thotë kemi dy mendime të kundërta mes ekspertizës së parë dhe të dytë” – tha Nixha.Prokurori Nixha tutje ka shtuar se eksperti i ndërtimtarisë, Bujar Emra, në raportin e tij po ashtu ka shfrytëzuar pothuajse në tërësi ekspertizën e mëparshme të bërë nga Mustafa Gjurgjealo.

Sipas aktakuzës të datës 16 prill 2019, zyrtari komunal Almir Saiti nga muaji maj 2010 deri me 22 tetor 2015, si drejtor i projektit të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose tjetrin,  edhe pse nga ana  operatorit ekonomik ”Alkom – Konstrucion”  punimet nuk janë kryer sipas pozicioneve të caktuara, pa mbajtjen e librit ndërtimor, pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka  lejuar ekzekutimin e pagesave  duke nënshkruar në 6 raste në shumën e përgjithshme prej 324,623.82 euro.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, në fazën e dytë ka qenë i kontraktuar operatori ekonomik ”Elshani”, dhe të njëjtit edhe pse nuk iu kanë përmbajtur kontratës,  ka lejuar ekzekutimin e pagesave në 15 raste për këtë operator në shumën e përgjithshme prej 573,154.90 euro, sikurse në ekspertizën financiare të dhënë nga eksperti Hamdi Kastrati.

Për këtë nga Prokuroria po akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Refki Muzbegun, për të cilin Gjykata ka pushuar procedurën penale, Prokuroria e ka akuzuar se në cilësinë e personit zyrtar, nga data 22 tetor 2009 deri me 30 qershor 2011,  i shkakton dëm  buxhetit të Komunës së Prizrenit, ashtu që i caktuar nga Drejtoria e Urbanizmit në bashkëpunim me Drejtorinë për  Kulturë, Rini dhe Sport si organ mbikëqyrës i punimeve rreth ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës në Zhur të Prizrenit, në fazën e parë ku ka qenë e kontraktuar “Alkom-Konstrucion” nga Prizreni, edhe pse punimet nuk janë kryer  sipas pozicioneve të caktuara, pa mbajtjen e librit ndërtimor, pa pranimin e punimeve për punët e zbatuara, ka lejuar ekzekutimin e pagesave  duke nënshkruar procesverbalet e pagesave për 6 raste në shumën e përgjithshme prej 324,623.82 euro.

Pranimi teknik për objektin nuk është bërë deri me datën e dorëzimit të ekspertizës 1 mars 2019.

Gjykim

Apeli e kthen në rigjykim rastin e rrënimit të “Abi Çarshia”

Published

on

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e rrënimit të aneks-objektit të kompleksit “Abi Çarshia”, ku u dënua deputetja e Vetëvendosjes dhe ish-kryeinspektori i Komunës së Prizrenit.

Rasti i rrënimit të aneksit të objektit në kompleksin “Abi Çarshia”, sipas Prokurorisë, ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik të vitit 2019, kur i dëmtuari Irfan Fusha kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Kryeinspektori i asaj kohe, Islam Thaçi, së bashku me inspektoren Jetmire Vrenezi në vitin 2022 janë dënuar me nga 3 vjet burg dhe 2,000 euro gjobë.

Por, pas ankesës së mbrojtësve të Thaçit dhe Vrenezit, avokatëve Blerim Mazreku dhe Adem Vokshi, çështja u kthye për rivendosje.

Në vendim Apeli ka theksuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale, ngase emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë nuk përputhet me dispozitivin.

“Emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë nuk përputhet me përmbajtjen e dispozitivit gjegjësisht figurën e veprës penale të paraqitur në dispozitiv, pastaj të njëjtit-pra, arsyetimi përkitazi me këtë vepër penale, si për pjesën dënuese dhe atë liruese, i mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa ato që janë thënë janë në kundërshtim me vetëveten” , sqarohet në vendim, transmeton Kallxo.com.

Apeli më tej ka cekur se në aktgjykim nuk janë vërtetuar të gjitha faktet dhe rrethanat që plotësojnë elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Së pari nuk është marrë parasysh se vepra për të cilën janë shpallur fajtorë mund të kryhet vetëm me dashje direkte. Nuk lejohet që gjatë arsyetimit të fakteve vendimtare të paraqiten mëdyshje tek dashja e të akuzuarve ngase nuk mund të flitet për faktet, por për përgjegjësi të tjera si disiplinore, kundërvajtëse apo administrative, por kurrsesi për përgjegjësi penale”, sqarohet në vendim./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Rasti ‘Toka’/ Familja e Fahredin Gashit me letër të hapur për trupin gjykues: Pse duhet vetëm z.Gashi të jetë në Paraburgim?

Published

on

Familja e Fahredin Gashit, i akuzuar në rastin “Toka”, ka dalë me një letër të hapur për trupin Gjykues, duke kundërshtuar masën e paraburgimit për familjarin e tyre. Në letrën e familjes Gashi thuhet se vetëm Fahredini është në paraburgim ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerët po mbrohen në liri.

Letra e Plotë pa ndërhyrje:

“Pse duhet vetëm z.Gashi të jetë në Paraburgim?! Mbrojtja i ka paraqitur Gjykatës prova të cilat në mënyrë bindëse, kanë vërtetuar se kërkesa e PS për caktimin e paraburgimit kundër z.Gashi është tërsisht e pabazuar.

Sipas renditjes te te akuzuarve ku të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe gëzojnë lirinë, i vetmi prindi ynë, me një serë sëmundjesh duhet të sakrifikohet për të gjithë, në të gjitha seancat dëgjimore, Fahredin Gashi asnjëherë nuk është përmendur për aktakuzën në fjalë. A thua Fahredin Gashi duhet të jetë kurbani i të gjitha proceseve të montuara nga Serbia dhe Eulex?!

Si do të jetë epilogu i këtij gjykimi të pafund e të pabarabartë? Nëse vazhdon kështu procesi, po e humbet rëndesinë, besimin dhe mirëkuptimin tonë”, thuhet ndër të të tjera në letrën e hapur të familjes së Fahredin Gashit. Letra e plotë, pa ndërhyrje: Letër e hapur, për Trupin Gjykues te departmentit special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti, Mentor Bajraktari, Lutfi Shala. Nga familja Gashi. Me Datë 24 Tetor 2016 , eshte ngritur aktakuzë , për rastin “Toka”

Në kete proces jane duke u gjykuar : Azem Syla , Shaban Syla, Shpresim Uka , Fahredin Gashi , Arton Vila , Ramadan Uka , Avdurrahman Bajshori , Gazmend Gashi , Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu , Avni Maxhuni , Elhame Uka , Sami Maqedonci , Ndue Palushi , Ramadan Mavraj , Lumnije Sopa , dhe Nyrtene Bajshori Te cilet akuzohen me fjale te pjesëtarit te sherbimit informativ serb Nazim Bllaca “Veza” ku janë vërtetuar me fakte lidhjet e tij me UDB-në , BIA-n dhe prokurorin Maurico Salustro , per krime lufte ne Serbi me mentor te tij Dragoljub Stankoviq .

Trupi Gjykues ne fjale , Kryetar i trupit gjykues Arben Hoti , marrin vendim te ja caktojn masen e paraburgimit Fahredin Gashit , me arsyetim se ka rrezik te ikjes jashte shtetit , do te asegjesoje , fsheh, ndryshojë , apo falsifikoje provat e vepres , ndikim te deshmitaret , një arsye totalisht absurde sepse eshte konstatuar , vendimin e keni edhe ju te nderuar Gjykatës qe Fahredin Gashi vuan , nga shendeti mendor , me dominim te simptomave negative -ngadalësim psikomotor , afekt i topitur , munges iniciative , varferim ne te folur , dhe ne përmbajtje , performance e varferuar sociale , poashtu vuan nga diabeti eshte me insuline pese here ne dite , sugjerim i mjekeve qe është bere me kërkesën tuaj , thotë se qendrimi i tij ne nje rreth social familjar është mese i nevojshem .

Arsyeja e dyte sipas kërkesës se Prokurorit , asgjesimi , fshehja apo ndryshimi i provave , nuk po kuptojme çfare prova pas shtate viteve prej se është ngritur aktakuza , a nuk i keni mbledhur “provat ” kemi pasur bastisje ne shtepi nga eulexi nëse ka pasur prova i kan sekuestruar ne baze te arsyetimit te juaj provat jane duke pritur qe te lirohet Fahredin Gashi dhe te asgjesohen , absurditet total , por edhe nese do te kishin qendruar keto arsye te kota pse vlen kjo vetem per Fahredin Gashin dhe nuk vlen per te tjerët ku asnjeri te bashke akuzuarit ne rastin “Toka ” nuk eshte nen masa kufizuese . Pra te gjithe jane ne mbrojte në liri .

Pse duhet vetem Z. Gashi te jete ne Paraburgim?! Mbrojtja i ka paraqitur Gjykates prova te cilat ne mënyre bindese , kane vertetuar se kerkesa e PS per caktimin e paraburgimit kunder Z. Gashi është tersisht e pabazuar. Sipas renditjes te te akuzuarve ku te gjithë gezojne shëndet te plote dhe gëzojnë lirine , i vetmi prindi yne , me nje sere semundjesh duhet te sakrifikohet për te gjithë , ne te gjitha seancat degjimore , Fahredin Gashi asnjëhre nuk eshte përmendur per aktakuzen ne fjale. A thua Fahredin Gashi duhet të jetë kurbani i të gjitha proceseve të montuara nga Serbia dhe Eulex?! Si do te jete epilogu i ketij gjykimi te pafund e te pabarabarte? Nese vazhdon keshtu procesi, po e humbet rendesine, besimin dhe mirekuptimin tone. Me respekt Familja Gashi . ( Ilirida , Albion , Frontina , Auron , Argjend , Klevis Gashi)/Media Ndërtimi.

Continue Reading

Gjykim

Tjetërsuan pronën e RTP-së, ish-gjykatësi Lek Prenaj dhe të akuzuarit tjerë shpallen fajtorë nga Gjykata

Published

on

Ish gjykatësi Lek Prenaj është dënuar nga Gjykata në Ferizaj, pasi i njëjti u gjet fajtor për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, derisa është liruar nga pika tjetër e aktakuzës për legalizim të përmbajtjes së rreme.

Ish-gjykatës në Gjykatën e Prishtinës, Prenaj është dënuar me gjashtë muaj burgim.

Gjykata i ka gjetur fajtorë edhe Hilmi Kastratin, ish-kryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, Shkumbin Qehajën dhe Shpëtim Pllanën.

Hilmi Kastratin, për veprat që e rëndojnë e gjeti fajtor dhe i shqiptoi dënim unik prej 10 muajsh me burg.

Kurse për të akuzuarit, Shkumbin Qehaja e Shpëtim Pllana, ku mbi ta rëndonin akuzat për bashkëkryerje për legalizim të përmbajtjes së rreme, gjykata i gjeti fajtor dhe secilin veç e veç e dënoi me nga 6 muaj burg.Ky rast ka të bëjë me tjetërsimin e pronës shoqërore në vlerë miliona euro në pronësi të ish Radio Televizionit të Prishtinës.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kishte marrë vendim me të cilin e kishte pezulluar nga detyra gjykatësin e Gjykatës Themelore në Prishtinë Lekë Prenaj, raporton Kallxo.com.

Sipas aktakuzës, Hilmi Kastrati si person zyrtar, kryetar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, në periudhën kohore 2015-2018, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat e tij.Sipas Prokurorisë i akuzuari Kastrati më 24 maj 2018 e ka përpiluar përgjigjen në padi me nr.C.Nr.3159/17 për Vërtetimin e të Drejtës së Pronësisë mbi ngastrën kadastrale 1781-2 në sipërfaqe prej 7768 metër katror në Lagjen Veternik, Zona Kadastrale në Prishtinë, me përmbajtje të pavërtetë, me të cilën nuk kontestohen pretendimet e paditësit Shkumbin Qehaja.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Hilmi Kastrati më 5 shtator 2018 e ka nënshkruar autorizimin me të cilin e ka autorizuar Shpëtim Pllanën, jurist nga Prishtina, që kontestin sipas padisë së lartcekur ta përfaqësoj N.Sh., Radio Televizionin e Prishtinës në Gjykatën e Prishtinës edhe pse i akuzuari Hilmi Kastrati e ka ditur se prona shoqërore e të paditurës N. Sh., Radio Televizionit të Prishtinës gjendet nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending