Connect with us

Infrastrukturë

Gjermania garanton zgjidhje deri më 2030 rreth problemit të të pastrehëve

Published

on

Për shkak se mungojnë banesat me qira të përballueshme, gjatë viteve të fundit është rritur numri i të pastrehëve. Shifra të sakta është e vështirë të investigohen, por qeveria federale aktualisht llogarit me rreth 375.000 të prekur në Gjermani.

Organizata e Ndihmës për të Pastrehët (BAG-W) llogarit me rreth 600.000 të pastrehë, prej të cilëve rreth 50.000 jetojnë në rrugë. Në këto shifra përfshihen të gjithë ata, që ose nuk kanë një kontratë qiraje ose nuk kanë banesë të vetën.

Në Gjermani autoritetet kanë detyrim për të strehuar njerëzit, pra ata që janë të pastrehë mund të shkojnë në vendstrehime emergjence. Por shumë njerëz preferojnë më mirë të rrinë në rrugë, se sa në të tilla strehimore, ku sipas tyre nuk kanë as siguri dhe as sferë private.

Për ta luftuar këtë problem, qeveria në fund të prillit vendosi një “plan aksioni kombëtar” për ta zgjidhur këtë problem deri në vitin 2030. Nuk është hera e parë, që qeveria gjermane përpilon një dokument të tillë.

Plani prej 31 pikash, që u publikua nga Ministria Federale për Strehimin, Urbanisitkën dhe Ndërtimin, përmbledh disa fusha si: lëvrimin e fondeve financiare për landet për ndërtimin e banesave sociale, luftimin e diskriminimit në tregun e strehimit, mbështetjen e njerëzve për të pasur akses në sigurimin shëndetësor dhe në shërbimet e konsulencës.

Disa organizata, që kujdesen për të pastrehët, janë konsultuar përpara përpilimit të plan-aksionit. Ato thonë, se ky plan premton shumë, por është vetëm hapi i parë.

Dymarski dhe kolegët e tij e vlerësojnë ministren Geywitz dhe mënyrën plot respekt se si i ka pritur ajo ata gjatë konsultimeve. Megjithatë plani, sikurse është publikuar tani, ka ende nevojë për t’u përmirësuar. Edhe më parë janë përpiluar plane të ngjashme nga qeveritë, por financimi është problem kryesor. Edhe për qeverinë tani kjo mbetet një sfidë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Pjesa e jashtme e klimës vendoset brenda objektit të Spitalit në Ferizaj (VIDEO)

Published

on

Një pamje e pazakontë është raportuar nga Spitali i Ferizajt. Pajisja e klimatizimit, e cila vendoset jashtë objekteve, është parë e vendosur brenda hapësirës së spitalit në njërin repart.

Një qytetar ka dërguar në adresë të Kallxo.com pamje të pajisjes.

Sipas qytetarit anonim, brenda objektit është temperatura e lartë nga pajisja në fjalë.

Kallxo.com ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Fikret Arifi i cili thotë se pajisja ka kohë që është e vendosur aty.

Sipas tij, në hapësirën e brendshme të spitalit është i vendosur “Autoklavi” pajisje kjo e cila kryen sterilizimin e manteleve, fashave e pajisjeve të tjera kirurgjike.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=2115359122163589

Arifi shtoi se kjo pajisje ka nevojë që të ketë hapësirë të ftohtë dhe objekti ua ka pamundësuar që pajisjen e jashtme të klimatizimit ta vendosin jashtë objektit.

“Objekti i Ferizajt është veç i adaptuar. Nuk është spital ai, ajo ka qenë Mjekësi Familjare dhe tërë kohën vetëm është meremetu.

Qajo pjesa e ‘Autklavit’ i bie bash në mes të Spitalit, nuk ka shansë këto gypat a çka janë me i qitë jashtë. Ata e kanë qitë me e zbut situatën për një ‘Autoklav’ që është aty e temperaturat e larta që po bëhen brenda aty kanë bërë defekte të shpesha”- deklaroi Arifi.

Ai shtoi se presin një pajisje të re të ‘Autoklavit’ dhe se planifikojnë për ta vendosur në një objekt jashtë spitalit.“

Dje (27.05.2024) e dhamë idenë që me e shpu tavanin dhe me e qitë krejt naltë, punëtorët na thanë që s’munden me dhanë garancion që nuk pikë shiu”- shtoi Arifi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Banorët e Sibovcit e Shipitullës në hall me shpronësimet: Thonë se po u vështirësohet jeta me mbylljen e rrugës

Published

on

Banorët e fshatrave që janë afër hapësira të mihjes së KEK-ut, vazhdojnë të kenë probleme të shumta.

Shipitulla e Sibovci tash janë në hall me mbylljen e rrugës.

Sipas tyre, në këtë formë, jeta po u bëhet e pamundur.

Continue Reading

Infrastrukturë

Qasje e pamundur nëpër objektet publike, sfidat e personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë e Shqipëri

Published

on

Stigmatizimi në shoqëri, mos trajtimi adekuat në institucionet shëndetësore shtetërore dhe mungesa e hapësirave për të gjetur një vend pune, janë vetëm disa prej problemeve me të cilat ballafaqohet personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri e Kosovë.

Të dhëna e grumbulluara në Shqipëri e Kosovë tregojnë se institucionet publike nuk ju ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore, e madje në shumë prej objekteve të institucioneve publike as nuk është ofruar mundësia për qasje fizike nga këta persona.

Në anën tjetër, një nga sfidat kryesore të identifikuar në Shqipëri është edhe mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në shërbimet shëndetësore.

Spitalet dhe qendrat shëndetësore shpeshherë nuk janë të pajisura me rampa dhe ashensorë, duke bërë që personat me aftësi të kufizuara të kenë akses të pamjaftueshëm ose të pamundur në këto ambiente.

“Ende vazhdoj të has probleme në qendrat shërbimeve shëndetësore. Mbaj mend që në një rast ne një zonë tjetër të Tiranës, më është dashur qe të bëj një nga vaksinat në oborrin e qendrës shëndetësore sepse qendra nuk ishte e aksesueshme”- shprehet zonja Lala.

Mënyra e trajtimit të këtyre personave ndikon edhe në aspektin psikologjik. Sipas psikologes Manjola Çollaku, mungesa e këtyre aseteve dhe infrastrukturës, mund të ndikojë negativisht në gjendjen emocionale të personave me aftësi të kufizuara.

“Kufizimet në qasjen në shërbime shëndetësore dhe asistencën sociale, mungesa e mundësive për arsim dhe punësim, si dhe stigma sociale dhe diskriminimi, të gjitha këto mund të përkeqësojnë gjendjen emocionale dhe të rrisin ndjenjën e izolimit dhe mungesës së vetëbesimit, mungesa e infrastrukturës gjithashtu mund të krijojë pengesa për të arritur qasjen në shërbimet dhe resurset që ata kanë nevojë, duke rritur ndjesinë e izolimit dhe ndjenjën e pakënaqësisë me situatën e tyre.”- u shpreh ajo.

Ky artikull është prodhuar me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Fuqizimi i lajmeve cilësore dhe gazetarisë së pavarur në Ballkanin perëndimor dhe Turqi II”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending