Connect with us

Auto

Gara për bateritë e automjeteve elektrike – Europa nuk mund të jetë një fuqi globale

Published

on

Europa rrezikon të humbasë garën për t’u bërë një fuqi globale e baterive të automjeteve elektrike pasi aksesi në lëndët e para mbetet një pengesë kryesore së bashku me kostot në rritje dhe konkurrencën e ashpër. Përfundimi është arritur nga një raport i Gjykatës Europiane të Audituesve – ECA.

Raporti paralajmëroi se Bashkimi Europian mund të dështojë në përmbushjen e qëllimeve klimatike pasi ato përpjekje mbështeten shumë në përdorimin e automjeteve elektrike me bateri të përbërë nga një koktej metalesh që variojnë nga kobalti tek nikeli dhe litiumi, raporton SCAN tv.

ECA, auditori i jashtëm i pavarur i BE-së, tha se pothuajse një në pesë automjete të reja të regjistruara në bllok në vitin 2021 kishin një prizë elektrike. Kërkesa do të rritet me rreth 30 milionë automjete me emetim zero që pritet të dalin në rrugët europiane deri në vitin 2030 dhe shitja e automjeteve të reja me benzinë dhe naftë do të ndalohet deri në vitin 2035.

Megjithatë, strategjia e BE-së nuk ka marrë parasysh aftësinë e bllokut për të përmbushur këtë kërkesë të re për bateri. Furnizimi i BE-së me lëndë të para është shumë i përqendruar në disa vende me rreziqe gjeo-politike që mund të rezultojnë në mungesa. Për pesë materiale thelbësore, mbështetja e BE-së nga importi ishte mesatarisht 78%, sipas ECA.

Rreth dy të tretat e kobaltit në botë merren nga Republika Demokratike e Kongos, 40% e grafitit natyror është nga Kina dhe BE-ja varet tërësisht nga importet e litiumit të rafinuar. Kina përbën 76% të kapacitetit global të prodhimit të baterive.

Nxjerrja e këtyre materialeve në Europë do të marrë shumë kohë. Portugalia, e cila mban rezervat më të mëdha të litiumit në bllok, nuk pret që prodhimi të fillojë deri në vitin 2026.

Më tej, ECA tha se BE-ja ‘ngec’ në konkurrueshmërinë e kostos pjesërisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë ndërsa të dhënat e Komisionit të BE mbeten të vjetruara dhe të paplota; dhe financimi publik mbetet i pakoordinuar duke çuar në mbivendosje./Media Ndërtimi

Auto

Danimarka bëhet shembull se si “i disiplinon” shoferët arrogantë

Published

on

Në rast shkeljesh të rënda është e mundur edhe sekuestrimi i veturës.

Disa vende evropiane janë shumë strikte kur bëhet fjalë për shkelje të rënda të trafikut.

Danimarka është një nga vendet që parashikon masën e konfiskimit të automjeteve dhe gjithçka bazohet në ligjin që dënon “ngasjen e çmendur”.

Konfiskimi i makinës është i mundur në Danimarkë në rast të shkeljeve të rënda, transmeton Telegrafi.com

Nëse vozitni më shumë se 100 km/h dhe e kaloni kufirin e shpejtësisë më shumë se dy herë (për shembull 110 km/h në vend të shpejtësisë së kufizuar prej 50 km/h).

Gjithashtu, makina juaj do të konfiskohet menjëherë nëse vozitni mbi 200 km/h.

Ka edhe kundërvajtje të tjera trafiku që mund të dërgojnë në konfiskim, përkatësisht: drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, vozitje e pakujdesshme, dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit personal në rrethana veçanërisht të vështira./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Opel po përgatit një model të lirë për vitin 2026

Published

on

Një nga temat më të rëndësishme në botën e automobilave në vitin 2023 është lufta e çmimeve, e cila aktualisht po shkakton probleme të shumta për disa prodhues.

Lufta e çmimeve po shkaktohet nga prodhuesit e veturave elektrike nga Kina, si dhe nga Tesla. Korporatat evropiane i qasen të gjithë fenomenit në mënyra të ndryshme. Disa luftojnë për çmime më të ulëta, të tjerë kritikojnë praktika të tilla dhe disa thjesht nuk mund ta përballojnë atë.

Pra, a do të thotë kjo se nëse duam të blejmë një veturë elektrike të lirë, por të besueshme, do të duhet të zgjedhim markat kineze? Në fund të fundit, rezulton se blerësit evropianë nuk duhet të dënohen me një të ardhme të tillë.

Vitin e ardhshëm, Citroën w-C3 duhet të jetë në dispozicion në Evropë, si një hatchback më i vogël elektrik, versioni bazë i të cilit pritet të jetë me çmim nën pragun magjik prej 25,000 euro.

Duket se tani në lojë po hyn edhe Opel. Demonstrimi publik i konceptit të tij Eksperimental dhe premiera e versioneve të reja elektrike të Astra dhe Corsa janë vetëm disa nga informacionet interesante. Florian Huettl, drejtor menaxhues i markave Opel dhe Vauxhall, pranoi se zhvillimi i grupit Stellantis hap perspektiva krejtësisht të reja për automjetet e tyre elektrike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

2 milionë automjete elektrike prodhoi Tesla në fabrikën e saj në Shanghai

Published

on

Tesla ka njoftuar se fabrika e saj në Shanghai ka prodhuar 2 milionë automjete – duke e bërë atë fabrikën më produktive të veturave elektrike.

Fabrika në Shanghai është një histori e rëndësishme suksesi për Tesla-n, raporton Electrek, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2021, CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk tha se fabrika në Shanghait tani e ka kaluar Fabrikën Fremont në kapacitetin e prodhimit dhe kompania e ka bërë fabrikën kineze qendrën e saj të re kryesore të eksportit; kjo pavarësisht se fabrika është mjaft e re./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending