Connect with us

Aktuale

Fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale

Published

on

Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, reflekton frymën e ndëshkimit të partive përmes votës së qytetarëve, por edhe të vlerësimit të kandidatëve në mënyrë individuale nëpër komunat e caktuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, Donika Emini dhe Agon Maliqi.

Partitë opozitare të nivelit qendror, në zgjedhjet lokale të fundit në Kosovë, shënuan fitore përballë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila udhëheq me pushtetin qendror, të cilin e kishte fituar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me mbi 50 për qind të votave., raporton Radio Evropa e Lirë.

Fitueset kryesore të zgjedhjeve lokale janë, Partia Demokratike e Kosovës, në nëntë komuna dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në shtatë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në pesë komuna.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka pushtetin në nivelin qendror, ka arritur fitoren në katër komuna.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultatit të rundit të parë dhe rezultateve preliminare të balotazhit në 22 komuna, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka arritur të fitojë në komunat: Prizren, Vushtrri, Dragash, Drenas, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Skenderaj dhe Hani i Elezit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Junik, Istog, Pejë dhe Lipjan.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar në komunat; Gjakovë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Suharekë.

Vetëvendosje arriti të fitojë në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe në Shtime./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vazhdon aksionin i prokurorisë për verifikimin e ndërtimeve në Brezovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën me dije se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar edhe më datën 4 gusht.

Inspektorët kishin dalë në terren për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar./Media Ndërtimi.

 

Continue Reading

Aktuale

Në Han të Elezit protestohet kundër rritjes së çmimeve të çimentos

Published

on

Në Han të Elezit është protestuar për të kundërshtuar ngritjen e çmimeve të çimentos.

Dhjetëra kamionë kanë marrë pjesë në protestë, duke lëshuar boritë e tyre si shenjë kundërshtimi për këtë rritje.

Naim Mahmutaj, përfaqësues i Shoqatës së Betonjerkave të Kosovës, tha se kjo ngritje është bërë drastike dhe e papërballueshme.

“Jemi mbledhur sot në këtë tubim të qetë për të shprehur kundërshtimin dhe shqetësimin tonë të thellë lidhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimit të çimentos. Siç jeni të informuar së fundmi, nga fabrika e çimentos “SharrCem” për ngritje të sërishme të çmimit të çimentos për 17.81 euro për ton, duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022. kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar deri më sot, çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për ton, në 129.80 euro për ton” tha ai.

Mahmutaj gjithashtu përmendi edhe shqetësimet e kësaj shoqate.

“Shqetësimet tona janë: ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”.

Protesta ishte e qetë dhe pa incidente./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Aktuale

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Published

on

Kërkohet të hetohet ngritja e çmimit të çimentos në Kosovë, vendet e origjinës nuk e kanë rritur çmimin!

Çmimi i një toni beton në Kosovë është rritur për 60 euro, në treg kushton 150 euro

Prodhuesit e betonit në Kosovë i janë drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku i ankohen për ngritjen e çmimit të cementit, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.

Ata thonë se çmimet janë të papërballueshme meqë nga janari kanë pësuar rritje të madhe.

“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërtimtarisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur deri në 150 euro për ton”, thuhet ndër të tjera në letër.

Gjithashtu, ata kanë thënë se derisa kanë kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime më të vogla, kjo po iu shkakton humbje, raporton Nacionale.com.

Kërkojmë nga autoriteti i konkurrencës që të hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtarë, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk e kanë ngritur çmimet, por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”.

“1.2 milionë tonë me ndryshim në çmim prej 60 euro për ton, 72 milionë euro ndryshim që konsiderojmë se i fitojnë prodhuesit e cementit dhe tregtarët e cementit në dëm të prodhuesve të betonit dhe sektorit të ndërtimtarisë. Poashtu, marrë parasysh që kemi kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime të volitshme, kjo po bëhet e papërballueshme dhe do të na shkaktojë humbje”, thuhet më tutje në letër.

Në fund, ata thonë se nëse nuk ndërmerren masa për këtë çështje nga qeveritarët, do t’iu duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending