Connect with us

Infrastrukturë

Formohet Komiteti për Mbikëqyrjen e Kartës së Qytetit të Prizrenit

Published

on

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në seancën e rregullt të mbajtur të enjten, kanë miratuar me shumicë votash Komitetin për Kartën e Qytetit: “E Drejta mbi Qytetin  e Prizrenit”.

Karta e Qytetit, si akt ka për qëllim që të promovojë dhe fuqizojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, në kuadër të menaxhimit të përgjithshëm të qytetit.

Karta në fjalë më shumë ka kuptimin e një deklarate të parimeve, që shërben si mjet për reformimin urban, duke përqafuar praktikat e qeverisjes së mirë dhe të gjithëpërfshirjes, si dhe aktivizmin qytetar.

Karta e Qytetit “E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit” bazohet në këto vlera dhe parime: dinjiteti i qytetarëve, liria, barazia dhe mos-diskriminimi, pjesëmarrja e qytetarëve dhe gjithëpërfshirja në politikat publike të Komunës, qëndrueshmëria sociale dhe mjedisore  si dhe bashkëpunimi dhe solidariteti mes qytetarëve, i Komunës me qytetarët dhe anasjelltas./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Miratohet projekti për renovimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

Projekti zbatues për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës tanimë ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së.

“Vazhdojmë me shpalljen e procedurës për angazhimin e operatorit për realizimin e punimeve. Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër.

“Kemi punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës, profesionistët më të mirë të vendit tonë për hartimin e projektit, i cili përveç rinovimit të ndërtesës parasheh edhe shtim të hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin dhe përjetim të përmirësuar artistik për publikun.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndërtimi pa leje në Prizren vazhdon përkundër urdhrave të Inspektoratit

Published

on

Ndërtimi i një aneksi (shtim-ndërtimi) pa leje ndërtimore në Prizren është evidentuar gjatë muajit të kaluar, ku përkundër urdhrave të dhëna nga organet komunale si dhe gjobave të shqiptuara megjithatë punimet kanë vijuar.

Inspektorati i Komunës së Prizrenit ka njoftuar se në ndërtesën e banimit kolektiv në rrugën “Adnan Krasniqi” fillimisht dy herë ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha punimeve në ndërtimin e aneksit (penthaus) deri në pajisjen me leje nga DUPH-ja, derisa më pastaj është nxjerrë edhe aktvendimi për ndërprerjen e punimeve, meqë investitori nuk posedon leje ndërtimore. Por sipas Drejtorisë së Inspektoratit edhe përkundër këtij aktvendimi kanë vijuar punimet, duke e dëmtuar edhe shiritin e këtij organi komunal.

EC rekomandon organet komunale që të shtojnë praninë në terren, për të vepruar në mënyrë urgjente dhe konkrete për parandalimin e rasteve të tilla, në mënyrë që mos të krijohen precedentë edhe për raste tjera të ngjashme. Gjithashtu i bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi dhe punimet ndërtimore të realizohen vetëm pas marrjes së lejeve ndërtimore nga organet përkatëse./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë – gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Published

on

Në Holandë, në portalin e pasurive të paluajtshme Funda shitet një nga hapësirat më të shtrenjta të parkimit në Evropë.

Është një vend prej 18 metrash katrorë për 495.000 euro. Parkingu ndodhet në sheshin afër Vondelpark, dhe ky vend është më i shtrenjti në Holandë dhe sigurisht një nga më të shtrenjtët në Evropë, raportoi RTL.

Siç thuhet në reklamë, hapësira e parkimit ndodhet në një kompleks ndërtesash të mbyllura në rrugën tregtare më të famshme dhe ekskluzive në Holandë. Vende të ngjashme jepen me qira për 750 euro në muaj.

Në Holandë mungojnë rreth 390 mijë apartamente. Kriza e banesave po i rrit çmimet gjithnjë e më shumë – apartamente të përballueshme vështirë se mund të gjenden.

Sipas një raporti të vitit të kaluar, çmimi mesatar i një apartamenti në Holandë është rreth 430 mijë euro – pra dukshëm më i ulët se çmimi i një parkingu prej 18 metrash katrorë, por këtu duhet të merret parasysh ekskluziviteti i vendndodhjes.

Hapësirat e parkimit janë gjithashtu të pamjaftueshme në Holandë, pasi shumë prej tyre thjesht janë fshirë për të parandaluar hyrjen e makinave në qendrat e qytetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending