Connect with us

Infrastrukturë

Fondi shqiptar hap tenderin 13 milionë euro për asfaltim rrugësh dhe përmirësim fasadash

Published

on

Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon që përmes dy projekteve të riparojë shtresat asfaltike të rrugëve dhe të përmirësojë fasadat në zonat urbane.

Këtë të mërkurë përmes hapjes në seri të disa procedurave të prokurimit FSHZH ka parashikuar një fond limit rreth 1.6 miliardë lekë apo rreth 13 milionë euro për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve.

Konkretisht janë gjashtë kontrata ku e para: Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, (rajoni 1 dhe 2) me një vlerë 466 milionë lekë, ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 3)” 433 milionë lekë, shkruan Revista Monitor.

Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, (rajoni 4) po 433 milionë lekë. Të gjitha këto kontrata kanë të bëjnë me riparimin e rrugëve problematike që janë raportuar nga njësitë e qeverisjes vendore.

“Nisur nga shqetësimi i përfaqësuesve të Njësive të Qeverisjes Vendore (NjVV) stafi i FSHZH ka bërë të mundur të bëjë verifikimin në terren të disa prej akseve rrugore, të cilat janë me problematikë për qarkullimin e automjeteve.

Verifikimi në terren është bërë kryesisht në akset rrugore, të cilat lidhin zona turistike dhe që kanë potencial për zhvillimin e ekonomisë, kjo në përputhje dhe komplementare me programet e zhvillimit rajonal si programi për 100 fshatrat, etj.

Pas rikonjicionit në terren të këtyre akseve rrugore është konstatuar se në disa segmente të këtyre akseve, shtresat rrugore janë të dëmtuara. Gjendja teknike e shtresave rrugore në këto segmente është jashtë standardit dhe lëvizja e automjeteve bëhet me vështirësi.

Në shumë raste dëmtimet e shtresave rrugore janë deri në thellësi, në të cilat janë krijuar gropëzime dhe çedime të konsiderueshme, të cilat në raste të veçanta këto dëmtime bëhen shkak edhe për aksidente serioze në këto akse rrugore” thuhet në raportin që shoqëron këto kontrata.

Ndërkohë që një tjetër grup kontratash është ajo për ndërhyrjet në blloqet e banimit. Konkretisht kemi të bëjmë me kontratën:

Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 1 dhe 2 me fond limit 461 milionë lekë, ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 3 me vlerë 349 milionë lekë, ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 4,349 milionë lekë.

“Proceset e rehabilitimit urban janë ndërhyrje me impakt të lartë në territor. Këto proçese aplikohen në zonat urbane të cilat karakterizohen nga humbja e funksionalitetit ekzistues, në ato zona ku ka mungesë të infrastrukturës publike dhe mangësi në përmbushjen e standardeve urbane.

Për këtë arsye, planifikohet realizimi i ndërhyrjeve që rikonceptojnë zonat urbane për të rikthyer standardet e projektimit të cilat bazohen në mirëqenien fizike dhe përtej.

Për të rritur cilësinë e jetës së komuniteteve që popullojnë zonat urbane shihen të nevojshme ndërhyrjet që kanë si qëllim rehabilitimin e blloqeve urbane në qytetet kryesore të vendit, për të krijuar një sistem të përmirësuar në të cilin zhvillohet jeta e banorëve të zonave.

Ndërhyrjet rigjeneruese në blloqet e banimit, janë ambientet më të prekshme nga banorët e zonave për shkak se përbëjnë habitatin në të cilin zhvillohet jeta e përditshme”, sqaron FSHZH./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Pompa e derivateve në Mramor përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin!

Published

on

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës, Florian Dushi bashkë me përfaqësues të Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. vizituan objektin – pompën jofunksionale të derivateve në fshatin Mramor e cila përbënë rrezikshmëri të lartë për ambientin.

Përveç tjerash, në objektin në fjalë inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë hasur edhe në rezervuarë për të cilët dyshohej se ka akoma mbetjet ë derivateve.

Pas inspektimit të drejtpërdrejtë të këtij lokacioni dhe të objektit, Drejtoria e Inspekcionit ka marrë masa mbrojtëse duke e ndaluar hyrjen e personave të paautorizuar në atë lokacion që përbënë rrezik të lartë deri në një vendim tjetër të organeve kompetente komunale./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

Aprovohet programi me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për sektorin e energjisë të Kosovës

Published

on

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin energjetik të Kosovës.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

KRU Prishtina “dallavere” me pagesat e pranuara nga konsumatorët

Published

on

Paraqitja e pasqyrave financiare, pasqyra e pozicionit financiar duhet të prezantoj pozicionin financiar në datën e raportimit, duke prezantuar gjendjen e aktiveve, detyrimit si dhe kapitalin neto, mbi bazën e të dhënave kontabël në po të njëjtën datë.

Kompania në regjistrat kontabël ka të regjistruar një shumë financiare prej 712,872€ e cila ishte krijuar si rezultat i pagesave të konsumatorëve të ndryshëm ndër vite.

Ne kemi vërejtur se kompania nuk ka dhëna të sakta lidhur me klientët/konsumatorët e tillë dhe si rrjedhojë kjo vlerë ishte regjistruar në zërin kontabël me përshkrimin “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme”.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, kjo kishte ndodhur si pasojë e vështirësive në identifikimin e konsumatorëve me rastin e shkarkimit të pagesave nga llogaria bankare.

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ky është një problem i bartur që nga fillimi i vitit 2003, kur ka filluar të mbahet në analitikë gjendja e konsumatorëve.

Mos identifikimi i klientëve të cilët kanë paguar në llogari të kompanisë, rritë rrezikun që obligimet e konsumatorëve ndaj kompanisë të mos jenë të sakta, dhe klientët të paguajnë më shumë apo më pak sesa është borxhi faktik.

Rekomandimi i Zyrës së Auditorit është që Bordi i Drejtorëve duhet të sigurojë, që janë marrë veprimet e duhura për të identifikuar konsumatorët, paratë e të cilëve janë grumbulluar në llogarinë “Pagesat e pa identifikuara dhe të jashtëzakonshme” dhe zbritjet e llogarive të arkëtueshme t’i alokohen secilit klientë/konsumatorë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending