Greenat Solar Park Ballsh ka aplikuar për instalimin e impiantit fotovoltaik me kapacitet prej 100MW, teksa Agna planifikon të ndërtojë një njësi solare prej 50MW, është shkruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.
Të dyja hapësirat janë në qarkun e Fierit, raporton balkangreenenergynews.
Shqipëria ka më shumë se mjaftueshëm projekte të energjisë solare të gatshme për të përmbushur 220.4 MW në kapacitetin e kombinuar të energjisë së erës dhe fotovoltaikëve që operatori i sistemit të transmetimit OST pret të lidhë deri në vitin 2023.
Përveç 570 MW që janë nën zhvillim deri tani, tre aplikacione të tjera janë dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me një kapacitet të përgjithshëm 152 MW.
Sipas njoftimit më të fundit, Greennat Solar Park Ballsh ka aplikuar për instalimin e një projekti fotovoltaike me kapacitet prej 100 MW në Ballsh në komunën e Mallakastrës në distriktun e Fierit.
Një tjetër kompani, Agna, ka shprehur interesin për ndëtimin e një impianti solar me kapacitet prej 49.9 MW dhe ka dorëzuar një kërkesë tek ministria, hapësira është në Agim afër Libofshës në komunën e Fierit./Media Ndërtimi.