Connect with us

Infrastrukturë

Ferizaj transformohet me rrugë urbane  

Published

on

Kanë nisur punimet të martën më 17 maj në rikonstruktimin e rrugës “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Kryetari Agim Aliu tha se se këtë rrugë publike do ta shndërrojmë në një nga zonat më funksionale për qarkullimin e këmbësorëve dhe veturave.

“Një punë me vlerë e dobi të drejtpërdrejt për qytetarët, më shumë sesa thjesht një projekt është vizioni ynë që sot nisi së zbatuari, për ta rikonstruktuar një nga shtigjet rrugore qendrore në qendër të qytetit, rrugën afro 1 kilometërshe “Ahmet Kaçiku”,

për ta kthyer së shpejti, në një nga rrugët më të bukura e funksionale të Ferizajt, me shteg bicikletash, trotuar të gjerë, hapësira të bollshme të gjelbërta e ndriçim publik modern, një punë që i jep pamje krejt tjetër faqes së qendrës së Ferizajt e natyrisht i uron mirëseardhje kujtdo që viziton qytetin tonë.”, deklaroi kryetari Aliu./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë

Published

on

Biznesmeni amerikan me origjinë nga Kosova, Florin Krasniqi, paditi Malin e Zi për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka në Plavë – pjesa veriore e Malit të Zi.

Ai kërkon më shumë se 28 milionë euro, tha për Radion Evropa e Lirë Bojana Qiroviq, mbrojtëse e interesave pronësore dhe juridike të Malit të Zi.

“Shteti u padit nga persona juridikë [kompanitë e Krasniqit] për dëme të pretenduara prej 1.2 milion eurosh dhe fitime të humbura prej 27 milionë eurosh, në lidhje me një marrëdhënie koncesionare kontraktuale për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Plavë”, tha Qiroviq.

Kontrata për koncesionet me kompaninë e Krasniqit, për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, u nënshkrua në vitin 2014 nga Qeveria e kryeministrit të atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Atëkohë, koncesionet u dhanë për 30 vjet.

Të dhënat se kur është ndërprerë kontrata, janë kontradiktore: Qeveria thotë fundi i vitit 2020, kurse, sipas Krasniqit, bëhet fjalë për fundin e vitit 2019.

Radio Evropa e Lirë, as pas shtatë ditësh, nuk mori përgjigje në pyetjet e dërguara tek avokatja Ana Gjukanoviq, motra e Millo Gjukanoviqit, e cila përfaqëson Krasniqin në mosmarrëveshjen me shtetin malazez.

Shkëputjes së kontratës i kontribuuan edhe protestat e vendasve dhe të sektorit joqeveritar në komunat veriore të Malit të Zi, kundër këtij projekti qeveritar.

Krahas kontratave koncesionare, Qeveria u dha investitorëve subvencione të larta shtetërore, të cilat, deri në verën e vitit 2019, i paguanin qytetarët, në kuadër të faturave mujore të rrymës.

Sipas dokumentacionit zyrtar, të cilin e pa REL-i, kompania kosovare e Krasniqit “Triangle” mori një kontratë koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka në Plavë, në qershor të vitit 2014.

Megjithatë, kompania e tij pretendon se e mori kontratën tre vjet më vonë, në prill të vitit 2017.

Dokumentet qeveritare tregojnë se kompania e Krasniqit “Plava Hydro Power”, me seli në Ulqin, paraqiti në vitin 2014 një kërkesë në Qeverinë e Malit të Zi për dhënien e kushteve urbanistike dhe teknike për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Çfarë pretendon kompania e Krasniqit e çfarë Qeveria e Malit të Zi?

Kompania e Krasniqit pretendon se shteti i Malit të Zi është fajtor për ndërprerjen e kontratës.

Sipas saj, Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi, më 9 dhjetor, 2019, e ka njoftuar me një shkresë, se Qeveria e ka ngarkuar atë me fillimin e procesit të shkëputjes së marrëveshjes.

“Qeveria nisi procesin e negociatave për ndërprerjen e marrëveshjes dhe zgjodhi procesin gjyqësor pa alternativë”, thanë nga kompania e Krasniqit për Radion Evropa e Lirë.

Në dokumentacionin zyrtar të Qeverisë, në anën tjetër, përmendet dhjetori i vitit 2020.

Siç thuhet aty, vetë Krasniqi, përmes zyrës së tij avokatore, e njoftoi shtetin për përfundimin e marrëveshjes së koncesionit, më 4 dhjetor, 2020.

Atë ditë, përndryshe, u zgjodh Qeveria e re e Malit të Zi, e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, pasi Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit i humbi zgjedhjet tre muaj më herët.

Procesi i ndërprerjes së kontratës u përfundua nga Qeveria e Krivokapiqit, më 30 dhjetor, 2020, kur u miratua informacioni se “koncesionari nuk ka dhënë garanci bankare në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratë” dhe për këtë arsye “kushtet për ndërprerjen e kontratës janë plotësuar”.

Krasniqi, pastaj, ngriti padi kundër Malit të Zi.

Florin Krasniqi nuk është i vetmi që e paditi Malin e Zi për biznesin e parealizuar me hidrocentralet e vogla.

Deri më tani, nëntë ish-koncesionarë e kanë paditur shtetin, i konfirmuan REL-it nga Gjykata Ekonomike e Malit të Zi.

Kush është Florin Krasniqi?

Krasniqi merret me prodhimin e energjisë elektrike edhe në Kosovë. Atje operon përmes kompanisë “Triangle”, me seli në Pejë.

I lindur në vitin 1963 në Kosovë, ai u largua prej aty për në SHBA në vitet ‘90.

Sipas burimeve jozyrtare të REL-it, ai ka një biznes të zhvilluar ndërtimi në Nju Jork dhe themeloi “Triangle” me qendër në Bruklin.

Krasniqi u kthye në Kosovë para bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e më pas anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending