Connect with us

Infrastrukturë

Ferizaj dhe Lipjani bëhen atraktiv në tregun e banesave, Fushë Kosova ‘zbret’ nga kreu i top-listës së tregtimit të paluajtshmërive

Published

on

Bazuar në të dhënat e agjencive për shitblerjen e paluajtshmërive, tani së fundi, Fushë-Kosovës po “i lëkundët” pozicioni i rekordmenit të vendit në tregtimin e banesave.

Tregu i banesave në Fushë-Kosovë, që ishte disa vite me radhë në krye të top-listës së tregtimit të paluajtshmërive, ka nisë të zvetnohet, ndërsa klientela e shumtë ka gjetur tregje të reja banesash, të llogaritur, po kështu si “periferi e Prishtinës”, përafërsisht njësoj atraktive sikur në Fushë-Kosovë dhe madje edhe me çmime më të favorshme, në afërsi me kryeqytetin në saje të favoreve të autostradave moderne që përshkojnë tregjet e reja dhe lëvizjen-qarkullimin njësoj të shpejtë drejt kryeqytetit sikundër nga Fushë-Kosova, e cila thuaja se është ngulfatur nga dendësia e qarkullimit për në Prishtinë dhe anasjelltas dhe me pak perspektivë që në një të ardhme më të afërtë të bëhet ndonjë zgjidhje, raporton Buletini Ekonomik.

Më konkretisht, tani së fundi klientela kosovare e blerjes së banesave (mërgata akoma dominuese absolute) ka nisur të tregtojë banesa në Ferizaj, Lipjan, por edhe në Obiliq. Në qendrën e fundit, dominojnë blerësit me mundësi më të pakta financiare për shkakun se edhe më tutje në Obiliq gjenë banesë me 500-600 euro metrin katror. Dhe ky ndryshim i destinacionit të tregtimit të banesave është një befasi interesante, sipas tregtarëve të agjencive të shitblerjes së patundshmërive, por edhe të ndërtuesve.

Në Ferizaj dhe në Lipjan, ku tash e disa vite ka marrë hov ndërtimi i shumëkatësheve dhe që është krijuar domosdo nga ndërtimi i vrullshëm, ofertë goxha e madhe numerikisht dhe atraktive edhe për nga kostoja, tani e sa kohë, është shtuar prekshëm shitblerja e banesave.

“Ka javë dhe muaj, që klientët e ineresuar për të pasur një banesë afër Prishtinës, që rëndom deri më tash kanë qenë nga mërgata jonë, me të madhe kanë shtuar interesimin për të blerë në këto qendra, edhe më parë se në Fushë-Kosovë, e njohur për shitblerje të madhe të deritashme të hapësirave të banimit për diasporën, për qytetarë të shumtë të Luginës së Preshevës dhe për klientelën vendore me fuqi me të kufizuar blerëse.

Tani, qëkur po ‘shijohet’ edhe shfrytëzimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidhë edhe Ferizajn me Prishtinën, por edhe Lipjanin dhe që ka shkurtuar shumë “distancën” dhe kohën për të arritur nga Ferizaj në Prishtinë dhe anasjelltas, është shtuar shumë interesimi për të pasur një banesë në Ferizajin e “afruar” shumë me kryeqytetin”, kanë saktësuar për Buletinin Ekonomik, në një agjenci shitblerjeje të patundshmërive në Ferizaj.

Një mërgimtar, që posa kishte kontraktuar blerjen e një banese ishte edhe më konkret, duke shtuar se nga Ferizaj në Prishtinë (saktësisht deri në Veternik), tani me një vozitje fare normale arrinë brenda 17 deri 20 minutash. Ndërsa, sipas tij, nga Fushë-Kosova në Prishtinë është goxha vështirë të mbërrish brenda kësaj kohe.

Sipas tij, edhe çmimi në Ferizaj është konkurrues me çmimin e banesave në Fushë-Kosovë. Në metër katror në Ferizaj kushton aktualisht nga 600 deri në 700 euro, dhe në shumë pjesë të Ferizajt, mund të gjesh çmimin prej 600 eurosh për metër katror. Ndërsa, në Fushë-Kosovë, tani e sa kohë, është shumë vështirë të gjendet çmim nën 700 euro për një metër katror të një banese.

Në këtë mënyrë, autostrada, por edhe çmimi, me gjasë e kanë bërë tani atraktiv Ferizajin në tregun e banesave të vendit. Lipjani, po ashtu është futur vrullshëm në top-listat prioritare të shitberjes së patundshmërive, për shkak të afërsisë me kryeqytetin (disa kilometra më afër se Ferizaj), por edhe të ofertës së stërmadhe të banesave.

“Në Lipjan, po kështu, sikundër edhe në Ferizaj, po ndërtohet pa prarë dhe goxha me cilësi dhe standarde”, saktësojnë pronarët e agjencive të tregtimit të paluajtshmërive.

Sipas tyre, edhe çmimi është ndjeshëm më i ulët se sa në Prishtinë, dhe në këtë qendër një metër katrorë i një banese, mesatarisht kushton diku rreth 600 euro. Ndërkohë, që arritja në kryeqytet nga Lipjani dhe anasjelltas, tani mund të bëhet për 12-deri 15 minuta.

Këto lëvizje, gjithsesi të paparashikuara e bëjnë tregun e banesave të veçantë dhe shumë interesant në Kosovë. Ndodhin lëvizje të shpeshta dhe të papritura, që ngjajnë në surpriza, qoftë të këndshme, qoftë të pakëndshme, në tregtimin e patundshmërive në tregiun kosovar. E veçantë e tregut kosovar të banesave është edhe çmimi, i cili përkundër rënies së tij në pjesën dërrmuese të vendeve të botës, te ne, ose po mbahet goxha konstant në 3-4 muajt e fundit, ose po ngritet ndjeshëm në disa qendra komunale./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Historike! Kontejnerët ‘Made in Kosova’ akomodohen në projektin gjigant të ndërtimit “Stuttgart 21” të STRABAG dhe ZÜBLIN

Published

on

Kontejnerët e prodhuar nga fabrika GAMP, pas eksportimit nga Kosova, tashmë kanë nisur të pozicionohen për nevojat e mega projektit të ndërtimit “Stuttgart 21”.

Kontejnerët e parë të ndërtuar nga GAMP, do të shërbejnë për akomodimin e mijëra punëtoreve të këtij projekti, me nënkontraktor ‘Amiri Bauunternehmen GmbH’.

Kontejnerët e transporti, të bërë kryesisht nga çeliku i fortë, ofrojnë një bazë të qëndrueshme dhe të fortë për ndërtim.

Ato janë të përshtatshme për të krijuar shtëpie, zyre, dyqane, lokale tregtare, restauronte, galeri arti dhe shumë ambiente të tjera banimi.

Projekti “Stuttgart 21”, përfshinë ndërtimin e stacionit nëntokësor me një kalim luginash, si pjesë e projektit në shkallë të gjerë dhe po ndërtohet nga kompanitë gjigante të ndërtimit STRABAG dhe ZÜBLIN.

Gjeografikisht, projekti i ndërtimit ndahet në Kokën Veriore, Sallën e Stacionit dhe Kreun e Jugut. Tuneli Nordkopf DB, i cili do të ndërtohet duke përdorur metodën e ndërtimit të hapur, lidhet me dy tunelet e minuar drejt Feuerbach dhe Bad Cannstatt dhe përfundon me kalimin në sallën e stacionit.

Salla e stacionit, e vendosur midis majave veriore dhe jugore, është 450 m e gjatë dhe 80 m e gjerë dhe ka kulmin arkitekturor të çatisë së guaskës, është thelbi dhe pika fikse e projektit të përgjithshëm “Stuttgart 21”.

Javë më parë, në Lipjan, është përuruar fabrika e kontejnerëve modularë “GAMP”, një investim 7 milionë euro i një kompanie kosovare dhe një gjermane.

Fabrika 7 mijë m² shtrihet në 20 mijë m² në fshatin Konjuh të Lipjanit dhe është arritur të ndërtohet për gjashtë muaj.

Bashkëinvestitori Valon Vataj, pronar i kompanisë “KAWA”, deklaroi se GAMP do të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimet “Made in Kosova”, e cila do të “pushtojë” tregjet ndërkombëtare.

Continue Reading

Infrastrukturë

Pas Konventës së Bernës, 30 organizata mjedisore kërkojnë ndalimin e punimeve në aeroportin e Vlorës

Published

on

30 organizata mjedisore nga “Aleanca e Mesdheut për Ligatina”, një rrjet ndërkombëtar nga 15 shtete kanë kërkuar të ndalohen punimet e aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë, duke e konsideruar vijimin e punimeve si “shkatërrimtare për xhevahirin mesdhetar që është shtëpi për 70 specie të rrezikuara, 200 lloje shpendësh apo llojesh endemike”.

Në këtë letër përmenden mundësitë alternative të ndërtimit infrastrukturor, pa dëmtuar mjedisin. Një prej këtyre alternativave përfshin zgjerimin e madhësisë së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës ose ndërtimin e një hekurudhe të shpejtë për të lidhur jugun e vendit me Tiranën.

“AOS dhe PPNEA kanë propozuar shqyrtimin e vendndodhjeve alternative për aeroportin siç janë Risili, Kafaraj ose Levan, në varësi të një vlerësimi të përshtatshmërisë së mjedisit apo rrezikshmërisë”.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas vendimit të Konventës së Bernës, e cila i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të pezullonin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë derisa të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.

Komisioni Evropian, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Drejtues të Konventës, e mbështeti vendimin. Të gjitha palët anëtare të Komitetit Drejtues e mbështetën atë unanimisht. Ky vendim është marrë në një mbledhjen e 26 qershorit (2023) të Byrosë së Komitetit Drejtues, por u zyrtarizua në 13 shtator.

Vendimi i Konventës së Bernës çon në tre numrin institucioneve politike europiane që kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit, qysh nga çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian (BE). Më herët në korrik të këtij viti edhe Parlamenti Europian kërkoi ndalimin e aeroportit.

Të premten dhe të shtunën e javës së shkuar, organizatat mjedisore protestuan përballë Ministrisë së Mjedisit dhe më pas përballë Kryeministrisë dhe kërkuan zbatimin e Konventës së Bernës, që Shqipëria e ka ratifikuar në janar të vitit 1999.

Zona ku sot po ndërtohet aeroporti i Vlorës, deri në vitin 2021 kategorizohej si zonë e rëndësisë së veçantë, pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë (Kategoria V). Planet për ndërtimin e këtij aeroporti kishin nisur prej muajit janar të vitit 2018./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Masterplani i Trojenës ka “harmoninë holistike”

Published

on

Drejtori i projektit LAVA, Lukas Kronawitter, ka përshkruar mendimin pas masterplanit të vendpushimit të skive Trojena që po zhvillohet si pjesë e projektit Neom në Arabinë Saudite.

Duke folur në një panel të fokusuar në Trojena në konferencën Cityscape në Riad, Kronawitter shpjegoi se si projekti synon të kombinojë peizazhin malor me zhvillimet turistike të integruara në peizazh.

Sipas Kronawitter, kjo qasje do të lejojë që zhvillimi turistik, i cili do të përfshijë një vendpushim skish dhe një kullë 330 metra të lartë, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, të jetë në harmoni me peizazhin.

E shpallur vitin e kaluar, Trojena është planifikuar si një destinacion turistik në malet e rajonit Tabuk të Arabisë Saudite si pjesë e zhvillimit më të gjerë të Neom.

Masterplani do të ndërtohet rreth një liqeni të madh, të krijuar nga njeriu, i rrethuar nga hotele dhe shtëpi. Krahas liqenit, një mal do të jetë në majë nga një vendpushim skish i projektuar gjithashtu nga LAVA, ndërsa tjetri do të jetë në krye të rrokaqiellit të projektuar nga Zaha Hadid Architects.

/Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending