Connect with us

Aktuale

Ferizaj dhe Fushë Kosova komunat më të dobëta në menaxhimin  e mbeturinave

Published

on

Gjetjet e fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit tregojnë se mbeturinat në Kosovë deponohen pa ndonjë ndarje duke përfunduar të gjitha në një vend.

ZKA sivjet ka publikuar raportin e auditimit të performancës me temën “Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”, për të vlerësuar nëse institucionet përgjegjëse janë duke bërë mbledhjen, trajtimin dhe asgjësimin e mbeturinave komerciale në mënyrë efektive me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve që ndikojnë në mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, ku subjekt i auditimit kanë qenë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” dhe “Pastërtia”, Komuna e Ferizajt dhe e Fushë Kosovës si dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

“Konkluzioni i auditimit është se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, komuna e Ferizajt dhe Fushë Kosovës nuk kanë arritur të krijojnë kushte për ndarjen dhe trajtimin e mbeturinave. Për pasojë rrezikohet mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit të njeriut”, thuhet në raport, duke shtuar se Ministria nuk ka hartuar politika dhe procedura për mënyrën e menaxhimit të të gjitha llojeve të mbeturinave. Aty përkujtohet se për menaxhimin e mbeturinave komerciale ka një numër të udhëzimeve administrative, mirëpo për mbetjet më të vëllimshme ende nuk është arritur rregullimi për menaxhimin e detajuar të tyre sikurse në rastin e plastikës, letrës dhe kanoçes.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, komuna e Ferizajt dhe Fushë Kosovës kanë hartuar plane për menaxhimin e mbeturinave, mirëpo ato nuk kanë bërë një vlerësim se deri ku kanë arritur të realizojnë këto plane.

Si pasojë, nuk kanë informata se sa janë zbatuar çështjet që ndërlidhen me investime në impiante për trajtim të mbeturinave dhe për makinerinë e cila do të shërbente për ndarjen e mbeturinave në burim. Janë ndërtuar dy impiante me vlerë mbi 11 milion euro, por që vazhdojnë të mos jenë funksionale. Kjo përveç që pamundëson trajtimin e mbeturinave sipas kategorizimit të duhur, makineritë vazhdojnë të amortizohen pa u përdorur fare”, shkruan në raport.

Në të njëjtën kohë theksohet se Kompanitë Regjionale të Mbeturinave gjatë grumbullimit nuk i ndajnë mbeturinat sipas katalogut shtetëror për mbeturina dhe një gjë e tillë nuk bëhet as nga Kompania për Menaxhimin e Deponive gjatë deponimit të tyre, derisa kategorizimi i mbeturinave për biznese kundrejt atyre të amvisërive bëhet vetëm për çështje të tarifës./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending