Connect with us

Arkitekturë

Evidentimi i zonave kulturore Letinicë dhe Puset e Nikës

Published

on

Të hënën në ambientet e Europe House Kosovo, u mbajt paneli i dytë i disutimit në kuadër të projektit “Evidentimi i zonave kulturore Letinicë dhe Puset e Nikës”.

Të ftuara në panel ishin arkitektet Kaltrinë Ymeri dhe Leunita Syla.

Të pranishmit kishin mundësinë të mësojnë më shumë rreth trashëgimisë së luajshtme, të paluajtshme dhe asaj shpirtërore, e të dëgjojnë për ndërlidhjen e turizmit për këto zona.

Ndër të tjera në këtë panel u prezantua edhe projekti ‘Rekonstruimi ideal dhe zgjerimi i Kishës “Shën Pjetri’, në Stan Terg-Mitrovicë, shek.XIII’ nga arkitektja Leunita Syla.

Paneli u zhvillua në tri pjesë, diskutim mbi temat ndërmjet Ymerit dhe Sylës, prezantimi i një projekti në veçanti dhe pjesa e fundit diskutim i hapur për publikun./Media Ndërtimi.

Arkitekturë

Arkitektura moderne solli tranzicionin në qytetet e Kosovës

Published

on

Zhvillimi i arkitekturës moderne në Kosovë (1960-1990) është një ndër periudhat që solli tranzicionin më të madh në qytetet e Kosovës, ku fryma e projektimit dhe rigjenerimit urban dallonte dukshëm nga ndërtesat dhe qendrat historike ekzistuese.

Kjo arkitekturë e re u ndërtua në bazë të shkatërrimit të trashëgimisë ekzistuese dhe në emër të një identiteti të ri arkitekturor. Duke ndjekur orientimin ideologjik socialist dhe modernist, qytetet e Kosovës ndoqën shembullin e qendrave tjera urbane të Jugosllavisë.

Bazuar në norma e standarde univerzale, ndryshimet dhe zhvillimet e reja u aplikuan në bulevardet dhe ndërtesat e reja publike dhe të banimit në vend.

E hapur ndaj cilësive të reja arkitekturore të periudhës moderniste, Kosova u bë tokë e mundësive, duke mbledhur disa nga arkitektët më të njohur të republikave tjera të Jugosllavisë.

Arkitektët vendas poashtu shfrytëzuan mundësinë për të kontribuar në zhvillimin e qyteteve moderne bashkëkohore kosovare, duke e parë arkitekturën moderne si një mjet që mund të përdoret për të vendosur Krahinën e Kosovës në të njëjtin nivel të zhvillimit urban dhe teknologjik me pjesën tjetër të Jugosllavisë.

Vlen të theksojmë se arkitektët vendas u përfshinë në projektimin e disa prej ndërtesave më të rëndësishme të arkitekturës moderniste në Kosovë.

Shumë prej tyre, ndonëse jo të gjitha, janë përfshirë në hulumtim, me qëllimin për të nxitur reflektimin mbi vlerat arkitektonike, kulturore, sociale dhe ekonomike të ndërtesave dhe hapësirave publike moderne në vend.

Periudha e modernizmit ka sjellë në jetë disa nga veprat më të mira arkitekturore të projektuara dhe të ndërtuara ndonjëherë në Kosovë. Shumë nga këto ikona të arkitekturës i gjejmë në kryeqytet, Prishtinë, megjithatë, ky hulumtim ka përfshirë hapësirat publike moderne edhe të qytetit të Pejës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit dhe Istogut.

Bazuar në literaturën ekzistuese, është dhënë një pasqyrë e arkitekturës moderne dhe është bërë lartësimi i rëndësisë së numrit më të madh të hapësirave dhe ndërtesave moderniste në kryeqendrat e vendit.

Më pas, pas vizitave në terren, është përshkruar gjendja ekzistuese dhe janë vizionuar në vija të trasha një numër i përzgjedhur hapësirash në Prishtinë, Pejë dhe Ferizaj, që janë konsideruar si hapësira me potencial për intervenim.

Në përfundim, hulumtimi rezulton me vizionimin e katër hapësirave publike moderne, bazuar në tërë hulumtimin e kryer nga autorët dhe gjetjet nga punëtoria njëditore e mbajtur me studentë me po të njëjtën tematikë.

Ky hulumtim nuk është vetëm një provokues kalimtar, përkundrazi, ai qëndron si protestues mbi neglizhencën që i është bërë ndërtesave dhe hapësirave publike të periudhës moderne në Kosovë. Kjo, sepse duhet nxitur një thirrje për të vlerësuar, mbrojtur dhe promovuar arkitekturën moderne edhe për të parandaluar venitjen e vazhdueshme të trashëgimisë arkitekturore moderne të vendit./Media Ndërtimi.

Hulumtim i publikuar nga organizata Ec Ma Ndryshe dhe Iniciativa për Vlerësimin, Mbrojtjen dhe Promovimin e Trashëgimisë Moderne në Kosovë, MODERNe./

https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/Vizionimi_i_hapesirave_publike_moderner.pdf?fbclid=IwAR3HyFn4yvZRMYot5B2peYYLCfS3KzJu7HWe-C6kf1kHQNFM6kmkvQH_wYU

Continue Reading

Arkitekturë

Një udhëtim nëpër historinë evropiane përmes Muzeut të muzikës në Hungari  

Published

on

Ky është një pikë referimi kulturor bashkëkohor kushtuar muzikës dhe konsiderohet si një nga ndërtesat më të pritura të vitit, projekti është i vendosur brenda pemëve të parkut dhe është projektuar si një zgjerim i mjedisit të tij natyror përmes vëllimeve të pandërprera xhami dhe një strukture çati të shpuar.

Muzeu ofron një përvojë unike artistike duke kombinuar peizazhin, arkitekturën dhe dizajnin e ekspozitës, të gjitha të dedikuara për krijimin e muzikës dhe zërit.

Projekti përmban salla koncertesh, hapësira ekspozite dhe një skenë në ajër të hapur, e cila i çon vizitorët në një udhëtim nëpër historinë e muzikës evropiane dhe tregon historinë e muzikës pop hungareze nga 1957-1993.

Kati përdhe strehon dy ambiente të performancës, ndërsa kati i sipërm përfshin klasa, një bibliotekë dhe hapësira për zyra, të lidhura përmes një shkalle spirale.

Nivelet e nëndheshme përmbajnë hapësira ekspozuese që nxjerrin në pah historinë e muzikës evropiane, me një fokus të veçantë në trashëgiminë hungareze.

Çatia alternohet midis thellësive, duke i lejuar pemët të integrohen me arkitekturën ndërsa filtron dritën në nivelin e poshtëm të ndërtesës.

Depërtimi i dritës krijon një atmosferë unike sikur vizitorët po ecin nën pemë brenda hapësirës së brendshme.

 

Continue Reading

Arkitekturë

Forumi Ndërkombëtar i Arkitekturës dhe Inxhinierisë mbahet më 9 qershor në Shkup

Published

on

Edicioni i 5-të i Forumit Ndërkombëtar të Arkitekturës dhe Inxhinierisë SHARE Skopje 2022, do të mbahet më 9 qershor, në Shkup.

SHARE Forumi Shkup 2022 paraqet projekte të mëdha në shkallë të gjerë dhe trajton qëndrueshmërinë përmes dizajnit dhe të ardhmes së jetesës urbane.

Programi i ngjarjes konsiston në leksione të paraqitura nga të ftuar ndërkombëtarë dhe raste studimore mbi projekte përkatëse kombëtare, duke shfaqur zgjidhje teknike inovative.

SHARE Forumi i Shkupit do të presë arkitektë me projekte të jashtëzakonshme dhe liderë ndërkombëtarë në teknologjitë e inovacionit dhe ndërtimit. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve arkitekturore, SHARE Skopje Forum ofron informacionet dhe njohuritë më të fundit, si dhe mundësinë për rrjetëzim profesional në nivelin më të lartë./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending