Connect with us

Trashëgimia

“Evidentimi i dëmeve në zonat kulturore Letnicë dhe Puset e Nikës”

Published

on

Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të projektit “Evidentimi i dëmeve në zonat kulturore Letnicë dhe Puset e Nikës” vjen paneli i diskutimit “Zonat kulturore, trashëgimia arkitekturore dhe turzimi”.

Në këtë ngjarje të ftuar janë Leunita Syla dhe Kaltrinë Ymeri dhe bashkërisht do të kemi mundësi të flasim më shumë rreth zonave kulturore, mundësitë e zhvillimit dhe promovimit të këtyre zonave, trashëgimisë arkitekturore dhe sa është zhvilluar deri tani turizëm në këto zona, sa duhet punuar në këtë drejtim dhe cila do të ishte mënyra më kreative për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit në zonat kulturore.

Vendi: Europe House Kosovo Data: 21.03.2022 Ora: 15:30

Ky projekt implementohen nga YARL dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending