Connect with us

Aktuale

Europa Nostra mohon ta kenë cenzuruar Nora Visokën për Manastirin e Deçanit!

Published

on

Pretendimi i bërë nga një specialiste kulturore e Kembrixhit se i është ndaluar diskutimi mbi manastirin në Deçan në një konferencë ndërkombëtare në Pejë, ka shkaktuar një debat të ashpër rreth fjalës së lirë.

Një studiuese mbi Trashëgiminë Kulturore në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, Nora Visoka Weller, e ka akuzuar një konferencë në Pejë për censurë, me pretendimin se organizatorët e konferencës, “Marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare të udhëhequra nga Trashëgimia: pengesë apo efekt zingjiror?”, pjesë e projektit hulumtues ILUCIDARE, i thanë asaj të mos diskutonte për manastirin ortodoks në Deçan.

Organizatorët e konferencës në Pejë i kanë mohuar këto akuza.

Sipas Visoka Weller, e specializuar mbi trashëgiminë dhe konfliktet dhe politikat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë, ky ndalim ishte i papranueshëm dhe çështjet e trashëgimisë nuk mund të debatohen siç duhet aty ku nuk lejohet e drejta mbi lirinë e shprehjes, raporton Kallxo.com.

“Më ftuan të flisja për politizimin e trashëgimisë kulturore, por më kërkuan të flisja për shembuj të tjerë brenda punës sime, e të mos e përmendja asnjëherë Manastirin e Deçanit”, shkroi ajo në Facebook të martën.

“Kjo censurë është e papranueshme nga ana ime dhe në fund ligjërimi u anulua. Kultura dhe zhvillimi i debatit të bazuar në trashëgiminë ndëretnike nuk mund të debatohet nëse nuk njihet e drejta themelore për lirinë e shprehjes. Çfarë lloj persekutimi është ky?”, ka shkruar Visoka Ëeller në faqen e saj në Facebook.Partnerët lokalë të projektit dhe fondacioni i trashëgimisë pan-evropiane me bazë në Bruksel dhe Hagë, Europa Nostra, i mohojnë pretendimet e bëra nga Visoka Weller.

Koenraad Van Balen, koordinator i projektit dhe kryesues i Komitetit Drejtues të projektit kërkimor ILUCIDARE, tha për BIRN se asnjë temë nuk u censurua në konferencë.

Sipas tij, tema e manastirit është përmendur nga partneri nikoqir, mirëpo nuk është futur në agjendën finale të konferencës për shkak se konsorciumi nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur një diskutim shkencor për të.

“Nora Ëeller kishte kontakte paraprake me partnerin nikoqir të takimit tonë në Kosovë, por meqë punëtoria e propozuar nuk u mbajt në programin final, ajo nuk u ftua për diskutim në takimin tonë. Prandaj, pretendimet e saj për censurë janë befasuese dhe të pasakta”, tha Van Balen nga Europa Nostra.

Ai shtoi se tema e Manastirit të Deçanit kërkon përgatitje të plotë nga të gjithë pjesëmarrësit në diskutim.

Aktuale

“Termokos” përfundon sezonin ngrohës 2023/2024

Published

on

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit. Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë./Media Ndëtimi

Continue Reading

Aktuale

Vazhdon organizimi i punëtorive me komunat partnere në kuadër të aktivitetit Qeverisja e Pronës

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me USAID-in, po vazhdon me organizimin e punëtorive me komunat partnere në kuadër të Aktivitetit Qeverisja e Pronës për të prezantuar të arriturat, sfidat e rekomandimet për ZKK-të në fushën e të drejtave pronësore, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve kadastrale. Këtë sesion të punimeve ishte radha e Kryeqytetit, Prishtinës.

Në punëtori përveç përfaqësuesve të Agjencisë Kadastrale e Kosovës, përfaqësuesve nga Aktiviteti për Qeverisje Pronësore i USAID-it dhe Zyres Kadastrale Komunale të Prishtinës, kishte pjesëmarrës edhe nga drejtori tjera komunale dhe përfaqësues për barazi gjinore.

Punëtorinë e mbështeti Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Z. Alban Zogaj i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e komunës, duke vlerësuar edhe këtë aktivitet si ndihmë për administratën në rritjen e performancës dhe ofrimin e shërbimeve më të mira e më të shpejta.

Temë qëndrore diskutimi ishin gjetjet në Raportin e USAID-it për ZKK-në e Prishtinës, në lidhje me organizimin e mbrendshëm të ZKK-së, rrjedhën e punës së lëndëve, rrespektimi i afateve kohore, kushtet e punës, etj, si dhe hapat që duhet të ndërmarrë ZKK-ja me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve kadastrale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Diskutohet zgjedhja e lokacionit në Prishtinë për monumentin e heroit Adem Jashari

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me anëtarin e familjës së komandantit legjendar, Adem Jashari, Bekim Jasharin ku kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari.

“Kënaqësi e madhe të takohesha me Bekim Jasharin.

Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë.”, deklaroi krytari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending