Connect with us

Aktuale

Ervin Bërxolli dhe historitë e tij të drurit

Published

on

Materialet e gjalla siç është druri në ambientet e brendshme, na sjellin gjithnjë e më pranë me ndikimin e ngrohtë të natyrës dhe e lënë jashtë zhurmën e qytetit.

Edhe një element sado i vogël druri krijon një kornizë perfekte për një kënd që ka në qendër idenë e afrisë me botën natyrore në çdo hapësirë personale.

E gjejmë veten në kërkim të produkteve sa më origjinale, autentike por edhe ekologjike, që nuk dëmtojnë mjediset tona dhe mbi të gjitha janë të krijuara pa mbetje.

Po nëse bashkë me të gjitha këto karakteristika vjen një element dizajni, i ndërtuar me imtësinë e çdo linje? Sot duam t’ju sjellim krijime të mbushura me ndjeshmëri, histori druri, nga një artist që e takojmë në mes të zhurmës së kryeqytetit.

Ervin Bërxolli, fotograf në profesion, por me përkushtim dhe dëshira të orientuara në dizajn. Pasioni i tij është mishëruar në një seri ndriçuesish të veçantë të ndërtuar me dru të seleksionuar, të gjetur, të rimarrë apo të ricikluar, të cilët vijnë prej tij me një dizajn të paimitueshëm.

Ti ke patur në qendër të krijimeve të tua, qofshin foto, piktura apo instalacione të ndryshme, gjithnjë elementet e natyrës. Më pas vjen kërkimi yt mbi drurin, nga lind ky pasion?

Thikë zviceriane, pushime në Jalë duke bërë varëse çelësash dhe llulla duhani. Ky është skenari, nga aty dëshira zbuloi vetveten. Nisa ta punoja drurin gjatë pushimeve të verës derisa kurioziteti nisi të më shtynte të kërkoja më tej, artistë dhe dizajner, krijues që përdornin këtë material në veprat e tyre. Dëshira dhe frymëzimi prej tyre ushqeheshin bashkë çdo ditë dhe kisha padurim të nisja të punoja si ata, por mundësitë në kohë dhe pajisje më kufizonin. Derisa ideja lindi me dritën e parë, ndriçuesin e parë e skicova dhe ndërtova me burimet e limituara që kisha, kështu zbulova si t’i kaloj në krahun tim. Punoja në tarracën time me mjete të vogla që me mundësonin të respektoja detajet e vetë pjesës së drurit që gjeja me shumë pak ndërhyrje në formë, për t’i dhënë asaj jetë sërisht.

Cilën teknikë përdor për përpunimin e drurit?

Teknika për mua lind me prekjen me formën. Të përdorim fjalën ‘teknikë’ krijojmë një lloj miti për të etiketuar një veprim ndoshta pak mekanik, që imagjinohet kur mendohet për procesin e krijimit të një pjese dizajni. Në këtë rast, asnjë veprim nuk është kaq mekanik, prandaj teknika bëhet e parëndësishme. Procesi nuk është teknik, por është i gjithi ndjesor, shpirtëror. Unë e kam e nisur vërtetë me një thikë zviceriane, sot kam mundur të pajisem me disa mjete të tjera që më mundësojnë këto realizime më të sofistikuara. Teknika pra nuk është e përcaktuar, hiqen vetëm gjërat e tepërta, si të thuash pjesët e dëmtuara ose “të papastra” në konceptimin e imazhit të saj në dizajn, për të arritur tek esenca e pastër.

 

Ku e gjen materialin bazë? Mesa jemi në dijeni, ti e gjen atë në natyrë dhe pastaj e gdhënd. Të ngacmon ajo që gjen, apo e ke në mendje se çfare do të krijosh  dhe më pas transformon materialin e gjetur?Ajo që ke në mend me atë që ti gjen përputhen shumë pak dhe thuajse gjithmonë forma e objektit që krijohet në fund ndryshon në mendjen tënde disa herë, derisa ti bie në dakortësi me formën finale. Pavarësisht mendimit dhe imagjinatës, puna zbulohet duke e bërë, duke e zhvilluar. Shumë shpesh nuk e kontrollon dot, çdo ndërhyrje e tepërt i ndryshon kuptimin dhe origjinën, ndaj unë mundohem të mbaj lidhjen time fillestare, atë të të krijuarit duke e dëgjuar formën dhe lëvizjet e saj. Pjesa më e madhe e krijimit mbështetet në pyetjen: “Po sikur?” E ke menduar bashkëpunimim me arkitektë, duke qenë se produktet e tua lehtësisht mundet të jenë një element i rëndësishëm në një interier?

Po, patjetër do ta dëshiroja, sidomos nëse krijimtaria do të arrinte sot të vendoste në hije pinterest-in dhe materialet e gatshme, për t’iu afruar sa më shumë idesë së dikurshme të asaj çfarë quhej dizajn.

E ke menduar bashkëpunimim me arkitektë, duke qenë se produktet e tua lehtësisht mundet të jenë një element i rëndësishëm në një interier?

Po, patjetër do ta dëshiroja, sidomos nëse krijimtaria do të arrinte sot të vendoste në hije pinterest-in dhe materialet e gatshme, për t’iu afruar sa më shumë idesë së dikurshme të asaj çfarë quhej dizajn.(pikark.com)/Media Ndërtimi.

Aktuale

Tjetërsimi i pronës 10 milionëshe, i vazhdohet edhe për dy muaj arresti shtëpiak të dyshuarit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit Afrim Gashi, i cili u arrestua pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi“, nën dyshimin për tjetërsimin e pronës në Veternik, në vlerë rreth 10 milionë euro përmes dokumentit të falsifikuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, avokatja e palës së dëmtuar, Saranda Keqekolla-Sadiku.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 25 gusht njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, në bazë të urdhëresës së gjykatës.

“Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), me datë 25.08.2023 ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente me ç ‘rast është realizuar kontroll në dy lokacione të ndryshme, në një shtëpi dhe në një lokal, nën dyshimin se janë shfrytëzuar për përpilimin e dokumenteve të falsifikuara”, thuhej në njoftim.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu e kishte konfirmuar se bëhet fjalë për pronën në Veternik, rast ky që është hulumtuar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” kishte hulumtuar se si një pronë në Veternik  dyshohet se përmes legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, iu është marrë palëve Nexhat dhe Gursel Sadiku, duke kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe po hetohet.

I dyshuari Gashi ishte ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, “Mashtrim”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë, hetimi lidhur me këtë rast ka filluar bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari Afrim Gashi në bashkëveprim me të dyshuarin Ylber Hyseni, i cili gjendet në arrati, kanë falsifikuar dokumente dhe dyshohet se kanë arritur të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe prej 9 (nëntë) hektarësh me vlerë të përafërt të tregut rreth 10,000,000.00 euro (dhjetë milionë euro), me ç’rast të njëjtit pasi që kanë bartur pronat në emër të tyre i kanë parcelizuar dhe më pas i kanë shitur ato tek personat e tretë duke i mashtruar.

“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 1 (një) pistoletë,  1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 50 (pesëdhjetë) fishekë,  2 (dy) pistoleta me gas,  4 (katër) pushkë ajrore,  2 (dy) llaptopë, 1 (një) shtëpizë kompjuteri, 1 (një) telefon celular, 5680 (pesëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë) euro para të gatshme, 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) dollar amerikan,  100 (njëqind) franga zvicerane, si dhe rreth 500 (pesëqind) dosje të lëndëve të ndryshme në brendësi të të cilave kishte: Fletë poseduese, autorizime, kopje të planeve, historik të pronave, harta kadastrale (kryesisht të Regjionit të Prishtinës), vendime, kontrata të ndryshme të noterizuara të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhej më tej në njoftimin e Policisë.

 

Ndryshe, kjo pronë, dyshohet se iu është marrë familjes Sadiku përmes manipulimeve dhe dokumenteve të falsifikuara, për çka tashmë janë hapur hetime ndaj të dyshuarit Ylber Hyseni, i cili sipas burimeve brenda Prokurorisë gjendet në arrati dhe gjykata ka lëshuar urdhërarrest për të.

Continue Reading

Aktuale

Shfuqizohet vendimi që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për t’u pajisura me certifikatë të pronës

Published

on

Komuna e Prishtinës ka shfuqizuar vendimin që parasheh paraqitjen e vërtetimit tatimor për të gjitha ata që duan të pajisen me certifikatë të pronës, të kopjes së planit apo regjistrim të pronës.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrës në kryeqytet, Donat Lushaku.

“Pas hyrjes në fuqi (21 korrik 2023) të LIGJIT NR. 08/L-176 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRMBAJNË PROCEDURA TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE DHE HARMONIZIMIN E TYRE ME LIGJIN NR. 05/L-031 PËR PROCEDURËN E PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE, respektivisht në nenin 111 të këtij Ligji parashihet fshirja e nenit 29 të Ligjit për Tatimin në Pronë – që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale si pasojë e mospagesës së detyrimeve ndaj komunës.

Në Gazetën Zyrtare është publikuar tashmë shfuqizimi i rregullores për pezullimin e shërbimeve komunale të nxjerrë nga Kryeministri në vitin 2021.

Nga e hëna, qoftë për nxjerrjen e certifikatës së pronës/kopjes së planit, qoftë për regjistrimin e pronës NUK do të nevojitet VËRTETIMI TATIMOR.”, deklaroi Lushaku.

 

Continue Reading

Aktuale

Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale organizohet në Prishtinë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës  në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës nga data 18-20 Tetor 2023, organizojnë Panairin e Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale  “Prishtina 2023” i cili do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”

Me qëllim të vizibilitetit dhe promovimit sa më të madh të bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair, këtë vit për dallim nga vitet e tjera  Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale do të mbahet në Sheshin e qytetit të Prishtinës “Xhorxh Bush”, në shtëpiza nga druri ndërsa për ndërmarrjet të cilat kërkojnë hapësirë më të madhe do të ju ofrohen tenda. Në këtë panair do të marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Ky panair do t’ju ofrojë ndërmarrësve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar njohuri për zgjerim të mundësive  mbi depërtimin dhe rritjen e pjesëmarrjes në tregjet e huaja, tregje të reja, mundësi ideale për rrjetëzim, krijimin e kontakte, gjetjen klientëve  të  mundshëm që ju çojnë në partneritete, bashkëpunime dhe informata të tjera mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit.

Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i vendit do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në  manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

Kontakto: Oda Ekonomike e Kosovës- Prishtinë,

Mob: +383 45/653-222 /Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending