Connect with us

Infrastrukturë

Erion Veliaj premton ndërtimin e gjashtë shkollave të reja në zonën e Astirit në Tiranë

Published

on

Shkollat e reja në Tiranë janë ndërtuar kudo me të njëjtin standard, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Këtë fakt e vuri në dukje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me temë arsimin, të zhvilluar në sallën “Avni Mula” të shkollës “Servete Maçi”, e cila është një prej shkollave të reja të ndërtuara në kryeqytet.

“Vetëm në Pezë kemi ndërtuar 4 shkolla të reja, një ish komunë e cila nuk do t’i kishte bërë kurrë me taksat e saj këto shkolla. Më vjen mirë që kemi ndërtuar me të njëjtën cilësi si shkollën “Kosova” edhe shkollat në zonat më të largëta si në Zall Herr, në Dritas, i cili është fshati i fundit i Tiranës përpara se të takohet me Krujën”, u shpreh Veliaj.

Ai shpjegoi se shumë shpejt edhe në disa prej zonave që janë urbanizuar së fundmi, si Astiri, Sauku dhe Liqeni i Thatë, do të ndërtohen shkolla. “Për banorët e Saukut – edhe pse ndërtuam shkollën e re “Bashkim Fino” te Qyteti Studenti – ka ende nevojë për dy shkolla, për të cilat po kryejmë shpronësimin e dy hapësirave, një te ish-spitali i Arabit, që deri dje ishte braktisur, dhe do marrim një pjesë të oborrit të Akademisë së Policisë, ku ka qenë ish-parkingu i Policisë Ushtarake. Në njërën anë do jetë 9-vjeçarja me parashkollorin dhe në anën tjetër do të jetë gjimnazi”, tha ai.

Veliaj tha se e njëjta gjë do të bëhet edhe për lagjen 13. “Ka edhe aty nevojë për dy shkolla. Për zonën e Liqenit të Thatë, te Kopshti Zoologjik, jo brenda Kopshtit Botanik, por në cep, ku toka është pronë shtet, do të ndërtojmë një shkollë 9-vjeçare. Kurse, gjimnazi për këtë lagje do të jetë te Parku Olimpik”, sqaroi ai.

Loti i fundit, tha kryebashkiaku, është loti te Astiri dhe te zgjatimi i Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. “Aty do të kemi dy shkolla, një në Astir, dhe tjetra do të jetë te rruga e re e zgjatimit të Lanës, mes autostradës dhe Lanës, që bie në kufirin e Njësisë 7, por i shërben kryesisht zonës së lagjes 14”, njoftoi Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se në Tiranë është fakt që janë ndërtuar 43 shkolla të reja, por ndërtimi i tyre është shoqëruar edhe me pengesa e shpifje, si në rastin e shkollës “Sami Frashëri” apo “Kosova”. “Pavarësisht histerisë që ngrihet, në fund është rezultati që flet. Shkolla ‘Betim Muço’ ishte nisur të bëhej pallat. Isha te shkolla “Bedri Llagami” në Vaqarr, ku dikush kishte ndërtuar lokal m’u te dera e shkollës. Kur bëmë shkollën ‘Kosova’, pjesa e palestrës ishte legalizuar, privatizuar dhe hipotekuar. U desh të shpronësonim një cep të byrektores te oborri i shkollës. Shpresoj që ky të ketë qenë edhe një leksion për mënyrën si duam të qeverisim këtë qytet sepse çdo gjë e ka një limit”, shtoi ai./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Një vjet nga vendosja e gurthemelit për qendrën “Duje” në shërbim të personave me Sindromen Down dhe Autizëm

Published

on

Është shënuar një vjetori i vvendoje së gurthemelit të shtëpisë e cila me ngrohtësi pret fëmijët me Sindromen Down dhe Autizëm, në Suharekë.

“Sot shënojmë një vit që nga vënja e gurëthemelit të qendrës DUJE, e përkushtuar për fëmijët me aftësi të veçanta!

Një rrugë e mbushur me sukses, zhvillim dhe gëzim. Faleminderit për përkrahjen tuaj që na ka ndihmuar të rrisim potencialin e secilit fëmijë në këtë udhëtim emocionues.

Hapi i parë në një rrugë të gjatë që synon të ndriçojë ëndrrën e secilit fëmijë për një të ardhme plotë me mundësi dhe dashuri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 qershor 2023, është përuruar Qendra Rekreative “Duje”, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm.”, deklaroi Valon Vataj, themeluesi i Fondacionit “Valon Vataj”.

Ndërtimi i Qendrës Rekreative “Duje” është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Objekti ka një hapësirë prej 400 metra katror dhe është ndërtuari brenda gjashtë muajsh, për të qenë e gatshme për nevojat e personave me Sindromen Down dhe Autizëm./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjendje e rëndë infrastrukturore në qendrën e Kulturës në Fushë Kosovë – Komuna s’përgjigjet

Published

on

Objekti i Qendrës së Kulturës në Fushë Kosovë është në gjendje të mjerueshme. Përveç se objekt i vjetër, shihet se edhe uji ka depërtuar, muret janë qarë e mbuluara nga myku.

Ambienti nuk duket aspak në nivel as për nga pastërtia e as për nga interieri. Këtu ushtrojnë një grup valltarësh, që jeta e puna e tyre po rrezikohet çdo ditë, raporton Insajderi.

Në këtë objekt ushtrojnë grupi i valltarëve “Ansambli Zëri i Kosovës”, ushtrimet e të cilëve janë ndërprerë për shkak të kushteve të rënda./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Kurti: Procedura e tenderimit për rindërtimin e Stadiumit të Gjilanit në vlerë 15 milionë euro, javën e ardhshme

Published

on

Prej takimit të fundit në tetor 2022, Gjilani sot e ka Qendrën e Re të Mjekësisë Familjare, Mireshi shumë shpejt do të bëhet me çerdhe të re, ndërkaq sot përuruam parkun “Banja” me 17 mijë m2 dhe fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” me vlerë 2.4 milionë euro.

Për vitin tjetër katër janë projektet kryesore:

– Stadiumi i qytetit për të cilin janë ndarë rreth 15 milionë euro. Procedura e tenderimit fillon javën e ardhshme.

– Unaza rrugore që në total do të kushtojë rreth 26 milionë euro e që është buxhetuar për vitin 2024.

– Bulevardi i qytetit në vlerë prej 12 milionë euro me 20 mijë m2, hapësirë publike, me infrastrukturë nëntokësore, me parking nëntokësor, gjithashtu i buxhetuar për vitin e ardhshëm.

– Autostrada e Gjilanit në të cilën po vazhdon puna në sajimin e problemeve që janë paraqitur së fundmi me rrëshqitjen e dheut e që kanë shkaktuar vonesa drejt finalizimit të saj deri në Bresalc, kurse për vazhdimin e saj deri në Dheun e Bardhë tashmë është ndarë buxheti dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit.

Kryetari Alban Hyseni ka vazhduar që të paguaj borxhet e komunës nga e kaluara. Për dy vjet në zyre tashmë janë paguar rreth 10 milionë euro, e për vitin e ardhshëm kanë mbetur më pak se dy milionë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending