Postieri francez Ferdinand Cheval kaloi 33 vjet duke mbledhur gur gjatë dërgimit të postës. Jo çdo gur, mendoni, një lloj i veçantë ranor i ngurtësuar dhe i formuar nga koha dhe uji në forma të mrekullueshme. Me këto gurë ai ndërtoi kështjellën “Le Palais Idéal”, në Hauterives. Ndërtesa konsiderohet një shembull kryesor i artit naiv, dhe në vitin 1969 u caktua një pikë referimi kulturore.
Cheval filloi ndërtimin në prill të viti 1879 kur ai ishte 43 vjeç. Ai tregoi që ishte ëndrra e tijë që të ndërtonte një pallat, një kështjellë ose shpellë, por nuk mund ta shprehte mire se çfarë ishte saktësisht.
“Unë po ecja shumë shpejt kur këmba ime kapi diçka që më bëri të pengohem disa metra larg, doja të dija shkakun. Në ëndërr kisha ndërtuar një pallat, një kështjellë ose shpella, nuk mund ta shpreh mirë. Unë nuk i thashë askujt për këtë nga frika se mos më tallin dhe vetë u ndjeva. Pastaj pesëmbëdhjetë vjet më vonë, kur pothuajse e kisha harruar ëndrrën time, kur nuk e kisha menduar fare, këmba ma kujtoi atë. Këmba ime u përplas në një gur që për pak më bëri të bie. Doja të dija se çfarë ishte … Ishte një gur me një formë aq të çuditshme sa e futa në xhep për ta admiruar atë. Të nesërmen, u ktheva në të njëjtin vend, ku gjeta më shumë gurë, edhe më të bukur.” kishte thënë Cheval
Guri që ai përdori ishte një gur ranor i formuar nga uji dhe i ngurtësuar nga fuqia e kohës. Bëhet i fortë si guralecë. Ai përfaqëson një skulpturë aq të çuditshme saqë është e pamundur për njeriun të imitojë.
“Menëse Natyra është e gatshme të bëjë skulpturën, unë do të bëj muraturën dhe arkitekturën.” kishte thënë Cheavel
Për tridhjetë e tre vitet e ardhshme, Cheval mori gurë gjatë postës së tij të përditshme dhe i çoi në shtëpi për të ndërtuar idenë e Kështjellës. Ai kaloi njëzet vitet e para duke ndërtuar muret e jashtme. Në fillim, ai mbante gurët në xhepat e tij, pastaj kaloi në një shportë. Përfundimisht, ai përdori një karrocë dore. Ai shpesh punonte natën, nën dritën e një llambë vaji.
Materialet e kështjellës kryesisht përbëhen nga gurë (të larë nga lumi), guralecë, tufa porozë dhe fosile të formave dhe madhësive të ndryshme. Kur një vizitor vjen për herë të parë në pallat, fytyra e parë që ata shohin është fasada jugore. Kjo është afërsisht 26 metra e gjatë dhe deri në 10 metra e lartë. Dekorimi i ngjanë aspekteve të Pavijonit të Brighton dhe Sagrada Família të Gaudit.
Tre gurë gjigantë, secili me fytyra të ngjashme me kukullat, që qëndrojnë rreth 10.5 të larta, shërbejnë jo vetëm si dekorim, por si një sistem mbështetës për kështjellën, me një shkallë spirale elegante të veshur me mjellma të bëra prej çimentoje që çojnë drejt saj. Gurët e gjatë u quajtën Vercingétorix, Arkimedi dhe Cezari. Cheval i gdhendi me dorë emrat në secilën figurë individuale.
Faqja veriore shfaq një rrugë të gjatë të mbushur me hapje të mëdha për të siguruar dritë të bollshme që çon në zemrën e vetë pallatit. Kjo fasadë është shumë e ngjashme me pyjet me mure të veshura me myshqe dhe alga masive deti. Tavani, modele rrotulluese me guralecë dhe predha që përshkruajnë llambadarët. Muret e sipërme janë të veshura me breza horizontale me kafshë të gdhendura në to në një stil të ngjashëm me Egjiptianët. Kafshët e tjera në fasadën veriore përfshijnë dy struc (me sa duket nëna dhe babai) dhe një zogth struci, një deve e gjatë 1.2 m, flamingo, oktapi, luanë, dragonj dhe një ari polar.
Fasada lindore mori më shumë kohë për t’u ndërtuar, rreth 20 vjet. Kjo anë përfshinë “Tempullin e Natyrës”, një strukturë e stilit egjiptian të ngjashëm me tempullin e mbështetur nga kolona të mëdha dhe të trasha ranor. Ai përfshinë dy ujëvara të quajtura “Burimi i Jetës dhe Burimi i Urtësisë.”
Palais është një përzierje e stileve të ndryshme me frymëzime nga Krishtërimi në Hinduizëm. Cheval i lidhi gurët së bashku me gëlqere, llaç dhe çimento. /Media Ndërtimi/