Connect with us

Infrastrukturë

Elektrosever shkel marrëveshjen, nuk dorëzon listën e klientëve

Published

on

Kompania serbe, Elektrosever, nuk i ka dorëzuar të dhënat e fundit për konsumatorët në Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS dhe te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT.

Elektrosever, gjithashtu, nuk i ka nënshkruar ende marrëveshjet e nevojshme teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in, për të operuar në tregun e Kosovës për energji.

Këto obligime dalin nga Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për Energjinë, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord më 21 qershor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Si rezultat i këtyre obligimeve, kompania Elektrosever është licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.

Eletroerver “aktualisht pa klientë”

Në udhërrëfyesin që është bërë publik nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thuhet se brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës, Elektrosever do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat e fundit për konsumatorët, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Udhërrëfyesi, po ashtu, specifikon që “dhjetë ditë pas lëshimit të licencës për furnizim”, Elektrosever do t’i nënshkruajë marrëveshjet teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in.

Tarifat e Elektroseverit nuk janë subjekt i miratimit nga ZRRE-ja

Në deklaratën që EPS i ka dhënë REL-it thuhet, po ashtu, se Elektrosever “është licencuar për furnizim komercial” në Kosovë dhe se “mund t’i vendosë çmimet e veta” për konsumatorët.

Nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës konfirmojnë se Elektrosever, në bazë të licencës që ka, mund ta caktojë vetë çmimin.

“Tarifat, me të cilat Elektrosever do t’i faturojë konsumatorët, nuk do të jenë subjekt i miratimit nga ZRRE-ja”, thotë kjo zyrë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

“Elektrosever” ka licencë, por ende nuk operon në Kosovë

Published

on

E vetmja kompani që ka licencë për të punuar në Kosovë është “Elektrosever”, e cila ende nuk është funksionale.

Kompania “Elektrosever” është kompania më e re e EPS-së në Kosovë. Ajo është themeluar në vitin 2016 me qëllim të furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Ndryshe, që nga viti 1999, banorët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nuk i kanë paguar faturat për energjinë e konsumuar. Sipas të dhënave të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), humbjet vetëm për vitin 2021 arritën shumën prej 40 milionë eurosh, raprton Radio Evropa e Lirë.

Që nga viti 2017, sipas autoriteteve të Kosovës, borxhet për energji elektrike janë mbuluar nga KOSTT, gjegjësisht Qeveria e Kosovës. Deri atëherë, borxhin për veriun e paguanin paushall qytetarët e Kosovës nga komunat tjera në jug të Ibrit, kështu që faturat e tyre ishin më të larta për 3.5 për qind, por u konstatua se kjo praktikë ishte e kundërligjshme.

Themelimi i “Elektrosever” ishte paraparë me Marrëveshjen për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015 ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe kompania është themeluar në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

Kosova dhe Serbia më 21 qershor të vitit 2022 në Bruksel kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes. Në bazë të asaj marrëveshjeje, më 24 qershor, Zyra e Rregullatorit për Energji të Kosovës (ZRRE) i ka lëshuar licencën për furnizim kompanisë “Elektrosever”.

Mirëpo, siç ka raportuar REL në korrik, “Elektrosever” ende nuk i ka ofruar Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe KOSTT-it të dhënat që ka në dispozicion për konsumatorët në veri të Kosovës.

“Elektrosever” gjithashtu nuk i ka nënshkruar ende marrëveshjet e nevojshme teknike me KEDS-in dhe KOSTT-in, për të operuar në tregun për energji të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për REL në gusht tha se kjo tregon se Serbia nuk i respekton obligimet e saj.

“I kemi pasur dy javë për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë që ta bëjë licencimin e kompanisë në veri. E ka bërë për dy ditë. Ndërkaq edhe sot, pas shumë e shumë javëve, që është dashur të na dorëzohet regjistri i fundit i konsumatorëve në veri, Serbia nuk e ka bërë”, deklaroi Kurti.

EPS-ja nuk i ka kthyer përgjigje REL-it nëse “Elektrosever” ka nisur punën dhe se kur do të dorëzojë të dhënat e nevojshme dhe të nënshkruajë marrëveshje me institucionet e Kosovës./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Infrastrukturë

SHBA tenton të ulë varësinë ndaj paneleve solare nga Kina, si zgjidhje shihet prodhimi vendor

Published

on

Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shumë arsye për të përdorur panelet diellore për energji, pas miratimit të paketës së re ekonomike që synon të ulë inflacionin. Në këtë paketë ofrohen stimuj financiarë për zhvillimin e një industrie më të fuqishme në Amerikë për prodhimin e paneleve diellorë.

Përveç kazinove, në Las Vegas ka më shumë se 300 ditë me diell në vit. Kjo ka një ndikim të madh tek faturat e energjisë për banorët.

E Jason Livingston nga ky qytet, thotë se faturat e larta të energjisë elektrike kanë bërë që ai të investojë në panele solare.

“Në një shtëpi si e jona, dykatëshe me pishinë, shpenzon 800-900 dollarë në muaj energji elektrike” thotë Livingston.

Punonjës të kompanisë së tij “Sol-Up” në Las Vegas po instalojnë panele nga Gjermania. Por lojtari dominues në këtë lloj industrie është Kina.

Një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në korrik vinte në dukje se Kina luan një rol në më shumë se 80% të fazave kryesore të prodhimit të paneleve diellore. Por varësia nga Kina ka krijuar një rrezik në zinxhirin të furnizimit.

Për këtë SHBA-të kanë rritur tarifat për panelet diellore të cilat përmbajnë silikon kristalor nga Kina. Sipas vendimit të Uashingtonit ndalohen të blihet pajisje të prodhuara nga ujgurët myslimanë, të cilët i nënshtrohen punës së detyruar në rajonin Xinjiang të Kinës.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadës kineze në SHBA, e cila bëri thirrje për ndalimin e gënjeshtrave nga ana e SHBA-së, dhe anulimin e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim ndikoj në ndalimin e shumë projekteve të cilat kishin në qendër përdorimin e paneleve solare në SHBA, kjo si shkak i tarifave.

E synim i Shtëpisë së Bardhë është trefishimi deri në vitin 2024 i prodhimit vendor të paneleve solare./ Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Pasi ‘fluturoi’ me Bugatti prej 417 kilometra në orë, kërkohet kufizim i shpejtësisë nëpër autostrada të Gjermanisë

Published

on

Videoja e miliarderit çek duke vozitur Bugatti Chiron nëpër autostradat gjermane me shpejtësi prej 417 kilometra në orë, ishte bërë hit në rrjetet sociale.

Madje kundër tij kishte filluar një proces gjyqësor, por që në fund është pezulluar pasi ishte konstatuar se nuk ishte shkelur as edhe një ligj, transmeton Telegrafi.

Pronari i Bugatti kishte vozitur në një autostradë që nuk ka kurrfarë kufizimi të shpejtësisë, kurse tani propozimi i gjyqtarit të përfshirë në rast, mund të jep një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

Ideja vjen nga zyra e gjyqtarit të Saksonisë, që nuk sheh ndonjë arsye për të dënuar çekun, pavarësisht se kishte lëvizur me shpejtësi të madhe dhe 116 metra i kishte kaluar për një sekondë, shkruan Der Spiegel.

Gjykata konsideron se kufizimi i shpejtësisë është i kuptueshëm, por është interesant shpejtësia të cilën kjo zyrë e ka propozuar.

Jo vetëm 120 apo 130 kilometra në orë që edhe po diskutohet gjerë në Gjermani, por 200.

Continue Reading

Trending