Connect with us

Aktuale

Dyshohet se në Slivovë të Prishtinës fshihen nën tokë 640 tonë ari, britanezët fillojnë kërkimin

Published

on

Kompania hulumtuese dhe zhvilluese e minierave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e fokusuar në Europën Juglindore, Western Tethyan Resources Ltd (“WTR”) pritet të fillojë kërkimin e arit në fshatin Slivovë që ndodhet jo larg Prishtinës.

Sipas kompanisë, dyshohet se pasuria e arit mund të jetë rreth 640.000 ton. Kompania britanike ka kohë që e ka fituar projektin e quajtur

“Projekti i Arit Slivova” dhe ka plot shtatë vite që mirret me këtë projekt. Zona ky dyshohet se mund të ketë ari është rreth 20 kilometra larg Prishtinës, raporton Indeksonline.

“Western Tethyan Resources Ltd (“Kompania” ose “ëTR”) ka kënaqësinë të njoftojë publikun se ka përfunduar vlerësimin e biznesit për projektin hulumtues dhe minerar të arit Slivova në Kosovë dhe është në pritje të kompletimit të marrëveshjes definitive të përfitimit me Avrupa Minerals Ltd. Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë fazës së vlerësimit të biznesit ka sugjeruar për një potencial të një miniere të vogël me opsione të mira menaxhuese të eksploatimit, procesimit, si dhe menaxhimit të mbetjeve. Në nivelin konceptual të përllogaritjes, projekti ka demonstruar shpenzime kapitale të ulëta, shpenzime mesatare të operimit si dhe NPV dhe IRR atraktive. Si rezultat i studimit pozitiv konceptual, ëTR menjëherë ka filluar studimin e Vlerësimit Preliminar Ekonomik (VPE). Konsulentë me bazë në Londër” thuhet në njoftim./Media Ndërtimi.

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës po digjitalizon procesin për licencimin e gjeodetëve

Published

on

Për tu licencuar si gjeodet ose kompani gjeodezike në Republikën e Kosovës, aplikimi do të realizohet nëpërmjet eKosovës. Dje gjatë ditës para ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës u prezentua sistemi i zhvilluar nga Operatori Ekonomik në përkrahje nga GIZ-i gjerman, i cili planifikon të digjitalizojë komplet procesin e licencimit.

Në vazhdimësi të reformimit dhe ngritjes së nivelit të ofrimit të shërbimeve vjen edhe ky hap i rëndësishëm i cili do të iu thjeshtësojë dhe lehtësojë këtë proces për komunitetin e gjeodetëve në vend.

Ky sistem përveç që do të lehtësojë procedurën do të rris transparencën dhe do të krijojë dosje për secilin gjeodet që licencohet e ofron shërbime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ndërpritet gjykimi ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” dhe drejtorit të Njësisë së Auditimit në MI

Published

on

Me kërkesë të avokatit Adnan Pacolli, i cili ishte në seancë si mbrojtës sipas detyrës zyrtare për të akuzuarin Begzat Musliu, është ndërprerë gjykimi i së mërkurës në rastin ku Musliu, si drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), dhe Naim Sallahu ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K., po akuzohen për korrupsion.

Në këtë rast Begzat Musliu akuzohet se jashtëligjshëm përpiloi një raport auditimi në favor të kompanisë “Sallahu”, ndërsa Naim Sallahu, ish-drejtori i kompanisë “Sallahu” Sh.P.K. akuzohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Pacolli kërkoi ndërprerjen e seancës me arsyetimin se nuk kishte mundësi që të përgatitej lidhur me këtë çështje për të mbrojtur të akuzuarin Musliu, pasi që edhe gjykimi ishte në fazën e marrjes në pyetje të deshmitarëve të mbrojtjes.

“E njoftoj gjykatën se nuk kam qenë i njoftuar me kohë, nuk kam pas mundësi që të përgatitem me shkresat e lëndës për këtë seancë. Kërkoj nga gjykata të shtyhet kjo seancë për një ditë tjetër”, tha avokati Pacolli.

Një kërkesë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori i çështjes Bashkim Zeqaj, mirëpo i njëjti kërkoi nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të sqaronte për prezencën e avokatit Pacolli për të mbrojtur të akuzuarin Musliu sipas detyrës zyrtare.

Më pas, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla aprovoi propozimin e avokatit Pacolli, me arsyetimin se i njëjti nuk ishte njoftuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që ishte caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, por nga i akuzuari Musliu dhe se shkresat e lëndës i kishte marrë me vonesë nga avokati paraprak.

Ndër të tjera, gjykatësi Syla tha se gjykata lidhur me pengesën e cila u paraqit sot në seancë do t’i drejtohet OAK-së me shkresë për të kërkuar arsye pse nuk ishte njoftuar me kohë avokati Pacolli pasi që një pengesë e tillë e vononte punën e gjykatës.

Në këtë seancë, ishin të pranishëm edhe dëshmitarët Hysen Merovci dhe Shaban Krasniqi, ndërsa mungoi dëshmitarja Nexhibe Behluli, për të cilën gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Në Gjilan përurohet Porta e Monumentit të Heronjve të UÇK-së

Published

on

Në nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit, është zbuluar Porta e Monumentit të Heronjve UÇK tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se po përkujtojnë 25-vjetorin e Betejës së Zhegocit me një monument të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një simbol i luftës për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, ky monument, i vendosur në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe rezistencën e saj kundër dhunës së regjimit serb.

“Në këtë ditë rikujtojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i një rezistence të palëkundur për liri dhe pavarësi. Lufta e tyre është një histori e sakrificës sublime për të drejtat dhe vlerat e popullit të Kosovës. Luftëtarët e UÇK-së nuk u tronditën nga sfidat e pamëshirshme dhe vazhduan përpara me guxim dhe vendosmëri, duke lënë pas tyre një trashëgimi të idealizmit dhe përkushtimit ndaj lirisë”, tha Kushtrim Zeqiri.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, shtoi se ata e morën armën në dorë për të përballuar shtypjen dhe dhunën që i bëhej popullit të tonë. Pavarësisht rreziqeve të mëdha dhe sakrificave personale, ata vazhduan të luftonin me guxim dhe përulësi, duke refuzuar të dorëzoheshin para shtypjes dhe padrejtesise. Lufta e tyre ishte një kryqëzim i vlerave të guximit, dinjitetit dhe pavarësisë.

Ai më tej theksoi se me këtë monument, ndihen krenar, pasi që në qiellin e hapur të Kosovës, kjo simbolik do të lulëzoj përjetësisht përballë historisë së përjetshme të Kosovës, kjo është një shenjë e qartë e vendosmërisë së popullit për liri dhe pavarësi.

“Ky inaugurim është shenjë e një përkujdesje të vazhdueshme për dëshmorët dhe luftën e tyre për liri. Ky monument gjithashtu përforcon një ndjenjë përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm për të ruajtur dhe për t’u përkujdesur për trashëgiminë e tyre të fituar me aq sakrifica dhe vetëmohim”, tha drejtori Zeqiri.

Sipas tij, kjo ngjarje thekson rëndësinë e kujtesës dhe respektit për ata që dhanë jetën për vendin tonë. Ky monument gjithashtu bën thirrje për një angazhim të vazhdueshëm për vlerat e lirisë dhe demokracisë, për të cilat ata luftuan dhe sakrifikuan.

“Lavdi të rënëve për paqe, liri e pavarësi.

Nderime përjetësisht”, tha drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërsa ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se duke kujtuar ngjarjen e madhe të UÇK-së – Betejës së Zhegocit – vendosim që me shkronjat e arta të UÇK-së, simbolit me të cilin luftuan luftëtarët e lirisë, ta bëjnë nisjen e një inaugurimi të Portës së Heronjëve, e cila do të jetë hyrje për kompleksin e këtushëm memorial./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending