Connect with us

Ndërtim

Dyshohet për manipulime, urdhërohet sekuestrimi i pronës 7 mijë e 146 metra katrorë në Veternik

Published

on

Më një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës është urdhëruar të sekuestrohet përkohësisht një pronë në Veternik të Prishtinës në sipërfaqe prej afër 1 hektar.

Dosja e Prokurorisë së Prishtinës shpërfaq dyshimet për falsifikim të dokumentit me të cilën është bërë bartja e pronësisë nga një pronarë te një tjetër.

Për këtë, Prokurporia përmend provat dhe vendimet që dëshmojnë se ishte falsifikuar nënshkrimi, konkretisht nënshkrimi i dhënë në atë dokument nuk është nënshkrimi i M.F., në bazë të cilit dokument Z.H., nëna e të dyshuarit Y.H. e fiton të drejtën e pronësisë për parcelën.

Sipërfaqja e tokës së sekuestruar në lagjen në hyrje të qytetit të Prishtinës kap sipërfaqen prej 7 mijë e 146 metra katrorë.Dyshimet e prokurorisë ngritën edhe në atë se vula e përdorur në këtë dokument nuk i përket vulës së institucionit i cili kinse e ka lëshuar këtë dokument, raporton Kallxo.com.

Kjo është vërtetuar përmes ekspertizës se përpiluar nga një ekspert gjyqësor, pretendon prokuroria në dosjen e rastit.

Mbi këto dyshime e bazuar në kërkesë të prokurorisë është lëshuar urdhri për sekuestrim të kësaj prone në Veternik të Prishtinës.

Sipas urdhrit të gjykatës në pronën e paluajtshme duhet vendosur njoftimet që punëkryersi nuk i lejohet të vazhdojë punimet, që ndalohet shitblerja e banesave dhe njoftohet qytetarët se prona i është nënshtruar sekuestrimit të përkohshëm, e që hyrja në të nuk është e lejuar.Po ashtu në urdhëresën e gjykatës bëhet me dije se personat që hyjnë pa leje në këtë pronë i nënshtrohen arrestit.Për këtë rast Prokuroria e Prishtinës është duke bërë hetime./Media Ndertii.

Ndërtim

Kodet e ndërtimit po e pengojnë përdorimin e printimit 3D për ndërtimet jorezidenciale

Published

on

Pse printimi 3D është ende i sheshtë në ndërtimet komerciale?

Sipas një ekzekutivi të Buro Happold, kodet e ndërtimit – jo aftësitë apo dizajni – po e pengojnë teknologjinë.

E shpallur si një mënyrë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e pastër për të ndërtuar, teknologjia e printimit 3D ende nuk është përshkallëzuar në një mënyrë kuptimplote për ndërtimet jorezidenciale.

Ndërkohë që qeveria amerikane ka dhënë para nga granti për të hulumtuar aftësitë e printimit 3D në hapësirë, dhe disa projekte të provës së konceptit nga urat në kazermat e ushtrisë kanë grumbulluar tituj, përdorimi i aplikuar i printimit 3D në ndërtimet komerciale mbetet i sapolindur.

Patti Harburg-Petrich, drejtoreshë në zyrën e Los Anxhelosit të firmës inxhinierike Buro Happold me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se fajtori i vërtetë ka të ngjarë të jetë ai që të gjitha risitë e reja të ndërtesave janë të detyruara të lundrojnë: vetë kodi i ndërtimit.

Këtu, Harburg-Petrich flet me Construction Dive për atë që e pengon printimin 3D dhe ku mund të gjejë adoptim më të gjerë në ndërtimet jashtë vendit dhe sektorin jorezidencial./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Ferizaj do të bëhet me Spital Rajonal e QKMF të re

Published

on

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në vizitë, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryetari i Ferizajt deklaroi pas takimit se gjendja në sistemin e shëndetësisë në Ferizaj është me kapacitete të kufizuara, si me spitale ashtu edhe me resurse humane.

Megjithatë,  sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është se do të përfundojë ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe i QKMF-së së re.

E  ministri Arben Vitia deklaroi se punimet do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të zgjidhet ky problem.

“Sa më shpejt që është e mundur do të fillojnë punimet, apo do të vazhdojnë në fakt punimet në ndërtesën aktuale” tha Vitia.

Pas vizitës në komunë, ministri Vitia ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Ndërtim

Kundërshtohet ndërtimi i stacionit të policisë kufitare në Veri

Published

on

Lista Serbe i ka dërguar një letër proteste vendeve të QUINT-it, BE-së e KFOR-it, pas vendimit të Qeverisë e cila i shpalli me interes të veçantë publik disa prona të paluajtshme në komunën e Leposaviqit, më saktësisht në zonat kadastrale Dren dhe Leshak.

Subjekti më i madh politik i serbëve në Kosovë po konsideron se tokat “po rrëmbehen me shpronësim të paligjshëm nga Kurti”.

Për ta shpronësimi po bëhet pa bazë ligjore dhe këto “lëvizje të njëanshme kuptohen si dhunë institucionale dhe kidnapim i tokës serbe”.

“Në të njëjtën kohë në letër, u bëhet thirrje të gjithëve që urgjentisht të ndalojnë këto veprime të paligjshme dhe të parandalojnë rrezikimin e mëtejshëm të paqes, sigurisë ligjore dhe fizike të popullit tonë nga regjimi i Albin Kurtit”, kanë njoftuar Lista Serbe përmes një komunikate./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Trending