Dy shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë, Neshad Asllani dhe Haki Dervishi kanë paditur kompaninë Google për diskriminim, përkatësisht për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura.
Neshad Asllani i cili është mjek i njohur dhe themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York tha për Kallxo.com që është shumë i lumtur që kjo çështje aq e rëndësishme ka marrë jehonë pas padisë së tyre.
Me një observim të thjeshtë në sistemin e Google, vihet në pah që gjuha shqipe nuk është në mesin e gjuhëve të mbështetura.
Nëse gjuha nuk është e mbështetur, nuk lejohet të publikohet përmbajtje në Google me atë gjuhë.
“Gjuhë të pambështetura: Ne nuk lejojmë përmbajtje që: nuk është kryesisht në një nga gjuhët e mbështetura,” shkruan në kutinë e Google “Ndihmë për politikat publikuese”.
Sipas Asllanit dhe Dervishit, angazhimi i tyre lobues dhe koordinimi i aktiviteteve për pranimin e Kosovës në Rotary International me 5 Nëntor të vitit 2005 që rezultoi me njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës, “do të mbetet një nga momentet më të ndritura të përkushtimit të tyre për kauzën kombëtare”.
Haki Dervishi rishtazi është dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm në ShBA./Media Ndërtimi