Connect with us

Aktuale

Durmishi tregon për dosjen që deponoi në Prokurori, thotë se ka korrupsion dhe ndërhyrje brutale ndaj buxhetit të shtetit

Published

on

Nga 500 mijë në 5 milionë u shndërrua vlera e një kontrate me qeverinë e kaluar. Prokuroria Speciale duhet t’i hetojë rastet e korrupsionit të lartë, thotë zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai  dorëzoi sot në Prokurorinë Speciale një dosje që lidhet me korrupsion të hapur në ministrinë e Infrastrukturës nga ish ministri Pal Lekaj.

Dosja ka të bëjë me kontratën “Mirëmbajtja e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës për vitet 2017-2019”. Kjo kontratë e nënshkruar në mars të vitit 2018, sa ishte ministër Pal Lekaj, kishte vlerë të përcaktuar 500 mijë euro, kurse në fund përfundoi me vlerën 5 milionë e 300 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për një zhvatje të hapur dhe brutale të buxhetit.

“Pas hapjes së ofertave, vlerësimit të tyre, derisa në të gjitha dokumentet zyrtare të publikuara vlera e parashikuar ishte 500 mijë euro, në kontratën e nënshkruar, te kushtet e përgjithshme të kontratës, ndërhyhet dhe ndryshohet në mënyrë të kundërligjshme neni 24, paragrafi 24.1 me ç’rast i gjithë buxheti i paraparë për ndërtimin dhe rikonstruimin e urave në tërë territorin e Kosovës në shumë prej 4 milionë e 352 mijë e 22 euro vendoset në këtë kontratë që është në kundërshtim me ligjin,” tha Hyseni.

Për ta shpjeguar më mirë për opinionin publik pse kjo kontratë ka lëvizur brutalisht nga 500 mijë në 5 milion e 300 mijë, zëvendësministri Hyseni morri si shembuj dy pozicione brenda kësaj kontrate.

“Pozicioni 5.1 në të cilën parashihej gërryerja dhe pastrimi i betonit të degraduar ishin të parapara 350 metra katror me çmim 5 euro për metër katror, në fund arrin në 103811 metër katror apo në vlerë monetare 519058 euro

Pozicioni 5.4 në të cilën parashihej lyerja e shtyllave të urës që ishin të parapara 450 metra katror me çmim 10 euro për metër katror që në total do të kushtonte 4500 euro, në fund ka përfunduar me rritje të sasisë në 103812 metra katror apo në vlerë 1038124 euro./Media Ndërtimi.

Aktuale

Komuna e Gjilanit dha mbi 80 mijë euro për orendi në QKMF, tash s’dihet ku kanë mbetur

Published

on

Komuna e Gjilanit raportohet se ka paguar rreth 80 mijë euro për inventor, tavolina pune dhe ormanë të cilat nuk dihet se ku gjenden tani.

“Insajderi” raporton se gjatë vitit 2022, Komuna e Gjilanit, më konkretisht QKMF-ja atje, ishte furnizuar me inventar dhe se faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtarë të emëruar si komision.

“Faturat ishin nënshkruar nga tre zyrtaret qe ishin emëruar si komision për pranimin e inventarit. Komisioni i pranimit te inventarit deklarohet se me kërkese të menaxhmentit janë nënshkruar në faturë vetëm për tu ekzekutuar pagesa dhe se nuk kanë njohuri në lidhje me inventarin.” – thuhet në raport.

ZKA-ja ka rënditur edhe 12 artikujt që nuk gjenden në QKMF.

Në fund, vlera totale siç shihet edhe në raport, del të jetë mbi 80 mijë euro.

“Pagesat e bëra për inventarin zyrtarë i cili nuk gjendet në komunë, ndikon në dëmtimin e buxhetit komal.” – ka bërë të ditur ZKA-ja.

Në fund ndërkaq, është rekomanduar që kryetari Alban Hyseni të kërkojë llogaridhënie nga zyrtarët dhe të marrë masa menjëherë që inventari i paguar të dërgohet në QKMF./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Era Thaqi do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

Published

on

Era Thaqi ka vizituar NASA-n në vitin 2022, ndërsa këtë vit është pranuar në dy universitete amerikane. Së shpejti ajo do ta përfaqësojë Kosovën edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës, në Japoni.

Në fund të klasës së nëntë, Era kishte filluar të interesohej për kodimin dhe mbajtjen e kurseve të ndryshme.  Me këtë rast i janë ofruar disa mundësi.

Prej këtyre mundësive ajo ka veçuar vizitën në Amerikë, në Virginia Tech University dhe në Agjencinë amerikane të hapësirës – NASA.

Mirëpo, ky nuk është suksesi i vetëm i saj, pasi ajo është pranuar në dy universitete amerikane, me bursë të plotë.Studimi në Amerikë është një realizim ëndrre për të, pasi ajo që e vogël e kishte menduar që të studionte atje.Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

18-vjeçarja ka aplikuar në 7 universitete amerikane (4 prej tyre bëjnë pjesë në grupin ‘Ivy League Universities’) dhe është pranuar në dy prej tyre, në Universitetin e Princeton dhe Brown. Si rezultat, ajo ka treguar se cila është fusha që ka zgjedhur ta studiojë në Princeton.

“Studioj në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, edhe kam vendos me bë një kombinim me neruo-shkencën, për shkak se po du me gjet lidhjen ndërmjet këtyre dy fushave që mundet me pas efekt në zgjidhjen e problemeve” – ka thënë Thaqi për Kallxo.com.

Lajmin se është pranuar në këto univeristete e kishte marrë më 30 prill, dhe kjo e ka emocionar atë, duke u ndjerë jashtëzakonisht e lumtur pasi që ia ka arritur qëllimit dhe i është shpërblyer puna që ka bërë për një kohë të gjatë.Se a mendon që do t’i ndihmojnë mësimet e deritanishme nga shkollimi në Kosovë, Era ka thënë se për nga pjesa teorike mendon që do t’i ndihmojnë, mirëpo në pjesën praktike ajo është dashur vet të interesohet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa” mbahet në Tiranë

Published

on

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, të mërkurën më 7 qershor 2023, në ora 10:30, do të mbahet ekspozita “Vizione të aktivizimit të potencialeve të lumit Vjosa”

Kjo ekspozitë vjen si rezultat i punës studimore të bërë nga një grup profesorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arkitekturës e Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës dhe nga Departamenti i Arkitekturës në Pescara, të Universitetit “G. d’Annunzio” të Chieti-Pescara, Itali., në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, AKPT në Shqipëri./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending