Connect with us

Infrastrukturë

Inspekcioni pastron hapësirën e liruar publike afër Stacionit të trenit në Prishtinë

Published

on

Ditë më parë Drejtoria e Inspeksionit morën një aksion për largimin e shitësve ilegale si dhe ndërtimeve ilegale afër stacionit të trenit në Prishtinë.
Kjo hapësirë pritet të shndërrohet në park për banorët e zonës. Për vite të tëra këtu ishin të vendosur ilegalisht shitësit e materialeve te ndryshme ndërtimore bashkë me mjetet e tyre.

Ndër vite këtu ishin të vendosur ilegalisht shitësit e materialeve te ndryshme ndërtimore bashkë me mjetet e tyre.

Kjo hapësirë publike e liruar (rreth gjysmë hektari) planifikohet te pastrohet nga masivi i mbeturinave inerte dhe mbeturinave te tjera dhe të shndërrohet në hapësire të gjelbëruar.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se i kanë shpallur luftë ndërtimeve ilegale dhe se do vazhdojnë edhe më tutje me lirim të hapësirave të uzurpuara dhe shtim të gjelbërimit.

Drejtori i Inspekcionit Florian Dushi kishte deklaruar se për disa objekte në këtë zonë dihet të flasin edhe me hekurudhat pasi është pronë e tyre.

Kurse për hapësirën në tërësi, sipas tij, ka pas shumë ankesa nga banorët e zonës për pluhur e papastërti./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Rruga Kijevë – Dollc, jepen zotime se do të kryhen brenda afatit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, më 19.04.2024.

Me këtë rast, ai tha se punimet e kësaj rruge do të kenë edhe mbikëqyrës të punëve të kryera.

Ndërsa zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi njoftoi që janë tri llote të punimeve të kësaj rruge.

Ai tha se afati për llotin më të madh është 260 ditë, por u shpreh i bindur se punimet do të realizohen para këtyre afateve.

“E nisëm me Podujevën për të vazhduar me Mitrovicën me ritëm të lartë dhe tani po e fillojmë ndërtimin e rrugës në drejtim të Pejës. Janë tri llote. Afati më i gjatë është 260 ditë për llotin me të madh, por unë jam i bindur që do të realizohen para këtij afati të gjitha llotët”- tha ai.

Kurti dhe Durmishi u pyeten edhe lidhur me ankesat e qytetarëve që për shkak të punimeve do të mbyllen disa biznese.

Durmishi tha se devijimi i rrugës ka filluar shumë më herët.

Komplet elaborimin e studimit ua kam dhënë përfaqësuesve të bizneseve”- tha ai.

Ndërsa, kryeministri Kurti tha se kjo çështje do të diskutohet dhe se nuk dëshirojnë ta dëmtojnë askënd për shkak të këtyre punimeve.

Po ashtu, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se po i kushtohet rendësi që shpronësimet të kryhen në kohë në mënyrë që të mos krijojnë probleme tjera.

“Në dallim të projekteve të mëhershme ajo që i kemi kushtuar rendësi është që shpronësimet të kryhen në kohë dhe të mos kemi problem me shpronësime, të cilat pastaj na krijojnë pengesa në projekt. Ky projekt është duke u realizuar në mbikëqyrjen e një kompanie. Të gjitha këto na sigurojnë që punimet të kryhen në kohë”- tha Aliu.

Ai ka njoftuar më 25.03.2024 se është nënshkruar kontrata për fillimin e ndërtimit të rrugës Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë-Dollc.

Kjo kontratë, siç ka bërë të ditur ministri, kap vlerën 21 milionë euro dhe se rruga do të jetë me katër korsi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zv.ministri Durmishi njofton një projekt të ri, në rrugën Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren

Published

on

Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi ka njoftuar se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Këtë njoftim ai e ka dhënë nga terreni ku ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve për rrugën Kijevë-Zahaq.

“Rruga Kijevë – Zahaq, po bëhet pa zvarritje dhe me cilësi në investime, planifikim e përgatitje gjithpërfshirëse, e me kursim të buxhetit nga 240 milionë euro sa ishte planfikuar në të kaluarën, sot do të kushtojë më pak se 90 milionë euro, pra po i kursejmë plot 150 milonë euro buxhetit të Kosovës.

I kemi përfunduar shpronësimet për segmentin deri në Dollc dhe dje kemi marrë vendim në Qeveri për shpronësimin e segmenti nga Dollci e deri në Zahaq si parapërgatitje që në fillim të muajit maj të fillojmë procedurën e prokurimit edhe për segmentin nga Dollci deri në Zahaq.

Rruga për Pejë ka filluar me ritëm të shpejtë e dinamikë të shtuar në ndërkohë që jemi në përfundim të hartimit të projektit kryesor edhe për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren.

Urime qytetarëve të Rajonit të Dukagjinit dhe gjithë Kosovës” shkruan Durmishi në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mes protestave nisin punimet e rrugës Kijevë-Dollc

Published

on

Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukrurës, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se kostoja e zgjerimit të rrugës për 11 kilometra është rreth 21 milionë euro.

“Gati 11 kilometra, për ma pak se 21 milionë euro, po i inaugurojmë sot. Unë e falënderoj shumë ministrin Aliu dhe zëvendësin e tij Durimishi, si dhe kompaninë që po i bën këto punë e gjithashtu edhe kompanisë që po i mbikëqyr këto punime”, deklaroi Kurti.

I pari i Qeverisë shtoi se është arritur që të shpëtohet 150 milionë euro në këtë projekt.

“Duhet ta mbajmë mend atë që e tha zëvendësminstri Durimishi. Nga 240 milionë euro sa ka pasur të kushtojë kjo rrugë, do të kushtojë 90 milionë euro. Pra, 150 milionë euro do të zhdukeshin nga buxheti pa nevojë, do të përfundonin në xhepa privat. Mirëpo tash nuk mbuxhen xhepat privat, mbushet arka e shtetit dhe ka shumë planifikim e përgatitje. Çka kanë bërë ata më herët? Ata fillonin punimet dhe pastaj prona e pa shpronësuar u dilte në rrugë dhe shkonin në stratosferë çmimet e tokave, por kjo nuk bëhej pa paramendim për përfitimet vetjake. Nga 240 milionë euro nga 90 milionë euro, a e dini çka do të thotë kjo?”, tha Kurti.

Kompanitë fituese janë përzgjedhur nga ministria para gati 1 muaji./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending