Connect with us

Ambienti

Dita Botërore e Ujit, vazhdon degradimi i lumenjve në Kosovë, kontrollohen nga operatorët e hidrocentraleve

Published

on

Në ditën Botërore të Ujit, 50 organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit Albin Kurti. Me këtë letër të hapur kryeministrit Kurti i është kërkuar takim urgjent lidhur me situatën kritike dhe mbrojtjen e lumenjve.

Në letrën e tyre thuhet se “Ministri Aliu ka braktisur mandatin demokratik të dhënë nga populli, duke përjashtuar publikun nga proceset vendimmarrëse dhe duke lejuar që lumenjtë e Kosovës të jenë nën kontrollin e operatoreve të hidrocentraleve, për të cilët çdo pikë ujë në lum është humbje në xhepat e tyre”.

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti 22.03.2024I nderuar Kryeministër Albin Kurti,Në rastin e Ditës Botërore të Ujit, më 22 Mars 2024, po ju drejtohemi me zhgënjim të thellë për të kërkuar anulimin e Udhezimit Administrativ (UA) MMPHI 04/2022 për Lejet Mjedisore për të i dhënë fund vendimeve arbitrare dhe abuzimeve me resurset tona natyrore nga Ministria e Mjedisit.

Që nga viti 2021, një grup i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistë janë duke u përpjekur që të sigurojnë përfshirjen e pjesëmarrjes publike në Udhezimin Administrativ (UA) 04/2022 për Lejet Mjedisore.

Kjo është bërë fillimisht duke dërguar komente në draftin e propozuar nga Ministria e Mjedisit në vitin 2021 por që asnjë nga komentet tona nuk është marrë për bazë.

Kërkesa jonë kryesore ishte që publiku i ndikuar të njoftohej dhe të kishte të drejtë të paraqiste dëshmi për gjendjen e mjedisit para dhënjes së lejes mjedisore, e cila është akti i fundit administrativ dhe që mundëson operimin apo shfrytezimin e resurseve.

Kjo është kërkuar për arsye se për leshimin e lejeve mjedisore, Ministria e Mjedisit merr parasysh vetëm informatat e dorëzuara nga operatoret, që, siç dihet në rastet e hidrocentraleve në Lumbardh dhe Lepenc, operatoret nuk kanë lajmëruar asnjëherë shkatërrimet masive.

Si organizata që ndjek punën e Ministrisë së Mjedisit, jemi të skandalizuar nga qasja e ministrit Aliu, ku me një arrogancë të pa parë injoron Kushtetutën e Kosovës, obligimet që rrjedhin nga direktivat e BE-së, udhezimet ligjore nga ju, rolin dhe te gjeturat e institucioneve mbikqyrse, therret konferenca per media dhe leshon deklarata publike kunder shoqerise civile, dhe më e rëndësishmja, injoron evidencën dhe faktet shkencore që dëshmojnë tharjen e lumenjve, humbjen e ujerave nëntokesore, dhe zhdukjen e biodiversitetit.

Është alarmante kur dëgjojmë propagandën e vazhdueshme për arritjet e ministrisë për të mbrojtur lumenjtë e Kosovës, pasi gjendja e lumenjve tanë, sidomos ata në parqet kombëtare, në Sharr dhe Bjeshkët e Nemuna, dëshmon qartë dështimin e ministrit Aliu për të mbrojtur ujerat e rrezikuara./Media Ndërtimi

 

Ambienti

Ngrohja nga “Termokos” eliminon ndotjen e ajrit për rreth 135 mijë ton CO2

Published

on

NP “Termokos” gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 ka zgjeruar rrjetin e ngrohjes edhe për 13.313 njësi banimi, 317 objekte banesore me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00m². Zgjerimi i rrjetit dhe përfshirja në furnizimin me ngrohje për mbi 13 mijë njësi banesore, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë elektrike si dhe eliminimin e nevojës së përdorimit të alternativave tjera ngrohëse, të cilat shkaktojnë ndotjen e ajrit.

Sipas kalkulimeve kjo ka ndikuar, që të zvogëlohet emitimi i dioksidit të karbonit (CO2) për 58.000 ton përgjatë një sezoni ngrohës. Ndërkaq, ndikimi në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, konsiderohet, se është shumëfish më i lartë dhe arrin në shifra të pallogaritshme, duke pasur parasysh faktin se aktualisht në rrjetin e ngrohjes janë të kyçur rreth 30 mijë konsumatorë.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë për çdo sezon ngrohës NP “Termokos” nëpërmes furnizimit me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, eliminon ndotjen e ajrit të Prishtinës për afërsisht 135 mijë ton CO2.

NP Termokos përgjatë sezonit të fundit ngrohës 2023/2024 ka ekstraktuar nga KEK-u 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%.

Gjatë këtij sezoni ngrohës janë liferuar 270 GWh energji termike tek konsumatorët apo 14.6% më shumë energji, gjë që ka qenë rrjedhojë e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Konventa e Bernës do të monitorojë projektin e Skavicës për shkelje të mundshme, shpresë për lumin e Drinit të Zi dhe speciet e rrezikuara

Published

on

Konventa e Bernës*, në mbledhjen e saj të prillit ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta të mëposhtme:

– HEC-i i Skavicës në lumin Drini i Zi mund të prekë një zonë të mundshme të Rrjetit Emerald dhe gjithashtu specie të shumta të mbrojtura në Konventën e Bernës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në ligj, shkruan Monitor.al

– Shqetësim i veçantë është për Rrëqebullin e Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike dhe korridoret e tij migratore. Konventa e Bernës ka theksuar se projekti i HEC-it të Skavicës bie ndesh me Projektin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit, në të cilin Shqipëria ishte propozuesi kryesor për renditjen e rrëqebullit të Ballkanit si një specie rreptësisht e mbrojtur.

– Byroja e Konventës së Bërnës theksoi gjithashtu se projekti mund të prekë tre liqene të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës.

– Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar,

– Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës.

Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

Continue Reading

Ambienti

Sheffield, qyteti me më shumë pemë në Europë

Published

on

Qyteti anglez, Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquajtur “qyteti i çelikut”, sot në vend të industrisë “ushqen” gjelbërim.

Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se njerëzit ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët janë dakord se natyra duhet të ushqehet.

Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Uji i vrullshëm nxiste rrotat e ujit dhe qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Por fakti që Qyteti i Çelikut është sot kampioni britanik në gjelbërimin urban konfirmon se vetëm ndryshimi është konstant. Besoni apo jo, më shumë se gjashtëdhjetë për qind e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak. Autoritetet e qytetit janë të vendosur të ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025.

Sot, me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending