Connect with us

Infrastrukturë

Diaspora duan të blejnë, jo të marrin me qira patundshmëritë në Kosovë

Published

on

Me ardhjen e sezonit të verës, po vijnë edhe ofertat nga kompani të gjithë sektorëve. Ajo që sigurisht i intereson shumicës janë ofertat në patundshmëri.

Në Kosovë kompania Pro Real Estate po ofron konsultime falas rreth shitjes apo blerjes së patundshmërive. Lidhur me këtë si dhe trendin e shitblerjes së patundshmërive, tregon më hollësisht Krenar Batusha nga Pro Real Estate.

Albinfo.ch: Cilat janë ofertat e patundshmërive nga PRE për muajt e verës?

Krenar Batusha: Në kompaninë tonë, për diasporën do të ofrojmë konsulta falas nga specialistë të shitjes për të gjithë ata që janë të interesuar për blerje apo marrje me qira të patundshmërive.

Albinfo.ch: Sa ka pasur rritje të çmimeve në patundshmëri këtë vit?

Krenar Batusha: Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të çmimeve në masën prej 7.4%, kurse këtë vit ka rritje prej 7.8%. Do të thotë që në dy vitet e fundit ka pasur rritje prej 15%.

Albinfo.ch: Sa dallojnë çmimet e patundshmërive në Kosovë në qytete të ndryshme? Dhe cilat janë tri qytetet në të cilët ka më së shumti kërkesë për blerje të patundshmërive?

Krenar Batusha: Çmimet dallojnë shumë sigurisht, jo vetëm mes qyteteve, por në Prishtinë çmimet dallojnë edhe në mes të qendrës së qytetit dhe rrethinës. Tri qytetet me më së shumti kërkesë për blerje të patundshmërive janë: Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.

Albinfo.ch: A ka më shumë interesim nga diaspora për blerje të patundshmërive apo marrje me qira?

Krenar Batusha: Interesimi është shumë më i madh për blerje, pra, rreth 73% e kërkesave që vijnë nga diaspora janë për blerje. Ne shpesh na duhet të caktojmë takime disa muaj më parë për vizitë në prona të ndryshme. Kurse sa u përket kërkesave për qira, ato rriten zakonisht gjatë muajve të verës, për afat të shkurtër.

Albinfo.ch: A ndikon standardi i diasporës në rritjen e çmimeve të patundshmërive në Kosovë?

Krenar Batusha: Duke marrë parasysh që çmimet rriten atëherë kur rritet kërkesa, mund të themi se kërkesat e mëdha nga diaspora ndikojnë pak, por jo dukshëm, në ngritjen e çmimeve.

Albinfo.ch: Si qëndron kërkesa për blerje të patundshmërive në raport me një vit më parë, është rritur apo ka rënë?

Krenar Batusha: Në krahasim me vitin e kaluar kërkesa për blerje/qira është dyfishuar.

Albinfo.ch: Si e konsideroni, a është koha e duhur për të blerë banesë/shtëpi me çmimet e ngritura? Apo pritet që këto çmime të bien?

Krenar Batusha: Në kompaninë tonë trendi i kërkesave është vazhdimisht në rritje. Në këtë rast ne kemi identifikuar se kjo vjen si arsye e strukturës familjare, ku deri në vitet e fundit ne kemi jetuar në bashkësi më të mëdha. Nevoja për shkëputje nga këto bashkësi, sidomos nga të rinjtë, kur dihet se 58% e popullsisë së Kosovës i përket moshës 25 vjeç, ka bërë që të lindin kërkesa për blerje të patundshmërive. Në anën tjetër, lëvizjet e ekonomisë globale, fillimisht me inflacion e tani që jemi në fazën e recesionit, mund të kenë efekt edhe në vendin tonë. Andaj koha më e mirë për të blerë prona është gjatë kësaj faze!/Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët

Published

on

Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.

Kjo do të thotë, se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë, që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.

Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.

Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën, mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend, është duke ecur.

Europa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet jo-europiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez, ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.

  1. Mynih
    2. Milano
    3. Varshavë
    4. Helsinki
    5. Parisi
    6. Tokio
    7. Madrid
    8. Oslo
    9. Kopenhagen
    10. Amsterdam janë qytetet më të mira për këmbësorët./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë

Published

on

Gurthemeli për ndërtimin e objektit për Klinikën e Hemato-onkologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë u vendos sot (02.05.2024) nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Ky objekt mbi 3 mijë e 700 metra katrorë do të kushtojë rreth 4.3 milionë euro dhe sipas ministrit do të plotësojë standardet moderne e do të mundësojë ofrimin e shërbimeve të reja.

“Do të plotësojë shumë standarde moderne, të cilat tani për shkaqe të infrastrukturës së vjetër dhe të dëmtuar, klinikat përkundër angazhimit dhe përkushtimit maksimal nuk kanë mundur të jepen një pjesë e shërbimeve” – tha ai.

Vitia tha se faza e implementimit të këtij projekti është 3 vjet.

1 mijë e 100 metra të kësaj hapësire, sipas Vitisë do të jenë për pjesën diagnostike të klinikave.

Mbi 3 mijë e 700 metra katrorë, ku rreth 1 mijë e 100 metra katrorë do të jenë për pjesën diagnostike.

“1 mijë e 100 metra katrorë, dyfishim të kapaciteteve për Nefrologji dhe diku rreth 1 mijë e 600 metra katrorë për hemato-onkologjinë” – shtoi ai.

Objekti i ri, siç tha minsitri përveç se do të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme do të krijojë edhe kushte shumë më të mira pune për profesionistët shëndetësorë.

Hemato-onkologjia merret me kanceret e gjakut dhe të indeve gjakformuese, përfshirë leukeminë. Ndërsa, Nefrologjia është degë e mjekësisë e cila diagnostikon dhe trajton sëmundjet e lidhura me veshkat.

I pyetur nga KALLXO.com për vazhdimin e ndërtimit të objektit për Klinikën Emergjente, i cili mbeti në gjysmë, Vitia tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka dhënë dritën e gjelbër dhe se sivjet do të vazhdojë puna për këtë objekt.

“Më në fund është zgjidhur nyja që ka zgjatur nga viti 2015-2016 në mos gaboj. Tani ka ardhë nga OSHP vlerësimi se krejt mund të vazhdojmë dhe po pritet nënshkrimi i kontratës për të filluar punën” – tha Vitia.

Pas ndërtimit të Emergjencës së re, udhëheqësi i shëndetësisë tha se Kosova do të ketë një nga qendrat emergjente më moderne në rajon.

Për këtë projekt ishin nisur hetime edhe nga Prokuroria./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Published

on

Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit.

Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.

Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.

Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç.

Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit.

Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.

“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.

Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime.

Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending