Connect with us

Aktuale

Dhuroi thëngjill për punëtorët e saj, por ATK detyron KEK-un të paguajë tatim për të

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shpërndarjen e thëngjillit si dhuratë për punëtorët e saj, në fillim të muajit tetor. Por, edhe pse thëngjilli u është dhënë si dhuratë, kur e kanë marrë pagën e këtij muaji, në faturë ka figuruar se shumë për thëngjill. Për arsyen pse ka ndodhur kjo, ka folur Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Nexhat Llumnica.

Kosova është duke u përballur me krizë energjetike qe disa muaj. E për t’ua bërë më të lehtë përballimin e kësaj krize, Qeveria e Kosovës ka vendosur që punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, t’ju dhurohet një sasi e qymyrit 8 deri në 10 tonë.

Ministria e Ekonomisë e ka marrë vendimin më 21 shtator, derisa shpërndarja e thëngjillit për punëtorët e KEK’ut ishte bërë me 11 tetor.

Por, tash kur kanë dalë pagat e këtij muaji, në adresë të Gazetës Express kanë ardhur mesazhe se në faturë punëtorëve u ka figuruar një shumë për thëngjillin që kanë marrë.

Arsyen pse ka ndodhur kjo, e ka shpjeguar për Gazetën Express, Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve te KEK’ut, Nexhat Llumnica.

Llumnica ka thënë se punëtorëve u kanë dalë pagat e plota, por se pjesa që figuron aty për thëngjill, është vlera e tatimit që e obligon ATK’ja KEK’un.

Sipas tij, 85 euro nga kostoja e thëngjillit tatimohen.

“Kjo është vetëm tatimim i 85 eurove, tatim në fitim që e obligon ATK’ja patjetër KEK’un për me u tatimu përndryshe mund ta dënojë KEK’un. Punëtorët i kanë marrë pagat e plota, por nuk kemi mujt krejt me i sqaru. Një pjesë të konsiderueshme i kemi sqaru se çka o kjo, ajo që s’është sqaru, është pak problem me kuptu se e kanë qit si të pakuptueshëm, e kanë qit vec si akontacion të cilën e kemi marrë e nuk ka shkru që për thëngjill, e për atë e kanë të paqartë punëtorët “, ka thënë Llumnica.

Ndryshe, Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit, që është lloji i thëngjillit, dhe si e tillë është vendi i pestë në botë për nga sasia e këtij resursi.

Sasinë më të madhe të energjisë elektrike, Kosova e prodhon nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.

Punëtorët e KEK-ut edhe në të kaluarën kanë marrë thëngjill nga kompania.

Por, në vitin 2018, Ministria e Zhvillimit Ekonomik pati marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.

Ky vendim është shfuqizuar në fund të muajit shtator, nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka theksuar se e ka marrë këtë vendim “në mënyrë që punëtorët të ndihmohen për tejkalimin e krizës”.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending