Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fisnik Osmani, është zgjedhur kryeshef i ndërmarrjes publike “Termokos”, në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
Ai ka konkurruar për pozitën e kryeshefit në ndërmarrjen publike lokale të Komunës së Prishtinës, Termokos, gjatë kohës kur ka qenë edhe asamblist në të njëjtën Komunë.
Konkursi për kryeshef të “Termokos”-it është zhvilluar me asistencë të BDO-së, kompanisë së angazhuar nga Ambasada britanike për t’u ofruar insitucioneve të Kosovës ndihmë në rekrutim të pozitave të larta drejtuese, raporton Kallxo.com.
Zgjedhja e Osmanit në krye të “Termokos”-it është bërë në kundërshtim më praktikën e instaluar nga bordi i Koroporatës Energjetike të Kosovës me rastin e eliminimit të Blerand Stavilecit nga gara për kryeshef të kësaj kompanie për shkak të së kaluarës së tij. Edhe në rastin e Blerand Stavilecit, konkursi ishte asistuar nga BDO-ja.
Në atë kohë ishte kërkuar një interpretim i ligjit për Ndërmarrjet Publike nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria për Zhvillim Ekonomik nëse në krye të ndërmarrjeve lejohen të zgjidhen personat me të kaluar politike.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes Zyrës së Kryeministrit kishte thënë se kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjeve publike të Kosovës duhet të jetë i pavarur, ashtu siç kërkohet edhe për anëtarët e tjerë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjeve publike. Pra, asnjë person që në 36 muajt e fundit ka pasur poste politike në institucione apo në parti politike nuk mund të zgjidhet në krye të menaxhmentit të një ndërmarrje je publike.
Në përmbledhje dhe në bazë të dispozitave të legjiscalionit në fuqi për ndërrmarje publike, konsiderojmë se bordi i drejtorëve të KEK-ut, me rastin e përzgjedhejs së kryeshefit ekzkeutiv, duhet të veprojë bazuar në neni 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili ekzluzivisht ka të bëjë më zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të NP-së i cili sqaron se personi që është ose në çfarëdo kohe, gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartësi i një posti udhëheqës ose vendimarrës në një parti politike, nuk mund të zgjidhet kryeshef ekzekutiv i ndërmarjes publike”- thuhet në interpretimin e MZHE-së të lëshuar përmes Zyrës së Kryeministrit.

Pra, në këtë opinion ligjor është theksuar se në nenin 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet që me zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes publike, personi që është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36-muajshe para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike, nuk mund të zgjidhet kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike.
“Në Ligjin për Ndërmarrjet Publike definohet qartë se një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse “është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”- potencohet në opinionin ligjor.
Sipas këtij opinioni, përkufizimi i termit “i emëruar politik” nënkupton personin i cili është emëruar ose propozuar nga subjekti politik si kandidat për një post të zgjedhur./Media Ndërtimi.