Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturë bazuar ne të dhëna për periudhën 2019-2021 ka realizuar rreth 200 inspektime me procesverbal ndaj operatoreve fizik dhe juridik (seperues), si eksploatues qe veprojnë dhe operojnë ne afërsi të lumenjve të Kosovës.
Bazuar në inspektimet e realizuara dhe konstatimit të gjendjes në terren, Inspektorati i MMPHI-së ka ndërmarrë masa në bazë të shkeljeve ligjore qe janë hasur ne terren, duke nxjerr vendime për ndalim të aktivitete, ndëshkim me gjoba, inicime kundërvajtëse dhe penale.
Gjatë vitit 2019 , Inspektoriati i MMPHI dhe Policinë e Kosovës-Drejtoria e Krimeve të Rënda, KPMM, APK, Policia Rajonale dhe Inspektoratet komunale kanë zhvilluar inspektime të përbashkëta ne tërë territorin e Kosovës duke përfshirë edhe Komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçan dhe Leposaviq, tek operatoret me aktivitet për resurse minerare, duke përfshi edhe inspektimet ne seperecione – shfrytëzim i inertëve të lumenjve.
Inspektimet kanë vijuar kryesisht në lumenj ku ka pasur degradime me të mëdha si ne: Komunën e Prizrenit(pjesën e Drinit te Bardhë), Komunën e Rahovecit( pjesën e Drini i Bardhë), Komunën e Gjakovës(Lumi i Erenikut), Komunën e Pejës(Lumbardhi i Pejës), Komunën e Kamenicës(Lumi Krivareka dhe Desivojc), Komunën e Vushtrisë (Lumi Sitnica), Komunën e Mitrovicës(Lumi Ibër).
Gjatë këtyre aksioneve inspektues janë hasur – vërejtur degradime të mëdha nëpër brigjet e lumenjve dhe në përgjithësi të peizazheve natyrore.
Bazuar në gjendjen ne terren Inspektorati i MMPH-së, ka ndërmarr masa ndaj operatorëve qe operojnë afër shtratit të lumenjve, të cilët operonin në mungesë te dokumentacionit si dhe ndaj atyre që janë hasur duke operuar ilegalisht.
“Në vitin 2020 nuk kemi mundur ta realizojmë planin e punës ne tërësi për shkak të situatës se pandemisë, ndërsa ne vitin 2021 Inspektorati i MMPHI-së ka zhvilluar inspektime tek resurset minerare duke i përfshi edhe seperacionet e inerteve te lumit, mirëpo në pa mundësi që të inspektohet edhe gjendja e lumenjve.”, deklaruan nga MMPHI.
Në lumenjtë e evidentuar si më të degraduarit janë konstatuar disa forma të dëmtimit fizik të peizazheve dhe brigjeve të shtretërve të lumenjve. Format më të shpeshta të degradimit janë përcjell me pasojat si:
- Ulja e lartësisë së shtratit të lumit,
- Zgjerimi i shtretërve,
- Ndryshimi i rrjedhës së ujërave,
- Dëmtimi i substratit të florës përgjatë brigjeve të lumenjve,
- Hapja e gropave të mëdha nga eksploatimi i inerteve,
- Dëmtimi i substratit të florës dhe arealit të faunës,
- Dëmtimin e ekosistemit të lumit etj.
Zgjerimi i shtretërve të lumenjve nga këto aktivitete i ka paraprirë edhe zgjerimi i mëtutjeshëm nga procesi natyror i erozionit si rezultat i gërryerjes dhe heqjes së bimëve drunore dhe shkurreve.
“Më këtë aktivitet qoftë nga njeriu apo edhe atij natyror është bërë rritja e gjerësisë së brigjeve dhe shtretërve të disa pjesë të lumenjve të vendit.
Vlerësimi i gjendjes mjedisore të lumenjve, e në veçanti i formës së degradimit fizik është një proces jo i lehtë për të analizuar në mungesë të shumë të dhënave zinxhiror si: mungesa e një rregullore për normat e aplikueshme të shkallës së degradimit dhe efekteve në proces, volumit të sasisë së eksploator të rërës dhe zhavorrit, aktiviteti ilegal apo legal etj.
Vlerësimi i gjendjes së lumenjve është bazuar nga monitorimi direkt në terren, matjet me GPS për përcaktim te pozicioneve me detaje, marrja e fotove nga vendngjarja.
Metoda për përcaktimin e sipërfaqeve të degraduar është bërë nga imazhet satelitore të ortofotove të viteve 2008/2014/2018, si dhe studimeve dhe modeleve krahasuese ndërkombëtare.”, shkruan në Raportin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës “Ndikimi i shfrytëzuesve të rërës dhe zhavorrit në gjendjen mjedisore të lumenjve”./Media Ndërtimi.