Connect with us

Aktuale

‘Demokraci Plus’ publikon raportin nga monitorimi i tenderëve të 4 ndërmarrjeve publike

Published

on

Organizata ‘Demokraci Plus’ (D+) ka bërë monitorimin e tenderëve të katër ndërmarrjeve publike: KRM Ekoregjioni, Hidroregjioni Jugor, Ndërmarrja Publike Banesore dhe Hortikultura.

Tenderët të cilët i ka monitoruar kjo organizatë përfshijnë: furnizimin me pajisje për dixhitalizimin e faturimit dhe bizneseve për nevoja të KRM Ekoregjioni, furnizimin me material higjienik për nevojat e kompanisë Hidroregjioni Jugor, vlerësimin e pronave të Ndërmarrjes Publike Banesore si dhe dhe brendimin dhe dixhitalizimin e ndërmarrjes lokale Hortikultura.

Gjetjet që i ka evidentuar kjo organizatë kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga nënshkrimi i kontratës më pak se vlera e parashikuar deri tek shpërblimi i operatorit që nuk i ka plotësuar kërkesat.

Sipas raportit ndërmarrja KRM Ekoregjioni ka kufizuar konkurrencën duke kërkuar një certifikatë ISO e cila nuk është relevante me natyrën e furnizimit. Si rrjedhojë, në këtë aktivitet ka aplikuar vetëm një operator ekonomik.Tek ndërmarrja publike rajonale Hidroregjioni Jugor, Demokraci Plus ka gjetur se kjo ndërmarrje  ka nënshkruar kontratë 10,461.00 euro më pak se vlera e parashikuar, si rezultat i mos analizimit të çmimit të tregut, kështu duke vështirësuar përdorimin e këtyre mjeteve në këtë vit buxhetor.

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) pas dështimit të aktivitetit të prokurimit të vitit 2022, Demokraci Plus ka gjetur se në aktivitetin e njëjtë të vitit 2023 NPB ka bërë disa ndryshime në dosjen e tenderit, të cilat kanë ulur numrin e ofertuesve.Ndërmarrja publike lokale Hortikultura, sipas raportit të Demokraci Plus, ndërmarrja ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik që nuk ka plotësuar kërkesat në dosje të tenderit, rrjedhimisht ka shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik të papërgjegjshëm.

Në fund të këtij raporti organizata Demokraci Plus ka dhënë edhe disa rekomandime në mënyrë që të mos përsëriten shkeljet e njëjta.

Rekomandimet e Demokraci Plus janë si në vijim: Autoritetet kontraktuese të respektojnë afatet ligjore siç përcakton LPP, në mënyrë që t’u mundësohet koha e nevojshme për përgatitje të dokumenteve të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar dhe kështu të sigurohet konkurrenca.

Autoritetet kontraktuese gjatë hartimit të kërkesave të sigurohen që ato kërkesa kanë relevancë me natyrën e tenderit dhe të sigurohet se me ato kërkesa nuk po limitohet numri i ofertuesve.

Autoritetet kontraktuese para caktimit të vlerës së parashikuar të bëjnë hulumtim të saktë të çmimeve të tregut por edhe të krahasojnë çmimet e kontratave paraprake nëse një e tillë ekziston.

Autoritetet kontraktuese të aplikojnë rregullat e vlerësimit të ofertave të grupit të operatorëve ekonomikë siç është përcaktuar me ligj.

Autoritete kontraktuese të shmangin lidhjen e kontratave nëse për të njëjtat nuk janë zotuar mjetet.

Autoritetet kontraktuese të kenë parasysh ndarjen e punëve dhe përgjegjësive në një aktivitet të prokurimit dhe të mos caktojnë të njëjtin person në më shumë se një pozitë në mënyrë që të shmanget çdo mundësi keqpërdorimi.

Raportin e plotë të Demokraci Plus mund ta gjeni në këtë link.
https://dplus.org/wp-content/uploads/2023/08/09-08-23_Monitorimi-i-Ndermarrjeve-Publike.pdf  /Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending