Connect with us

Infrastrukturë

Degraduesit e mjedisit po “amnistohen”

Published

on

Edhe pse për vite të tëra janë bërë dëme të shumta në fushën e mjedisit, institucionet e drejtësisë nuk janë treguar të afta që të sjellin para përgjegjësisë kryesit e këtyre veprimeve. Në të shumtën e rasteve degraduesit e mjedisit ia kanë hedhur lehtë.

Një pjesë e madhe e tyre nuk janë zënë nga inspektorët duke operuar ilegalisht, e një pjesë e vogël që janë zënë, kanë shpëtuar pa u ndëshkuar sa duhet, shkruan në raportin “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor” të Organizatës për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu!

Ata janë ndëshkuar me dënime të vogla, shumëfish më pak sesa dëmi që e kanë shkaktuar në terren. Një pjesë e madhe e tyre kanë shpëtuar për faktin se lëndët e tyre janë parashkruar.

Parashkrimi konsiston në atë se për shkak të kalimit të afatit të caktuar me ligj, shteti e humbë të drejtën e ndjekjes së personave apo kompanive dhe rrjedhimisht nuk mund t’u shqiptohet dënim për veprat e kryera.

Për vepra kundërvajtëse ky afat është dy vjet prej datës kur është kryer kundërvajtja, ndërsa për vepra penale, varësisht se sa është e dënueshme vepra, ky afat fillon të rrjedh nga një deri në më shumë se dhjetë vjet sipas kodit të ri penal.

Praktikisht, kjo do të thotë se një person apo kompani që i ka prerë ilegalisht pyjet, ka bërë gropa të mëdha duke nxjerrë gurë, ka degraduar shtretërit e lumenjve etj., është zënë nga inspektorati dhe është proceduar në gjykatë, por nuk është dënuar. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut.

Aty për shumë vite kanë operuar dy gurthyes dhe pas gërmimeve të shumta që i kanë bërë në atë lokacion, ato nuk e kanë rehabilituar vendin.

Nga vizita që i kemi bërë këtij vendi shihet se nga gërmimet e bëra janë krijuar disa gropa të mëdha dhe dëmet mjedisore aty janë evidente.

Aktualisht ky vend është shndërruar në deponi të mbeturinave inerte. Njëra nga kompanitë kishte operuar aty që nga viti 2003, duke shkaktuar dëme të shumta në mjedis. Këtë e kishte konstatuar disa herë inspektorati i Ministrisë së Mjedisit.

Ky inspektorat në vitin 2017 e kishte urdhëruar kompaninë ta bëjë rehabilitimin dhe rrethimin e vendit ku ka punuar për shkak se kishte bërë gropa të mëdha, por kompania nuk e ka bërë një gjë të tillë. Për këtë arsye në vitin 2018, pas riinspektimit, inspektorati e kishte dërguar rastin në gjykatë. Në gjykatë ishte dërguar edhe një kompani tjetër për të njëjtën arsye.

Por siç po ndodh me shumë lëndë të mjedisit, të dy këto lëndë janë parashkruar nga Gjykata Themelore e Pejës – dega në Istog, e cila e ka pezulluar procedurën kundërvajtëse.

Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, por ankesa është refuzuar si e pabazuar./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Komuna e Vushtrrisë i dha tender 147 mijë euro kompanisë që nuk i plotësoi kriteret

Published

on

Zyra Kombëtare te Auditimit ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur fituese një kompani e cila nuk i kishte plotësuar kriteret.

Tenderi për të cilin ishte zgjedhur operatori ekonomik që nuk i plotësonte kriteret ka qenë për “ndërtimin e rrugëve lokale në tetë fshatra” Loti 1 në vlerë 147 mijë euro.

Kompania fituese sipas ZKA-së nuk kishte plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që kishte bashkangjitur një marrëveshje me një gurëthyes e cila nuk ishte valide për periudhën e implementimit të projektit, raporton Kallxo.com

“OE fitues, për tenderin e sipërpërmendur, nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, pasi që ka bashkangjitur marrëveshjen me një gurëthyes, e cila kishte afatin e skadimit deri më datën 11.10.2022, po ashtu, ky gurëthyes kishte licencë operimi vetëm deri më datën 11.10.2022. Më tutje, raporti final për këto punë është nënshkruar më 24.10.2022 në vlerë 147.859 euro, dhe afati i kryerjes së punëve është 50 ditë. Rrjedhimisht OE fituese nuk ka pasur marrëveshje valide për periudhën e implementimit të projektit”- konstaton Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në raportin e ZKA-së thuhet se përzgjedhja e kësaj kompanie ka ndodhur si rezultat i kontrolleve të brendshme jo efikase në procesin e vlerësimit të tenderëve konform kritereve të përcaktuara në dosjen e tenderit dhe në njoftim për kontratë.

“Përzgjedhja e OE fitues që nuk përmbush kriteret e përcaktuara me njoftim për kontratë dhe dosje të tenderit, rezulton me shpërblimin e OE dhe në kundërshtim me kërkesat ligjore. Kjo mund të rrezikojë implementimin dhe mos arritjen e objektivave të parapara në projekt”- thuhet në raportimin e auditimit.

Për Komunën e Vushtrrisë raporti i auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 ka rezultuar me 21 rekomandime, prej tyre pesë rekomandime të reja, 15 të përsëritura dhe një pjesërisht i përsëritur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ua lehtëson bujqve depërtimin në tokat e tyre

Published

on

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është duke vazhduar realizimi i projekti të DBZHR-së “Hapja e rrugëve fushore” në fshatrat e Komunës së Prizrenit.

“Ndërtimi i infrastrukturës për bujqit do ta lehtësoj depërtimin në tokat e tyre për t’i punuar, gjë që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e bujqësisë.

Aktualisht ekipet përkatëse janë duke punuar në zonën e fshatit Korishë dhe do të vazhdojnë në rajone të tjera të territorit që administrohet nga Komuna e Prizrenit.”, shkruan në njoftim./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte 20.2 milionë euro!

Published

on

Manifesta 14 Prishtina shpalosi rezultatet kryesore nga anketa e saj e pavarur publike.

Studimi, i realizuar nga Instituti GAPdhe UBO Consulting, shqyrtoi aspekte të ndryshme të efektit të bienales në Prishtinë.

Veçanërisht, ndikimi ekonomik i Manifesta 14 ishte mbresëlënës me 20.2 milionë euro, me një kthim në investim 4 herë më shumë se shpenzimet publike.

Anketa e pavarur tregon se Manifesta 14 zgjeroi kuptimin për kulturën bashkëkohore, u angazhua me komunitetet lokale dhe ndikoi në ndryshimin e perceptimeve ndërkombëtare për Kosovën.

Për më tepër, trashëgimia e Manifesta 14 do të qëndrojë në Qendrën për Praktikë Narrative, një institucion kulturor në zemër të Prishtinës i menaxhuar nga profesionistë vendas.

Ne i gëzohemi Manifesta 14 Prishtina për suksesin e saj, fuqinë transformuese të artit dhe kulturës dhe ndikimin e qëndrueshëm në peizazhin kulturor të Kosovës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending