Connect with us

Aktuale

‘Dallaveret’ me qiratë, Ministria e Kulturës pagoi gjysmë milioni euro për objektin që se shfrytëzoi

Published

on

Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit iu deshën gati një vit për të ndërprerë kontratën për objektin e marrë me qira që nuk e shfrytëzoi as një ditë.

Në shtator 2019 (17.09.2019), MKRS përmes një kontrate mori me qira një objekt prej 2500 metra katrorë nga “Ramiz Sadiku new Co” SHPK, për zhvendosje të plotë në atë objekt., raporton Kallxo.com.

Për shkak të protestave të punëtorëve, ministria nuk lëvizi nga objekti aktual.45 mijë euro ishte shuma financiare që MKRS duhet të paguante në muaj për qiranë. Por, nga kjo shumë, për çdo muaj MKRS obligohej që të ndalte tatimin mbi qiranë.

Por, edhe pse nuk u vendos në objektin e “Ramiz Sadikut”, MKRS priti 10 muaj për të ndërprenë kontratën, pavarësisht se neni 4 i kontratës ia mundësonte shkëputjen në çdo kohë, me një paralajmërim një mujor.Tek në gusht të 2020-ës, MKRS vendosi të ndërpres këtë kontratë. Shkëputja e kontratës u bë me inicimin dhe nënshkrimin e ish-ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përhershëm, Ibër Alaj. Ndërkaq, lënda u dërgua në gjykatë.Kostoja e kontratësMë 30 dhjetor 2021, përmes procedurës përmbarimore, MKRS u detyrua të paguaj 481,651.40 euro kompanisë “Ramiz Sadiku”, pas vendimit të gjykatës.

Sipas zyrtarëve të MKRS-së, në këtë shumë përfshihet kamatat dhe shpenzimet tjera.Në emër të qirasë, MKRS për 10 muaj u detyrua të paguante 415,678.00 euro; 805.10 euro për shpenzime të procedurës përmbarimore; 6,713.72 euro në emër të efikasitetit për zbatimin e përmbarimit dhe 58,454. 58 euro kamatë ligjore. Gjithsej 481,651.40 euro, raporton Kallxo.com.

Bislim Bislimi, ushtrues aktual i detyrës së Sekretarit të Përgjithëm në MKRS ka thënë për KALLXO.com se kontrata është shkëputur më 12.08.2020, me kërkesën e Zyrës se Sekretarit të Përgjithshëm.

“Kontrata është ndërprerë me kërkesën e Zyrës se Sekretarit të Përgjithshëm. Mirëpo, se për çfarë arsye nuk është bërë kjo kërkesë menjëherë sapo është konstatuar se MKRS nuk do të zhvendoset nga objekti aktual, nuk dihet. Mosveprimi me kohë sipas dispozicioneve të kontratës ka shkaktuar dëm financiar të lartë për buxhetin e MKRS. Unë personalisht nuk i kam të njohura faktet dhe rrethanat se për çfarë arsye ish-menaxhmeti nuk ka reaguar me kohë në drejtim të shkëputjes së kontratës”, ka thënë Bislimi.

MKRS për qiranë e objektit që nuk e shfrytëzoi kurrë pagoi:

Për 10 muaj 415,678.00 euro në emër të qirasë 805.10 euro për shpenzime të procedurës përmbarimore.

6,713.72 euro në emër të efikasitetit për zbatimin e përmbarimit 58,454.58 euro kamatë ligjore./Media Ndërtimi.

Aktuale

Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

Published

on

Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

“Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

MINT-i në kërkim të inspektorëve të rinj, shpallet konkursi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka shpallur konkurs për pranim të inspektorëve të rinj.Në konkursin e shpallur, MINT-i po kërkon 21 inspektorë.

“Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!” thuhet në njoftim.Duke bashkëngjitur vegëzën për aplikim, MINT-i bën të ditur se inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në vend.

Ky është njoftimi i plotë:Njoftim për Konkurs:Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj!

Nëse jeni gati të ndërtoni një karrierë në fushën e inspektimit dhe të jepni një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin, kjo është mundësia juaj!

Afati për aplikim: deri më 3 maj 2024Aplikoni tani në portalin për rekrutim elektronik:konkursi.rks-gov.net,tek shpallja Inspektor i Tregut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.Inspektorët e rinj do të kenë përgjegjësi të larta dhe do të japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e mbikëqyrjes dhe formalizimit të tregut në Republikën e Kosovës.

Të gjithë aplikantët me kualifikimet e nevojshme janë të inkurajuar të aplikojnë dhe të ndajnë këtë mundësi me miqtë dhe të njohurit e tyre!Për informacione të mëtejshme dhe për procedurën e aplikimit, vizitoni vegëzën: https://mint.rks-gov.net/page.aspx?id=1,147

Continue Reading

Aktuale

Energjia elektrike në Kosovë më e lirë për konsum mbi 800 kWh

Published

on

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh – Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës

Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka ardhur pas një periudhe vlerësimi dhe kujdesi të madh në raport me nevojat dhe aftësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Ymer Fejzullahu, kreu I zyrës së rregullatorit për energji, ka bërë të ditur se kjo masë synon të ndikojë në vetëm 25% të konsumatorëve të energjisë në Kosovë. Ai ka shtuar se një prej qëllimeve të kësaj vendosjeje është që të kundërshtohet tendenca e kompanive për të kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, duke e bërë atë më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Fejzullahu gjithashtu ka përmendur faktin se vendosja e bllok-tarifës është një hap i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e energjisë. Ai ka theksuar se, megjithëse ky vendim ka prekur rreth 25% të konsumatorëve, 70% janë mbetur të paprekur, duke reflektuar një ndërhyrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme të autoriteteve për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të mbajnë një balancë të qëndrueshme në treg.

Në kujtesën e tij, Fejzullahu ka rikujtuar vitin 2017, kur heqja e bllok-tarifave u shoqërua me një rritje të paparë të konsumit të energjisë elektrike. Ai ka theksuar se kjo rritje e papritur ishte në kundërshtim me direktivën e Bashkimit Evropian dhe ishte një nxitje e dëmshme për ambientin. Kjo histori e mëvonshme bën që vendosja e kësaj bllok-tarife të jetë edhe më e rëndësishme për të parandaluar rikthimin në situata të ngjashme.

Continue Reading

Trending