Ndërtim
Dalin detajet e projektit të sallës së koncerteve pranë Liceut Artistik
Liceu Artistik “Jordan Misja” do të kompletohet me një sallë koncertesh, e cila do të ndërtohet pranë auditorit të kësaj shkolle.
Bashkia e Tiranës ka hapur ditën e premte zyrtarisht procedurat për tenderimin e këtij projekti, për të cilën fondi limit i akorduar është 98.2 milionë lekë, para të cilat do të merren nga granti për “Arsim”.
Aplikimet do të mbyllen më datë 20 Tetor, ndërsa pas shpalljes së fituesit do të duhen 12 muaj për ndërtimin e plotë të sallës me kapacitet rreth 250 vende.
Siç duket edhe nga fotot, Salla e Koncerteve “Tonin Arapi”, që mban emrin e kompozitorit shqiptar, do të vendoset në krah të godinës ekzistuese të Liceut Artistik, një pjesë e të cilës do të prishet.
Objekti do të jetë në lartësinë e godinës së Liceut, me dy kate për sallën e koncerteve, e cila do të ketë një llozhë në pjesën e sipërme, ndërsa kati i fundit, që do të jetë mbi kuotën e ndërtesës ekzistuese, do të shfrytëzohet për të vendosur sallën e ekspozitave.
Projekti për rivënien në punë të sallës së koncerteve të shkollës “Jordan Misja” u lajmërua edhe nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, pak para përfundimit të rikonstruksionit të plotë të këtij liceu.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë1 day ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto1 day ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale1 day ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë1 day ago
Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale