Connect with us

Auto

‘Dacia’, vetura më e shitur në Kosovë, më pas ‘Renault’ dhe ‘Toyota’

Published

on

Kosova është një ndër vendet në të cilin përdoren jashtëzakonisht shumë veturat, brenda qyteteve por edhe nëpër udhëtime të ndryshme.

Listës së veturave më të shitura në Kosovë sipas Telegrafit ju paraprinë Dacia me 414 vetura të shitura dhe Renault me 369 vetura të shitura, duke lënë më pas të radhitura markat e tjera të veturave si: Toyota, Skoda, VW, Suzuki, KIA, Opel, Hyundai dhe Mercedes.

Dacia: 414 vetura të shitura

Renault: 369 vetura të shitura

Toyota: 339 vetura të shitura

Skoda: 304 vetura të shitura

VW: 266 vetura të shitura

Suzuki: 209 vetura të shitura

KIA: 206 vetura të shitura

Opel: 180 vetura të shitura

Hyundai: 136 vetura të shitura

Mercedes: 120 vetura të shitura./Media Ndërtimi.

Auto

Renault 5 është plotësisht elektrik

Published

on

Ishte shfaqur një dozë e madhe emocioni kur në vitin 2021 u rikthye Renault, me debutimin e konceptit të veturës klasike Renault 5.

Pyetja kryesore ishte shtruar asokohe, nëse Renault do të rikthejë në jetë këtë ikonë të viteve të 70-ta, transmeton Telegrafi.

Por tani prodhuesi francez i veturave ka gëzuar tej mase adhuruesit e kësaj veture duke e rikthyer “në jetë” Renault 5, që fillimisht ishte shfaqur si koncept ndërsa tani në prodhim serik.

Kjo veturë është plotësisht elektrike dhe do të jetë e disponueshme nëpër auto-sallone në viti i ardhshëm.

Renault 5 E-Tech zyrtarisht u prezantua në panairin e veturave në Gjenevë, dhe porositë e para pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Çmimi startues i kësaj veture do të jetë 31 mijë euro dhe do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash.

Madhësia e kësaj veture do të jetë midis modeleve Twingo dhe asaj Clio, por që do të ketë një pamje më sportive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

‘Volkswagen’ tërheq 260 mijë automjete të vogla për rrezik zjarri

Published

on

Kompania “Volkswagen” po i tërheq për mbi 260,000 automjete kompakte në SHBA, për shkak të një rreziku të mundshëm të rrjedhjes së karburantit që rrjedh nga një pompë brenda rezervuarit të gazit, e cila potencialisht mund të çojë në një rrezik zjarri, raporton media amerikane CNN.

Automjetet e prekura përfshijnë modele të ndryshme si Volkswagen Golf, Golf GTI, Golf Sportwagen, Jetta dhe Audi A3 të prodhuara ndërmjet viteve 2015 dhe 2020.Megjithatë, jo të gjitha vitet e modelit të secilit automjet janë të prekura dhe janë përfshirë vetëm versionet me rrota të përparme. Audi, e cila është marka luksoze e Volkswagen, ndan modele të lidhura ngushtë me “Volkswagen.”

Problemi është shfaqur nga një vulë e instaluar në mënyrë jo të duhur rreth një pompe thithëse pranë rezervuarit të gazit, e cila mund të lejojë që karburanti të grumbullohet në sistemin e bllokimit të avullit, duke çuar në rrjedhje të mundshme. Ndërsa “Volkswagen” ka deklaruar se nuk janë raportuar zjarre për shkak të këtij problemi, por rreziku mbetet i pranishëm.

Duke filluar nga mesi i prillit 2024, “Volkswagen” do t’u dërgojë letra pronarëve të automjeteve të prekur, duke i këshilluar ata që t’i vizitojnë shitësit për një zëvendësim të pompës pa asnjë kosto.Vlen të përmendet se disa nga këto modele janë tërhequr më parë në vitin 2016 për të njëjtin problem. Megjithatë, dokumentet në dosjen e tërheqjes së “Volkswagen” në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada tregojnë se pompa e mëparshme e zëvendësimit të karburantit nuk e adresoi plotësisht problemin.

Pronarët e automjeteve mund të verifikojnë nëse automjeti i tyre është në listwn e automjeteve me këtë problem duke e vizituar faqen e internetit Safecar.gov të Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada ose duke kontaktuar shërbimin e klientit të Volkswagen në 800-893-5298 ose shërbimin e klientit Audi në 800-253-2834./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Tesla Model Y vetura më e shitur në Evropë në vitin 2023

Published

on

Prodhuesi gjerman ka shitur më shumë se 1.3 milionë vetura në Kontinentin e Vjetër vitin e kaluar. VW udhëhoqi bindshëm listën e brendeve më të shitura përpara Toyota dhe Audi. Nga brendet kineze, numri më i madh i automjeteve është shitur nga MG.

Sipas të dhënave të fundit nga JATO Dynamics, në Evropë në vitin 2023 janë shitur pothuajse 12.8 milionë automjete të reja, që është në nivelin e tregut të 10 viteve më parë. Volkswagen ishte sërish marka më e shitur në tregun evropian vitin e kaluar, dhe gjigandi gjerman shiti më shumë se 1.34 milionë autojete dhe në të njëjtën kohë arriti një rritje prej 12 për qind krahasuar me rezultatin e arritur në 2022.

Pas Volkswagen, në listën e brendeve më të shitura është Toyota me 819,544 njësi të shitura, ndërsa pozita e tretë i takoi Audi, e cila dorëzoi më shumë se 730,000 automjete në vitin 2023.

Rritjen më të lartë në përqindje prej 196 për qind, kur bëhet fjalë për brendet “popullore”, e ka arritur kinezi BYD, por kinezët kanë shitur pak më pak se 16 mijë automjete, kështu që rritja nga ai këndvështrim është ende e papërfillshme.Më specifik ishte brendi dikur britanik, tashmë kinez MG.

Ky brend ka shitur më shumë se 230,000 automjete në Evropë me një rritje rekord prej 105 për qind.Nga kjo shifër, MG regjistroi më shumë se 90,000 dërgesa të modelit kompakt SUV ZS, i cili mund të gjendet në disa tregje të BE-së me një çmim nën 15,000 euro. Rezultate të mira të shitjeve shënuan edhe: Tesla (56 përqind rritje), Suzuki (+43%), Cupra (+41%), Mazda (+30%), Škoda (+26%), etj.

Modeli më i shitur në Evropë vitin e kaluar ishte Tesla Model Y me më shumë se 250,000 njësi të dorëzuara, përpara Dacia Sandero (234,000) dhe Volkswagen T-Roc (204,000). Duke marrë parasysh trendin në rënie të shitjeve të automjeteve elektrike, Tesla do ta kujtojë mirë vitin 2023, i cili do të jetë i vështirë të përsëritet në të ardhmen e afërt./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending