Connect with us

Infrastrukturë

Çka u ndërtua në 6 mujorin e parë të qeverisjes së Përparim Ramës?

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar Raportin e punës së kryeqytetit për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

“Si rezultat i gjashtë muajve të angazhimit në shërbim të qytetit dhe të fshatrave të Komunës së Prishtinës, po ju prezantojmë raportin e plotë të gjashtë muajve të parë të punëve dhe projekteve të përmbyllura, të atyre që janë në stade të ndryshme të zhvillimit, si dhe të planifikimit.

Raporti ndahet në dy pjesë: në të parën, të ndara sipas sektorëve përkatës, prezantojmë arritjet kryesore të këtij gjashtëmujori në nivelin e Institucionit të Kryeqytetit, kurse të dytën paraqiten projektet dhe planet e mëtejme sipas drejtorive përkatëse.”, ka thënë Rama.

Rama mburret me projektin e ndërtimit të Rrugë A.

“Kemi përcjellur materialin ofertues për projektin e ndërtimit të “Rrugës A” (ku përfshihet kolektori dhe rruga). Në kuadër të këtij projekti përfshihet rruga me të gjitha instalimet nëntokësore.

Rruga do të jetë me tri korsi në një drejtim. Për autobus do të ketë korsi të veçantë, ndërsa dy korsitë tjera do të shfrytëzohen për vetura. Rruga do të ketë shtegun e biçiklistave dhe trotuarin afër saj. Po ashtu, do të ketë tre shtigje të hapësirave gjelbëruese. Rruga “A” do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re,në të cilën ndërtimi i segmentit të parë do të kushtojë rreth 8 milionë euro.”, thotë Rama.

Pjesa e parë e rrugës do të përfshijë segmentin nga “Veterniku” deri tek vazhdimi i “Rrugës B”.

Kemi përfunduar projektin e Rrugës “Muharrem Fejza”! Në vetëm 40 ditë efikase të punës, ashtu siç edhe kemi premtuar, ka përfunduar asfaltimi i kësaj rruge! Përveç infrastrukturës së duhur, jemi kujdesur që kësaj rruge të mos i mungojë as gjelbërimi përreth!

Kemi nënshkruar “Marrëveshjen e Bashkëfinancimit” me Millennium Foundation Kosovo për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Prishtina Kryeqytet i Investimeve e mirëfilltë të projekteve rrugore, për një Prishtinë sa më të qasshme për të gjithë!

Me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kemi nenshkruar kredi të butë, për herë të parë në Komunën e Prishtinës, në shumën prej 5 milion EUR, të komplementuar nga një grant investimi në shumën prej 1 milion EUR, për të asistuar në implementimin e projektit “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë”.

Projekti ka për qëllim investimin në masat për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike (kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor primar) duke përmirësuar dhe ndërruar sistemet e ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dyerve dhe dritareve më efiçiente. Jemi tejet të përkushtuar për të shtyrë përpara projekte të cilat janë në harmoni me ruajtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e energjisë efiçiente, për të zvogëluar nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet dhe më gjerë.

Është asfaltuar rruga “1 Tetori”! Kjo rrugë, duke qenë ndër ato më të qarkullueshmet dhe që mundëson lidhjen me disa lagje, po lehtëson qasjen e qytetarëve në kryeqytet. Kemi nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes Kryeqytetit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kryeqytetit për realizimin e projektit “Unaza e Mesme e Prishtinës”, i cili është shumë i rëndësishëm për rregullimin e mobilitetit dhe lirimit të trafikut në Kryeqytet.

Me partnerët e KFW jemi duke punuar intensivisht në zhvillimin e projektit “Solar for Kosovo”, i cili projekti ngrit kapacitetet e ndermarrjes “Termokos” edhe për 50 MW të reja. Po investojmë vazhdimisht në ndriçim publik! Kemi nënshkruar kontratën e re për mirëmbajtjen e sistemit, ndërsa jemi në proces të vlerësimit të kontratës përmes së cilës do të bëjmë zgjerimin e mëtutjeshëm të sistemit të ndriçimit publik, në mënyrë që asnjë lagje e Prishtinës të mos mbetë pa ndriçim.

Hapësirat publike tani e tutje do të jenë nën vëzhgimin e kamerave! Kemi finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.

Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje te cilën e kemi nënshkruar.

Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të Kryeqytetit. Jam i lumtur që projekti i financuar nga Millennium Challenge Corporation – MCC, për instalimin e njehsorëve të Termokos-it po shkon mbarë./Media Ndërtimi.

Linku i Raportit:

https://prishtinaonline.com/uploads/raporti_i_punes_se_kryeqytetit_janar_-_korrik_2022.pdf?fbclid=IwAR3Xm-eQUbb878IzQ3W1Um4ERTFFriukYN23BlYWh8AzVXamSu-rTsPs20o

Infrastrukturë

Semaforët në qendër të Mitrovicës jofunksionalë prej javësh, qytetarët ankohen për tollovinë në trafik

Published

on

Mosfunksionalizimi i semaforëve në rrugën “Shemsi Ahmeti” e cila gjendet në qendër të Mitrovicës, po bën që në këtë pjesë të bëhet kaos me qarkullimin e veturave.

Në këtë pjesë të qytetit, shihet një numër i madh i veturave dhe këmbësorëve të cilët nuk mund të koordinohen pa shenjat ndriçuese.“Tollovi, full. Sa ke një kalimtare fëmijë kesh tu e këqyrë. As nuk e dike a është në semafor as ku është?” – ka thënë qytetari Rrahman Shala.

E Besa Shala qytetare e Mitrovicës thotë se komuna duhet ta rregullojë këtë çështje.

“Komuna duhet me marrë masa. Asnjë semafor në qytet s’e ke. Prej para Bajramit nuk janë duke funksionuar”- u shpreh Shala.

Një tjetër qytetar, gjendjen e sheh si gjysmë pozitive. Rrahim Grepi thotë se qytetarët po i japin përparësi njëri tjetrit.

“Tollovia me semafora është 50 për qind pozitive dhe 50 për qind negative. Nganjëherë është më mirë se po i japin njëri-tjetrit përparësi. Shumë ma lehtë, shumë ma mirë. Që 1 muj nuk janë t’u funksionu. Për neve si taksistë është problem se jemi në qarkullim nonstop”- ka thënë Grepi.

Kurse, Granit Tmava, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë më 18.04.2024, se semaforët nuk janë funksionalë prej 3 ose 4 ditësh, teksa KALLXO.com kishte bërë fotografi me datë 09.04.2024, ku shihej se semaforët nuk ishin duke punuar.

“Tash e 3-4 ditë nuk janë t’u punu për shkak se ka dalë problem diçka me softeurin. Është duke u bë rregullimi i tyre. Po presim që në afate shumë të shpejta kohore me u rregullu. Ndihmë e madhe për komunikacionin është që me qenë në funksion semaforët, mirëpo është një defekt që ka ndodhë dhe po presim që me bë përmirësimin. Sa më shpejt nënkupton mund të ndodhë brenda ditës, nesër, varësisht deri sa të bëhet zgjidhja e problemit”- ka thënë Tmava./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Dhurimi i pronave, sa tatim paguajnë shqiptarët, risitë e ligjit te ri, kategoritë që përjashtohen

Published

on

Trashëgimia apo dhurimi i pronave nga qytetarët shqiptar nga një familjar tek tjetri, kanë bërë që të ardhurat në buxhetin e shtetit nga tatimi i paguar të dyfishohen.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  në vitin 2023, janë paguar 84.4 milionë lekë në formën e tatimit nga ata individë që kanë bërë dhurime apo kanë lënë trashëgimi, me një rritje prej +116.6 për qind.

Vlera tatimore e paguar gjatë vitit të kaluar, ka qenë në bazë të ligjit të vjetër të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit përjashtonin nga tatimi dhurimet brenda trungut familjar, raporton SCAN TV.

Konkretisht, sipas ligjit, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria nuk tatohen.

Ndërsa në rastet e tjera norma tatimore e aplikuar është 15 për qind. Ndërsa ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024, përcakton se përjashtohen nga tatimi:

dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë ligjorë në rradhë të parë dhe të dytë;

dhurimet dhe trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues.

Si dhe kalimi i të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.

Edhe në këtë rast, përajshtimi nga tatimi bëhet nëse trashëgimtari ose përfituesi i dhuratës provon që sendet e dhuruara ose të trashëguara janë tatuar paraprakisht ose janë raportuar nga i vdekuri ose dhuruesi.  Në rastet e tjera norma tatimore është 15 %”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillon konferenca ‘Fortmed 2024’ në Universitetin Politeknik të Tiranës

Published

on

Konferenca Fortmed 2024 nisi sot në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Fortmed është një Konferencë Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e bregut të Mesdheut. Ky është edicioni i shtatë i këtij eventi, i cili, duke nisur nga Tetori 2015, është zhvilluar në Valencia, Firenze, Alicante, Torino, Granada dhe Pisa.

Ky edicion i Konferencës Fortmed është organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Università di Pisa, Università degli Studi di Firenze dhe Universitat Politècnica de Valencia (UPV), dhe është mbështetur nga Istituto Italiano di Cultura, Ministria e Kulturës and Qendra Muzeore Durrës.

Continue Reading

Trending