Connect with us

Aktuale

“Ç’ka Ka Qëllu”, prapë në listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut për 2024

Published

on

“Ç’ka Ka Qëllu”, një restorant shqiptar në Nju-Jork, ka fituar një vend në listën e 100 restoranteve më të mira të qytetit për vitin 2024, duke shënuar një tjetër vit njohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në peizazhin e afro tridhjetë mijë restoranteve të qytetit të Nju-Jorkut.

Ky veçim i një restoranti të traditës shqiptare në New York nxjerr në pah edhe një herë përkushtimin e restorantit për të shfaqur shijet dhe traditat e pasura të Shqipërisë, duke ofruar një përvojë autentike të ngrënies që rezonon si me vendasit, ashtu edhe me të huajt që vizitojnë Nju-Jorkun, transmeton albinfo.ch.

“Ç’ka Ka Qëllu”, kështu është përzgjedhur për të dytën herë nga “The New York Times”,  si një ndër 100 më të mirët në New York, dhe kjo është bërë përsëri nga prestigjozja amerikane, e cila e ka vendosur  këtë restorant 100% tradicional shqiptar për ta përzgjedhur në mesin e afro 30 mijë të tillë, sa ka qyteti i Nju-Jorkut.

Restoranti “Ç’ka Ka Qëllu” – me tri lokacione, dy në New York (Bronx dhe Manhattan) dhe një Stamford(CT) janë pronë dhe një ide e krijimit të Ramiz Kukajt dhe djalit të tij, të cilët sjellin në NY pasionin e tyre për ushqimin tradicional shqiptar, dizajnin e bukur dhe mikpritjen e ngrohtë, të gjitha këto të realizuara në mënyrë të shijshme dhe të përsosur nën një “çati” ose si e quan pronari i saj “Folenë e Shqiptarëve”, ato lokale që tashmë njihen jo vetëm në Amerikë, por që jehona e tyre ka mbërritur deri në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare./Media Ndërtimi

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending