Connect with us

Aktuale

Cilat programe mund të studiohen në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP?

Published

on

Kjo është përmbajtja e programeve të studimeve që organizohen brenda Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Programet e studimit

FAKULTETI I NDËRTIMTARISË

Niveli Baçelor/Studimet themelore
Emërtimi i programit të studimit Grada shkencore/ECTS Përshkrimi i shkurtër i programit (maksimum 150 fjalë) Linku në ueb faqe të fakultetit ku është i prezantuar programi, objektivat, lëndët, kohëzgjatja e studimeve, mundësitë e punësimit dhe kualifikimit profesional  etj.
Konstruksione BSc Konstruktiv,  Ndërtimtari

180 ECTS

Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina. Pra, përveç njohurive themelore në fushën e konstruksioneve Programi i Studimeve BSc Konstruktiv Studentëve ju ofron mundësi edhe të zhvillimit për komunikim, llogaritje, menaxhment si dhe njohuri tjera të përgjithshme. Programi i ofron studentëve mundësinë për t’iu përshtatur ndryshimeve teknologjike dhe ti bëjë ato të konkurrojnë si brenda tregut vendas ashtu dhe në nivel ndërkombëtar. Inxhinierët janë një figurë qendrore dhe përgjegjëse për projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një game të gjerë të projekteve të infrastrukturës. Ky program synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,58
Hidroteknikë BSc Hidroteknikë, Ndërtimtari

180 ECTS

Pasi që trendi i zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë është duke shënuar rritje atëherë si rezultat i zhvillimit të degëve të caktuara të ekonomisë dhe industrisë paraqitet edhe urbanizimi i përshpejtuar. Në të njëjtën kohë janë rritur kërkesat për resurse natyrore dhe sidomos për ujë. Pos kërkesave në rritje të furnizimit me ujë gjendjen e bëjnë edhe më të rëndë rritja e kërkesave të popullsisë duke u bazuar në rritjen e cilësisë së jetesës, kërkesat e shtuara për ujitje, shfrytëzimi i fuqisë së ujit për energji, urbanizimi i intensifikuar dhe ndryshimet klimatike. Për më shumë, pos kërkesës në rritje të sasisë së ujërave duhet pasur parasysh edhe ndotjen e vazhdueshme të tyre dhe degradimin e kualitetit të resurseve ujore. Programi i studimit BSc-Hidroteknikë – organizohet në gjashte semestra gjatë tre viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 180ECTS të grumbulluara. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,61
Gjeodezi BSc Gjeodezi, Ndërtimtari

180 ECTS

Programi i studimit BSc-Gjeodezi organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Gjeodezisë sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS. Bazat për zhvillimin e programit të studimit BSc Gjeodezi janë zhvillimi i shoqërisë, krijimi i njohurive më të reja shkencore në fushat e pajisjeve në tregun e punës, si dhe shërbimet profesionale për nevojat e tregut. Sikur në gjithë Botën, në Evropë ashtu edhe në vendin tonë trendët e zhvillimit në sektorin e gjeodezisë janë konkurrente dhe vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë mjaft të lartë sidomos në periudhën 15 – 20 vitet e kaluara. Hartimi Planeve Zhvillimore Urbane të qyteteve janë tregues të rritjes së kërkesave për matje gjeodezike, prodhime hartografike dhe sisteme të gjeoinformacioneve. Kohëve të fundit në vendin tonë ju jepet rëndësi dhe krijimit dhe zhvillimit të zonave ekonomike për të cilat kërkohen shërbimet gjeodezike. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,64
Inxhinieri e Ambientit BSc Inxhinieri e Ambientit, Ndërtimtari

180 ECTS

Programi i studimit BSc-Inxhinieri e Ambientit organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Inxhinierisë së Ambientit sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS. Sipas Programit Kombëtar të Shkencës, i cili ka identifikuar pesë prioritete kombëtare shkencore me qëllim që të krijohen kushte edhe për përgatitje të një programi sistematik arsimor hulumtues, “Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi” zë vendin e parë në mesin e këtyre pesë prioriteteve. Kjo për arsye se, vendi është duke u përballur me shfrytëzim të pakontrolluar të burimeve natyrore, dendësi të madhe të popullatës dhe prani të aktiviteteve ekonomike me ndikim të madh në ambient. Ky program është i pari dhe i vetmi i kësaj lëmie në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, andaj dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore që do të kontribuojnë në përmirësimin e ambientit. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,67

 

Programet e nivelit Master
Emërtimi i programit të studimit Grada shkencore/ECTS Përshkrimi i shkurtër i programit (maksimum 150 fjalë) Linku në ueb faqe të fakultetit ku është i prezantuar programi, objektivat, lëndët, kohëzgjatja e studimeve, mundësitë e punësimit dhe kualifikimit profesional  etj.
Konstruksione MSc Konstruktiv, Ndërtimtari

120 ECTS

Programi i studimeve në Master i Shkencave për konstruksione, ka synim për të transformuar pozitivisht shoqërinë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm duke influencuar politikat publike ku është përfshirë me ekspertizë dhe punë të stafit e studentëve në një sërë reformash me impakt në përmbajtjen e kohës si dhe reforma e arsimit të lartë. Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,59
Hidroteknikë MSc Hidroteknikë, Ndërtimtari

120 ECTS

 

Pos kërkesave në rritje të furnizimit me ujë gjendjen e bëjnë edhe më të rëndë rritja e kërkesave të popullsisë duke u bazuar në rritjen e cilësisë së jetesës, kërkesat e shtuara për ujitje, shfrytëzimi i fuqisë së ujit për energji, urbanizimi i intensifikuar dhe ndryshimet klimatike. Për më shumë, pos kërkesës në rritje të sasisë së ujërave duhet pasur parasysh edhe ndotjen e vazhdueshme të tyre dhe degradimin e kualitetit të resurseve ujore. Rritja e kërkesës për ujë dhe degradimi i kualitetit të ujit paraqet një barrë të vazhdueshme për resurset ekzistuese ujore. Prandaj, është më se e nevojshme që këto resurse të shfrytëzohen në mënyre optimale dhe të jemi të përkushtuar në mbrojtjen e tyre.Të gjitha këto janë tregues të qartë se fusha e Hidroteknikës ka nevojë për personel të kualifikuar i cili do të ketë aftësi profesionale dhe shkencore për planifikimin optimal, projektimin dhe operimin e sistemeve të resurseve ujore. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,62
Gjeodezi MSc Gjeodezi, Ndërtimtari

120 ECTS

Niveli i studimit bazohet në një sfond specifik të studimeve me te thelluara se sa në nivelin bacelor, ku studentet mund te përfitojnë njohuri me te theksuara shkencore te bazuar ne hulumtim. Ne këtë modul do te ketë një dedikim me te larte për punën ekipore hulumtuese përmes projekteve te përbashkëta përmes grupeve te studenteve. Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e kuadrove, duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në fushat e gjeodezisë, gjeoinformacionit dhe vrojtimit te Tokës nga hapësira. Gjithashtu do te fokusohet edhe ne aftësimin e studenteve me njohuritë e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave inxhinierike, si problemet globale te specifikuar nga Agjenda 2030 e synimit te zhvillimit e qëndrueshëm (SDG) https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,65

 

 

 

Study Programs

FACULTY OF CIVIL ENGINEERING

Bachelor Study level/ elementary study
Name of Study program Science degree/ECTS Short description of study program (maximum 150 words) Electronic web page link
Construction BSc Construction, Civil Engineering

180 ECTS

The program offers students the opportunity to adapt to technological change and make them compete both domestically and internationally. Engineers are a central figure and responsible for the design, construction and operation of a wide range of projects of various categories. The market itself and the crisis that has involved it at the moment is a very complex challenge for finding new and effective solutions, both in an economic context and in the social, technological and environmental context. This program aims to provide students with the appropriate technical and construction process management skills to effectively contribute to this environment and prepare students for their careers as engineers but also as future researchers.

The study program of BSc-Structure is organizing in six semesters over three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS.

https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,58
Hydrotechnic BSc Hydrotechnic, Civil Engineering

180 ECTS

The study program of BSc-Hydrotechnic is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Hydrotechnic according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). Since the trend of continuous development of our country is marking growth then as a result of the development of certain branches of the economy and industry there is also accelerated urbanization. At the same time the demands for natural resources and especially for water have increased. In addition to increasing water supply demands, the situation is exacerbated by increasing population demand based on increased quality of life, increased irrigation demand, use of water for energy, intensified urbanization and climate change. Furthermore, in addition to the growing demand for water, their ongoing pollution and degradation of water quality must be taken into account. Increasing demand for water and degradation of water quality pose a continuing burden on existing water resources. Therefore, it is more than necessary that these resources are used optimally and we are committed to their protection. The study program of BSc-Hydrotechnic is organizing in six semesters for the three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,61
Geodesy BSc Geodesy, Civil Engineering

180 ECTS

The study program of BSc-Geodesy is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Geodesy according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). The bases for the development of the BSc Geodesy study program are the development of society, the creation of the latest scientific knowledge in the field of equipment in the labor market, as well as professional services for the needs of the market. As in the whole world, in Europe as well as in our country, the development trends in the geodesy sector are competitive and continue to develop with very high dynamics, especially in the period of the last 15-20 years. Increasing demand of the labor market for services in geodetic fields, respectively various measurements in urban and rural areas of Kosovo, make the scientific knowledge in these fields very actual. Also, the drafting of Urban Development Plans of cities are indicative of the growing demand for geodetic measurements, cartographic products and geoinformation systems. Even the economy in the private sector in the country gives positive growth indices and demand. Recently in our country importance is given to the creation and development of economic zones for which geodetic services are required. Being our country at an unsatisfactory level of development of all sectors, there is potentially the possibility of large investments of various entities for sectoral developments. Configuration of Kosovo, its assets, the relation towards the population always have enough potential for capital investments in many sectors such are: industry, transport, tourism, small economy – individual sector etc. The study program of BSc- Geodesy is organizing in six semesters for the three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,64
Environmental Engineering BSc Environmental Engineering, Civil Engineering

180 ECTS

The study program of BSc-Environmental Engineering is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Environmental Engineering according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). According to the National Science Program, which has identified five national scientific priorities in order to create conditions for the preparation of a systematic educational research program, “Natural resources, energy and environment” ranks first among these five priorities. This is because the country is facing uncontrolled use of natural resources, high population density and the presence of economic activities with a major impact on the environment. As a result, and especially the approach of unfair use of the environment in our country (coping with the interaction between human activities and their impact on natural resources, climate change, etc.) have led to the Faculty of Civil Engineering to offer a new program of bachelor level studies, Environmental Engineering. The study program of BSc-Environmental Engineering is organizing in six semesters for the three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,67

 

Master study programs
Name of Study program Science degree/ECTS Short description of study program (maximum 150 words) Electronic web page link
Construction MSc Construction, Civil Engineering

120 ECTS

The study program of MSc-Structure is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Structures according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). The study program offered by the FCE, for the level of Master studies (MSc) from the Construction department, involves advanced studies in the field of structures, related to the needs of the market economy and create opportunities for further deepening the knowledge for further studies at higher levels such as PhD. Moreover, updating and development of the study program for structures will be supported by the demands and needs of the labor market not only at the national level but also abroad, at the level of Europe and beyond, therefore the updating of the program is based in many Higher Education Institutions at regional and European level. This program aims to provide students with the appropriate management skills for technical and construction process to effectively contribute to this environment and prepare students for their careers as engineers but also as future researchers. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,59
Hydrotchnic MSc Hydrotchnic, Civil Engineering

120 ECTS

The study program of MSc-Hydrotechnic is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Structures according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). Given that the trend of continuous development of our country is continuously growing then as a result of the development of certain branches of the economy and industry there is also evident the accelerated urbanization. At the same time, the demand for natural resources, especially for water has increased. In addition to increased water supply demands, the situation is deteriorated by increased population demands based on increased quality of life, increased irrigation demand, use of water for energy, intensified urbanization and climate change. Moreover, in addition to the increased water demand, we must also take into account water continuous pollution and degradation of the water quality resources. Increasing demand for water and degradation of water quality pose a continuous challenge on existing water resources. The study program of MSc- Hydrotechnic is organizing in four semesters for the two academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 120ECTS. https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,62
Geodesy MSc Geodesy, Civil Engineering

120 ECTS

The study program of MSc-Geodesy is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Structures according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). The level of study is based on a specific background and more in-depth studies than at the bachelor level, enabling students to gain advanced scientific knowledge based on research and innovation. This study program demands a higher dedication to research, teamwork, and joint projects by groups of students. The MScG study program is an integral part of implementing the institution’s mission. Its objectives include the education of engineers, drawing on the latest scientific achievements in the fields of geodesy, geoinformation, and Earth observation from space. It will also focus on educating students in general knowledge, multi-disciplines, and the complexities of engineering fields, as the global problems specified by the 2030 Agenda for Sustainable Development Goals (SDG). https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,65

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktuale

UNOPS Kosova organizoi trajnim dy ditor për sigurinë në kantiere ndërtimi  

Published

on

UNOPS Kosova organizoi një Trajnim 2 ditor për Shëndetin, Sigurinë, Socialin dhe Mjedisin (HSSE) me pjesëmarrës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Universiteti i Prishtinës.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me konceptet kryesore të shëndetit dhe sigurisë në projektet e ndërtimit.

Vështrimet kryesore nga trajnimi:

Kuptimi gjithëpërfshirës dhe respektimi i rreptë i Rregullave të Artë të UNOPS për trajtimin e rreziqeve fatale ose të rëndësishme

Zbatimi i aftë i vlerësimeve dhe inspektimeve të plota të rrezikut në terren

Duke dhënë prioritet sigurinë dhe mirëqenien e çdo individi të përfshirë në projekt.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit për ndërtimin e objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës dhe me mbështetjen e UNOPS HSSE Unit.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne jemi të përkushtuar të krijojmë një mjedis të sigurt pune për të gjithë./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Aktuale

Rama paralajmëron se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ftuar në një ceremoni në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj ndër vite.

Rama tha se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë dhe jo shumica e asaj që do të shohim, duke theksuar se ka shumë projekte, dëshirë, ambicie dhe shpirti i sipërmarrjes është futur në një garë për ndërtuar ndërtesa jo vetëm të mira, por edhe të bukura.

Ai shton se Tirana kështu do të bëhet një destinacion edhe arkitektonik.

Sipas, Ramës gjatë viteve në vazhdim shqiptarët do të jenë banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës, duke specifikuar se Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.

“Kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjithë. Unë besoj që në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte, dëshirë, ambicie dhe një lloj gare që është futur në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjmë ndërtesa jo thjeshtë të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion arkitektonik.

Një vend mes Ballkanit që do të disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura së bashku nga arkitektët më të mirë të kësaj kohe dhe do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Unë nuk dyshoj, që nëse sot në ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit prej kryeqyteteve më të bukur të Evropës. Tirana do të jetë metropoli me atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti evropian i të gjithë Rajonit tonë.”, deklaroi kryeministri Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës”

Published

on

Në rrugën “Martirët Qerkezi”, në shtëpinë-muze qëndron Nëna Ferdonije. Brenda shtëpisë së zbrazët, ajo jeton mes kujtimeve dhe dëshmon forcën e Nënës. Shtëpia e familjes Qerkezi, në Gjakovë dëshmon gjenocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë.

Nga aty, 25 vite më parë, forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen dhe zhdukën të katër djemtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin, si dhe bashkëshortin Halimin. Nga ajo shtëpi u rrëmbyen edhe Vegim Qerkezi, Shpejtim Ymeraga, Skender e Myrteza Dylhasi, dhe Shpend e Fatos Jetishi.

Në Dardaninë e Pejës, më 27 mars 1999 forcat e armatosura serbe, policë të njësive speciale dhe serb lokal, brenda tri orëve i masakruan 40 civilë shqiptarë të kësaj lagje.

Ne i kujtojmë çdoherë e nuk do t’i harrojmë kurrë.

Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë edhe 75 të vrarët në masakrën në Klladernicë të Skënderajt, 18 të vrarët në Mamushë, dhe 10 anëtarët e familjes Rama të vrarë në Obiliq. Sot, në Fushë Kosovë përkujtohen 168 shqiptarët e vrarë nga forcat e armatosura serbe.

Me mall e dhembje, i kujtojmë sot dhe ҫdo ditë, të gjithë të vrarët dhe të zhdukurit me dhunë nga Serbia.

Sakrifica e popullit tonë është themeli i Republikës sonë të lirë.

Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për çlirimin e Kosovës!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Prishtinë, 27 mars 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending