Connect with us

Arkitekturë

Ciel Tower në Dubai përfundon më 2023, do të jetë Hoteli më i lartë në botë

Published

on

Nëse admironi rrokaqiejt e ndërtuar në Dubai, sigurisht se do të admironi edhe punën e arkitektit Jahja Jan.

Jan është president dhe drejtori i dizajnit i firmës arkitekturore dhe inxhinierike Norr, firmë kjo e cila projektoi disa nga ndërtesat më të bukura të këtij qyteti, përfshirë hotelet Atlantis dhe Shangri – La.

Por Jan tash është duke punuar në projektin më madhor të tij, të quajtur kulla Ciel.

Është ky hoteli më i lartë në botë i cili pritet të përfundohet vitin e ardhshëm, dhe i cili do të jetë i lartë 365 metra.

Ky hotel do të ketë 82 kat dhe më shumë se 1 mijë dhoma dhe suita.

Një kuvertë vëzhgimi prej xhami do të ofrojë pamjen 360 shkallë të qytetit, si dhe të vijës bregdetare, ku do të mund të vëzhgohet edhe ishulli i krijuar nga dora e njeriut, “Palm Jumeirah”.

Por ky hotel do të ketë edhe një të veçantë tjetër, atë të efiçiencës në energji, duke shpenzuar 25 përqind më pak energji për ajrosje se ndërtesat tjera.

“Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me arkitekturë. Ka të bëjë me bashkimin e inxhinerisë dhe arkitekturës, dhe për këtë e dua këtë projekt pasi bashkon artin dhe shkencës” thotë Jan.

Deri më tani janë kompletuar 12 kate të ndërtesës, por Jan është aty në çdo moment duke e vëzhguar nga afër punën që po bëhet.

“Kur e projekton një kompleks sikur që është Ciel, asnjëherë nuk mund të qëndrosh larg saj duke thënë se puna përfundoj, pasi deri në momentin e inaugurimit puna nuk mund të quhet e përfunduar” shpjegon Jan.

Qëllimi i tij është që kjo ndërtesë të ketë një nam në botë dhe të njihet si Empire State Building apo Chrysler Building në New York./Media Ndërtimi

 

Arkitekturë

“Qendra e Tiranës, një shesh ndërtimi pa kriter”

Published

on

Një tjetër kullë shumëkatëshe do t’i shtohet qendrës së Tiranës. “Tirana Multifuncional Center” quhet projekti më i ri për të cilin u mbajt një konkurs ku morën pjesë 5 studio, OODA, Cebra, FUKSAS, JDG+SHIGERU dhe UN STUDIO. Projektin fitues e ka ideuar studioja daneze “Cebra”.

Kulla shumëkatëshe do të ngrihet mbi lulishten pas Pallatit të Operas dhe Baletit në qendër të kryeqytetit, duke zënë kështu edhe një tjetër hapsirë të gjelbër të mbetur në qendër.

Kjo është kulla e gjashtë që po ngrihet në qendrën e Tiranës, një zonë ku institucionet e qeverise qendrore dhe lokale i kanë lënë dorë të lirë investitorëve, duke ngelizhuar miratimin e rregulloreve që vendosin koeficentët e shfrytëzimit, lartësisë dhe përdorimit të truallit, shkruan Citizens-channel.com.

Një investigim i Citizens Channel, publikuar në maj të 2021 shpjegon si Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare po zëvendësojnë godinat historike me kulla shumëkatëshe, duke anashkaluar një sërë procedurash ligjore.

Sipas hartës së publikuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, qendra e Tiranës, (zona ku do ndërtohet edhe kulla e re) i përket njësisë strukturore TR/1. Në faqen zyrtare të AKPT nuk ka asnjë Plan të Detajuar Vendor (PDV) për zonën TR/1 edhe pse zyrtarisht ky territor është subjekt i PDV-së.

“Sheshi si oborr i kullave shumëkatëshe”

“Premtimi im është që ne të kemi bashkë me qeverinë një moratorium të ndërtimeve, të ndërpresim  ndërtimet dhe të sigurohemi që fillimisht të shpëtojmë të gjitha hapësirat publike për parqe”, shprehej Veliaj në vitin 2015.

Por që nga ardhja e tij në krye të bashkisë Tiranë, disa ngrehina nisën të shfaqen në zona të ndryshme, pa asnjë uniformitet me pallatet ekzistuese. Lejet e ndërtimit vijuan të jepeshin njëra pas tjetrës, dhe kulmi arriti në vitin 2017, me projektimin e një seri kullash rreth qendrës së kryeqytetit të cilat vijojnë ende të ndërtohen. Sot në Tiranë numërohen të paktën 11 kulla./Media Ndërtimi.

Continue Reading

Arkitekturë

Leximi i Arkitekturës si Libër

Published

on

Standardet për klasifikimin e arkitekturës së mirë ose të tmerrshme janë dobia dhe bukuria, ose ato që ne zakonisht i referohemi si praktike dhe estetikë.

Megjithatë, praktika mund të na drejtojë shpejt drejt funksionalizmit, i cili është opsioni i vetëm i zbatueshëm, ose drejt projektimit të strukturave skulpturore.

Arkitekti Le Corbusier dikur tha: “Nëse krijon një shtëpi me gur, dru dhe beton, kjo është vetëm një ndërtesë; nëse prek zemrën time, kjo është arkitekturë”.

Megjithatë, ndoshta lexueshmëria e arkitekturës mund të shërbejë si një kriter për arkitekturë të mirë: Leximi i arkitekturës si një libër me fjalë dhe fjali të plota që qëndrojnë në konsideratë të kujdesshme.

Lexueshmëria dhe lexueshmëria janë dy koncepte të ndryshme në arkitekturë.

Lexueshmëria arkitekturore është një term i përdorur për të përshkruar shkallën në të cilën një ndërtesë lehtëson aftësinë e përdoruesve për të gjetur rrugën e tyre brenda saj.

Nga ana tjetër, lexueshmëria e arkitekturës këtu përkufizohet si një ndërtesë me logjikë të përsosur dhe detaje të pasura, një formë të dallueshme dhe një hapësirë ​​që ka aftësinë të ngjallë emocione të forta.

Duke u dhënë përdoruesve përvojën dhe frymën që arkitektura e mirë përpiqet të nxisë tek ata. Për shkak të dimensionit kohor dhe shfaqjes së ngjarjeve, arkitektura merr një cilësi dinamike dhe konotative që mbart narrativë që e bën atë të lexueshme.

Continue Reading

Arkitekturë

Po mbahet konkursi për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”, kryeqytetit shqiptar mund t’i shtohet edhe një kullë

Published

on

Sot në Tiranë po zhvillohet Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 studiove të arkitekturës bashkëkohore për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”. Kryebashkiaku i Tiranë e ka shpërndarë videon ku po paraqiten projektet e kërkuara nga qeveria shqiptare me këtë shënim:

“Tirana Multifunctional Center”- Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore, për një ndërtim tejet ambicioz në qendër të Tiranës, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.

Ndër prezantimet, vihet re ndërtimi i një kulle shumëkatëshe në zemër të kryeqytetit, pas Teatrit të Operas dhe të Baletit, për të cilin arkitekti drejtues që e prezantoi tha se ishte mbështetur në traditën shqipptare e konkretisht, në stilin e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, të Pallatit me Kuba në Tiranë, të qytetit të njëmijë dritareve dhe kështjellës së Beratit.

Sikurse shihet nga pamjet, kulla e re që propozohet ngrihet pikërisht mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending