Connect with us

Infrastrukturë

Censi: 356 mijë banesa janë bosh në Shqipëri, gjysmat në pallate!

Published

on

Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet viteve 2011-2023, duke zbritur në 2.4 milion banorë, sipas rezultateve të Censit, por stoku i banesave është rritur me gati 75 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011. Sipas të dhënave zyrtare të Censit, në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë vendin.

Këtu është numri i banesave të prezantuara në Cens duke mos u përfshirë banesat jo të zakonshme, d.m.th ato që përdoren për biznes, – sqaroi INSTAT-i për Monitor.

Sipas informacionit nga INSTAT-i, në raport me Censin e mëparshëm, ka një rritje me 7.4% të numrit të banesave ose rreth 74.2 mijë më shumë se në vitin 2011 kur kishte 1,008,243.

Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0% të këtyre banesave, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

356 mijë banesa janë bosh, gjysmat në pallate

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e Censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesat e zakonshme të pabanuara. Nga anketimi në terren, INSTAT-i gjeti se shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%, njoftoi INSTAT-i.

Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, në numër, rezulton se në vend ka gjithsej 356 mijë banesa që janë bosh (32.9% e totalit), nga të cilat 170 mijë ose gati gjysma janë në pallate. Pallatet kanë dhe përqindjen më të lartë të banesave bosh, me gati 40%. Emigracioni vlerësohet një nga arsyet kryesore që ka zbrazur banesat në vend, ndërsa në kahun tjetër, cikli i ndërtimit, pas një maturimi në periudhën 2008-2016 u gjallërua sërish vitet e fundit.

Sektori i ndërtimi është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, që u përshpejtua sërish nga viti 2016, duke bërë që për çdo 2.2 banorë të ketë një banesë. Vetëm në kryeqytet, që nga viti 2000 është dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej gati 13 milion metrash katror. Vitet e fundit, në Tiranë është dhënë mesatarisht 70% e totalit sipërfaqes për leje ndërtimi në vend.

Të dhëna për banesat

INSTAT-i raportoi se përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4%) dhe në periudhën 20 vjeçare 1981-2000 (37,5%), ndërkaq rreth një e katërta (26,1%) ishin ndërtuar  para vitit 1981./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Shumica e shqiptarëve jetojnë në shtëpi deri 69 m/katror

Published

on

Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një banesë e cila varion nga 40-69 metër katror.  Referuar të dhënave të Censit2023, Shqipëria numëron në total  726 325 banesa të zakonshme të banuara, me një rritje prej 16.460 njësish në raport me vitin 2011.

Sipas INSTAT, peshën më të lartë ndaj totalit, konkretisht 341 983 e përbëjnë njësitë me maksimumin e sipërfaqes në 69 m2, hapësirë e cila më së shumti ndahet midis 2 deri në 5 anëtarë.

Ndërsa 172 398 janë banesa me hapësirë nga 77-99 m katror, në të cilat jetojnë kryesisht familje përsëri nga 2-5 anëtarë

Ajo që vihet re nga të dhënat është një numër i konsiderueshëm i popullsisë që banojnë në nën sipërfaqen 40 metër katror, ku numri i këtyre njësive regjistrohet 127 552 të tilla,  dhe një pjesë të konsiderueshme zënë familjet me 4 dhe 5 anëtarë, edhe pse hapësira është tejet e vogël. Kjo vjen për shkak edhe të çmimeve në rritje të njësive të banimit vetëve të fundit ku qytetarët duke mos e përballuar koston e blerjes apo të qirasë të një banesë të madhe, janë orientuar deri shtëpive të vogla 1+1 apo garsoniereve, dhe pse nuk ofrojnë hapësirën normale të jetesës për individ.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i qytetarëve që përballojnë banesa të mëdha është i vogël. Kështu janë vetëm  54 559 banesa nga 100-129 m katror dhe më të pasurit apo ata që disponojnë hapësira mbi 130 metër katror  përbëjnë shifrën më të vogël. Në vend regjistrohen vetëm  18.625 banesa me sipërfaqe të madhe të cilat disponohen nga familje nga 1-5 anëtarë.

Shifrat tregojnë edhe nivelin ekonomik të qytetarëve shqiptarë dhe aftësinë e tyre financiare për të përballuar jetesë normale, ku mesa duket pjesa më e vogël e popullsisë arrin që të sigurojë metrat katror për komoditet dhe hapësira të dedikuara për secilin anëtar të familjes.

Nga numri total i banesave të banuara, 360 233 janë shtëpi private, 261 594 janë apartamente dhe pjesa tjetër shtëpi pjesërisht të veçuar dhe shtëpi në rend tarracor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Përparim Rama tërheq vërejtjen: Tregoheni të kujdesshëm gjatë punës në objekte ndërtimi

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një statusi në facebook ka tërhequr vërejtjen ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët kryejnë veprime të kundërligjshëm gjatë punës në kantiere ndërtimi.

“Siç ju e dini, është e NDALUAR rreptësishtë hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë (shih fotot).

Mos i hedhni mbeturinat nga dritaret, sepse rrezikoni kalimtarët dhe mbi të gjitha edhe veten.

Inspektorët e rendit komunal kanë gjobitur kompaninë ndërtuese në bazë të rregullores, për këtë shkelje dhe do të veprohet njejtë me të gjithë të tjerët që veprojnë në këtë mënyrë.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, shkruan kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komisioni Evropian jep 1.2 miliardë euro për infrastrukturën e Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zi 

Published

on

Sot, Komisioni Evropian shpalli paketën e gjashtë të investimeve sipas Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor që pritet të mobilizojë 1.2 miliardë euro investime. Kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në furnizimin me ujë dhe kanalizime, trajtimin e ujërave të zeza dhe transportin hekurudhor, si dhe inovacionin dhe transformimin e gjelbër në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Investimet do të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

“Plani ynë i investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor po realizohet, me këtë paketë të re prej 1,2 miliardë eurosh. Ai forcon lidhjet rajonale me infrastrukturën cilësore dhe na afron më shumë, që është qëllimi ynë përfundimtar. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, së bashku me reformat e nevojshme dhe aksesin në tregun tonë të vetëm, do të përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’u bashkuar me Bashkimin tonë.”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë eurosh përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga shtetet anëtare të BE-së dhe Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve perëndimore. Ballkani. Paketa u miratua nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) gjatë takimit të 1-2 korrikut. Investimet e reja kryesore bien nën tre prioritete të Planit Ekonomik dhe Investiv:

Mjedisi dhe klima: Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Transporti i qëndrueshëm: avancimi në infrastrukturën hekurudhore të Korridorit X, me lidhjen me shpejtësi të lartë Beograd – Velika Plana që mundëson një qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në rajon.

Mbështetje për sektorin e biznesit: nisja e një objekti të ri për inovacion dhe transformim të gjelbër të ndërmarrjeve në rajon./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending