Connect with us

Aktuale

Buxheti i Kosovës humb miliona euro nga Ligji për Sponsorizime

Published

on

Rreth 4 milionë euro i ka humbur buxheti i shtetit që prej kur ka nis së zbatuari Ligji për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ky Ligj i cili ka hyrë fuqi nga mesi i vitit 2019, vazhdon të kundërshtohet nga ana e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), pasi sipas tyre ka reflektime negative buxhetore nga viti në vit, por edhe po keqpërdorët nga bizneset.

Ani pse pritjet kanë qenë që brenda një viti sponsorizimi do të arrijë deri 30 milionë euro në vit për mbështetjen e sportit, ekspert të ekonomisë thonë se duhet të rishikohet ky Ligj për të eliminuar abuzimet e mundshme nga korporatat.

Në anën tjetër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit tregojnë se vlera e përfituar prej këtij Ligji është rreth 6 milionë euro që sipas kësaj ministrie nuk është e mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha kërkesat nga komuniteti sportiv.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj thotë se Ligji në fjalë ka pasur një efekt të lartë në zvogëlimin e të hyrave tatimore në buxhetin e Kosovës si shkas i aplikimit të kësaj të drejte nga ana e bizneseve për të mbështetur sportin.

Murtezaj po shpreh dyshimet e mundshme të keqpërdorimit të këtij Ligji nga ana e bizneseve.

“Ne si ATK në vazhdimësi kemi pasur dilema dhe reagime tona qe s’jemi pajtuar me këtë bazë juridike e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por megjithatë meqenëse siç dihet jemi agjenci ekzekutive dhe jemi të obliguar që çdo vendim të nxjerrë nga Kuvendi edhe ta respektojmë. Absolutisht nuk duhet të nënkuptohet se ne si institucion jemi kundër sportit, përkundrazi jemi që ta përkrahim sportin mirëpo të gjendet rruga e cila zvogëlon ose minimizon mundësitë e keqpërdorimeve eventuale. Mundësitë janë të hapura për shkak se i jepet mundësia bizneseve që me paratë e shtetit të bëjnë nderë ose në një farë forme sikur ata janë sponsorizuesit e sportit, realisht ato janë partë e shtetit të cilat janë në emër të tatimeve. Ka edhe një jo barazi për dhënien e mundësisë bizneseve për të dhënë mjetet në emër të sponsorizimeve, Ligji i TAK-ut më 2019 ka kaluar, ndërsa Ligji i TAP-it që trajton ndërmarrjet individuale nuk ka arritur të miratohet në leximin e dytë në Kuvend. Si rezultat i kësaj sot aktualisht këtë të drejt e kanë mundësinë ta shfrytëzojnë vetëm bizneset juridike apo shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar”, thotë Murtezaj për KosovaPress.

Ai thotë se kanë propozuar në Ministrinë e Financave që të rishikohet kjo dispozitë juridike për të parandaluar mundësitë e keqpërdorimeve eventuale./Telegrafi/

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Published

on

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Continue Reading

Aktuale

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, rrëshqitje të dheut në Kishnicë

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo rrugë është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Kishnicë.

Durmishi ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe po punojnë vazhdimisht që të hapet për qarkullim rruga.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan.” – ka shkruar ai.

Continue Reading

Trending