Restaurimi i mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar është një nga kantieret më të rëndësishme, të ngritur falë Programit të Rindërtimit dhe Rijetësimit të “EU4Culture”.
Ky kantier u vizitua sot nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe ambasadori e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Ministrja Margariti theksoi se, shumë shpejt mozaiku do të zbulohet me një shkëlqim të ri dhe gjithë historinë që ai mbart.
“Me zv.presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca vizituam sot një nga kantieret më të rëndësishme, atë të restaurimit të mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, ngritur falë Programit të rindërtimit dhe rijetësimit EU4Culture. Shumë shpejt mozaiku do të zbulohet me një shkëlqim të ri dhe gjithë historinë që ai mbart”, u shpreh Margariti./Media Ndërtimi.