Connect with us

Aktuale

Bordi i KEK-ut i konsideron të paqëndrueshme arsyetimet për shkarkimin e tij nga Qeveria Hoti

Published

on

Ish Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut, i shkarkuar nga Qeveria Hoti, përmes një reagimi ka shprehur mospajtimin me arsyetimin e shkarkimit të tij, ndërsa ka prezantuar një listë punësh e veprimesh të ndërmarra, që, sipas tij, kanë përmirësuar situatën në KEK.

Po e publikojmë të plotë reagimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të KEK-ut, të emëruar nga Qeveria Kurti e të shkarkuar nga Qeveria Hoti.

Dje, më datë 04/08/2020 kemi pranuar informatën se është bërë shkarkimi ynë nga Qeveria Hoti, më arsyetimin e se nuk e kemi përfillur rekomandimin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, e cila përfaqëson Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, për pezullimin e procedurave të rekrutimit të pozitave të larta në ndërmarrjet publike kinse deri në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Ambasadën Britanike për asistencë në përzgjedhje meritore të pozitave të larta dhe udhëheqëse në Ndërmarrje Publike.

Fillimisht, Ju lutem na lejoni t’ju informojmë që ne, Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës e kemi marrë këtë detyrë nga Qeveria Kurti, më datë 23/04/2020. Pranimi i kësaj detyre ishte një obligim dhe përgjegjësi për ne duke e pasur parasysh rëndësinë e korporatës për vendin, si dhe situatën e krijuar në korporatë nga parregullsitë dhe shkeljet e adresuara nga kjo Qeveri, bazuar edhe në gjetjet e auditorit.

Për periudhën 103 ditëshe kemi pasur nderin të mbështesim dhe ndihmojmë punën e vyer të profesionistëve dhe punëtorëve/eve në dobi të KEK-ut. Kjo periudhë edhe pse jo e gjatë dhe aspak e lehtë, së bashku me menaxhmentin dhe punëtorët/et, ne ia dolëm që të marrim vendime që i kthejnë menaxhmentit në KEK integritetin dhe qeverisjen e mirë, si dhe transparencë dhe llogaridhënie. Por, krahas situatës së pandemisë nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në përgjithësi, si dhe korporata KEK në veçanti, ne kemi mbajtur disa takime dhe kemi marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën:

– Të gjitha gjetjet dhe shkeljet e identifikuara janë adresuar tek organet kompetente;

– Kemi inicuar auditim për departamente të korporatës për të identifikuar shkeljet dhe parregullsitë në të;

– Kemi vendosur për përpilimin e Strategjisë Zhvillimore të KEK-ut për periudhën 2020-2025, e cila i

mungonte Korporatës, në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu, kemi propozuar krijimin e Grupit punues përkatës;

– Kemi siguruar mbështetje për Planin e shkurtimit të shpenzimeve;

– Kemi inicuar kërkesë për studim të fizibilitetit për Termocentralin Kosova A dhe kemi aprovuar buxhetin për studim të fizibilitetit;

– Me qëllim të inventarizimit të pronës, është udhëzuar trajtimi i çështjeve pronësore përmes një task force të brendshme;

– Kemi siguruar mbështetje për opsionin e inxhinierëve dhe të ekspertëve të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst është kërkuar shqyrtimi i arsyeshmërisë së vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2);

– Për të sforcuar kapacitetet profesionale, kemi vendosur për fillimin e një programi të trajnimit – Intership, dhe praktikë për të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Obiliqit dhe Fushë-Kosovës në qendrën trajnuese të KEK-ut si dhe në divizionet e prodhimit të KEK-ut;

– Është iniciuar propozimi për krijimin e një fondi të bursave për të rejat dhe të rinjtë nga Republika e Kosovës, që studiojnë në degët deficitare dhe strategjike për KEK-un;

– Është bërë kërkesë për adresimin e çështjeve të përgjegjësisë sociale në KEK në raport me komunitetin në komunën e Obiliqit dhe atë të Fushë-Kosovës;

– Udhëzim për pajisje të korporatës me leje mjedisore konform Ligjit të Kosovës si dhe aplikimi e zbatimit të këtyre standardeve të ndikimeve mjedisore;

– Janë inicuar veprime për përmirësimin e kornizës ligjore ekzistuese dhe krijimit të asaj të re në fusha të ndryshme, si: ajo e auditimit, kontrolleve të brendshme, punës së Bordit, etj.

Ne si Bord i Përkohshëm i KEK-ut, gjithashtu kemi bërë shkarkimin e zyrtarëve të lartë të cilët kanë qenë të involvuar në parregullsitë dhe gjetjet e aksionarit, si dhe kemi emëruar ushtrues detyre për këto pozita. Për pozitën e kryeshefit ekzekutiv e kemi hapur konkursin publik, duke respektuar në përpikmëri rregullat dhe ligjet e aplikueshme, dhe të gjithë procesin e kemi zhvilluar në nivel të lartë transparence. Shih për këtë, ne kemi takuar partnerët monitorues, përfaqësues të BIRN si dhe përfaqësues të Zyrës Britanike, por për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 në korporatë dhe duke qenë se e kemi prioritizuar shëndetin e punëtorëve/eve ne e kemi shtyrë fillimin e këtij procesi. Bazuar në këtë, konstatimet e Qeverisë Hoti, të cilat janë marrë për arsyetim nuk janë fare të qëndrueshme. Në referimin e devijuar të Ligjit për Ndërmarrje Publike ka qenë e vetmja mundësi për të formuluar një paragraf për shkarkim – “pa arsyetim”. Gjithashtu, ju lutem na lejoni t’ju rikujtojmë që këto pozita të larta në periudhat e mëparshme janë përzgjedhur me prezencë të monitoruesve, por vendimet e tyre kanë qenë në dëm të korporatës dhe shkeljet e parregullsitë kanë qenë të njëpasnjëshme.

Ish-Bordi thekson se përgjatë kësaj periudhe ne, si Bord i Përkohshëm i KEK-ut, bashkë me menaxhmentin i kemi dhënë një kahe ndryshe qeverisjes së Korporatës, me qasje profesionalizmi, ndërsa shprehet se kjo do të duhej të ndiqet edhe nga pasuesit tonë, thuhet në fund të reagimit, të nënshkruar nga Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapolli, drejtore, Arbnor Pula, drejtor, Bezad Halilaj, drejtor Prishtinë, 05 Gusht 2020.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending