Connect with us

Auto

BMW në Mynih do të ndërtojë vetëm me vetura elektrike nga viti 2027

Published

on

BMW dëshiron të ndërtojë vetëm vetura elektrikë në fabrikën e saj në Mynih në katër vjet. Grupi bavarez po investon disa qindra milionë euro në mënyrë që fabrika të mund të konvertohet pa ndërprerjen e prodhimit.

BMW ka vendosur ta konvertojë plotësisht fabrikën e saj kryesore në Mynih në fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike. “Ne po investojmë 650 milionë euro këtu dhe për këtë arsye do të prodhojmë ekskluzivisht automjete plotësisht elektrike në fabrikën tonë kryesore nga fundi i vitit 2027,” tha anëtari i Bordit të Prodhimit, Milan Nedeljkovic. Ky do të shënojë fundin e epokës së automjeteve me motorë me djegie, 75 vjet pas prezantimit të BMW 501.

Aktualisht, çdo ditë nga linja e prodhimit të Mynihut largohen pothuajse 1000 automjete, duke përfshirë BMW Serinë 3 dhe i4 tërësisht elektrike, të gjitha në të njëjtën linjë prodhimi. Prodhimi i automjeteve në platformën e re elektrike të Klasit të Ri në fabrikën kryesore është planifikuar të fillojë në vitin 2026. Një vit më vonë, fabrika do të jetë fabrika e parë e BMW, që do të kalojë plotësisht nga motorët me djegie në automjetet me bateri (BEV).

500.000 automjete elektrike do të dorëzohen në vitin 2024

Automjetet elektrike përbënin 15% të shitjeve totale të BMW-së në vitin 2023 dhe parashikohet të rriten në një të pestën këtë vit. “Ne vazhdojmë të kemi kërkesa të larta për produktet tona plotësisht elektrike,” shpjegoi Jochen Goller, anëtar i Bordit Drejtues të BMW. Grupi BMW synon të shesë më shumë se gjysmë milioni automjete plotësisht elektrike deri në vitin 2024. Megjithatë, BMW nuk ka caktuar një datë fikse për braktisjen graduale të motorëve me djegie, siç ndodh te Audi apo Mercedesi, për shembull. Motorët me djegie do të prodhohen “për aq kohë sa ka nevojë për to”, ka thënë në disa raste Drejtori Ekzekutiv i Grupit, Oliver Zipse, i cili ka kritikuar BE për braktisjen e imponuar politikisht të motorëve me djegie nga viti 2035.

Në të ardhmen, motorët me benzinë dhe naftë për modelet e BMW-së do të vijnë nga fabrikat në Mbretërinë e Bashkuar dhe Austri. Në tregje të tjera, si në SHBA apo Kinë, motorët do të prodhohen në vend.

Auto

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Published

on

Tesla ka prezantuar zyrtarisht modelin e përmirësuar Model 3 Performance, i cili përdor aftësitë më të fundit të prodhimit dhe inxhinierisë.

Kompania pretendon se rezultati është “vetura e përsosur e përditshme me performancë të lartë”

Model 3 Performance u bë me njësi të re të energjisë që siguron një përmirësim prej 22 për qind në fuqinë e vazhdueshme, si dhe një rritje prej 32 për qind në fuqinë maksimale.

Falë këtyre ndryshimeve, sistemi me katër rrota, i përbërë nga dy motorë elektrikë, jep 517 kuaj-fuqi, i cili lejon veturën të përshpejtojë nga 0 në 100 kilometra në orë për 2.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 262 km/h. Mund të përshkojë 476 kilometra me një mbushje të vetëm të baterisë.

Përveç fuqisë së përmirësuar motorike, Tesla gjithashtu tregon për një “shasi më të aftë të orientuar drejt performancës”, por jo shumë detaje janë zbuluar.

Tesla Model 3 Performance tashmë mund të porositet, me dërgesat që fillojnë në maj ose qershor. Çmimi bazë është 52,990 dollarë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Tesla ul çmimet e modeleve të saj në mbarë botën

Published

on

Raportohet se Tesla ka ulur çmimet e tre prej pesë modeleve të saj në SHBA, e më pas vazhdoi me uljen e çmimeve në mbarë globin, duke përfshirë edhe Kinën dhe Gjermaninë.

Ky hap nga kompania vjen pasi ajo po përballet me rënie të shitjeve dhe ndodhet në luftë të intensifikuar shitjen e automjeteve elektrike.

Bëhet e ditur se kompania e Elon Musk ka ulur çmimet e Modeleve Y, X dhe S.

Tashmë Modeli Y në SHBA kushton 42,990 dollarë, Modeli S 72,990 dollarë dhe Modeli X 77,990 dollarë, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Tesla ka ulur edhe çmimin e softuerit “Full Self-Driving” nga 12 mijë në 8 mijë dollarë.

Ndërkohë, në Gjermani çmimi i Modelit 3 është ulur në 40 mijë euro nga 42 mijë sa ka qenë. Ulje çmimesh ka pasur edhe në vende tjera evropiane, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Ndryshe, kompania e Musk ka njoftuar edhe për shkurtimin e 10 për qind të stafit global të saj.

E këto veprime thuhet se i kanë dhënë fund një jave kaotike që përfshinte tërheqjen e të gjithë Cybertrucks shkaku i një defekti në pedalin e gazit.

Kompania ka njoftuar se shitjet e saj në mbarë botën kanë rënë ndjeshëm pasi konkurrenca është rritur dhe shitja e automjeteve elektrike është ngadalësuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending