Connect with us

Auto

BMW do të blindojë serinë i7 elektrike

Published

on

BMW ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë limuzinën elektrike luksoze i7 në një version të blinduar, përveç Serisë 7 të blinduar me motor SUS. Lajmi vjen disi i papritur, veçanërisht pasi i7 është tashmë një nga modelet dhe veturat më të rënda BMW në përgjithësi.

Gjithashtu, ekziston problemi i baterive, të cilat duhet të mbrohen dhe ftohen shtesë dhe pozicioni i tyre nuk mund të ndryshohet.

BMW padyshim ka gjetur përgjigje për të gjitha sfidat, kështu që i7 i blinduar është paralajmëruar për vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë gjermane, ai do të ketë një “koncept inovativ mbrojtjeje”, si dhe një “kombinim të patejkalueshëm të mbrojtjes dhe një ekuilibër të hapësirës dhe qëndrueshmërisë”, transmeton Telegrafi.

Nëse mban të njëjtin sistem, i7 i blinduar do të ketë dy motorë elektrikë me një fuqi totale prej 544 kuaj/fuqi (dhe 745 Nm çift rrotullues). Pritet që për shkak të masës së shtuar autonomia të ulet në rreth 480 km, si dhe përshpejtimi në 100 të jetë pak më i keq se 4.7 sekondat që ka i7 xDrive60 standard.

Në çdo rast, nuk kemi asnjë dyshim se BMW i7 i blinduar do të jetë i popullarizuar, veçanërisht për detyrat protokollare si transporti i zyrtarëve të lartë të qeverisë./Media Ndërtimi.

Auto

Ford “tërheq” më shumë se 450,000 automjete për shkak të humbjes së mundshme të fuqisë lëvizëse

Published

on

Ford pritet “të tërheq” më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një “humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje”.

“Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”, tha Ford në një deklaratë për CNN./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

BMW ka ndërtuar disa automjete me tinguj fenomenal.

Published

on

Por, me sa duket vetura e garave M3 GTR e viteve të 2000 mund të marrë “çmimin” për BMW-në me tingullin më të mirë në planet, përcjell Telegrafi.

Ndryshe nga M3 e gjeneratës E46 e cila fuqizohej nga gjashtë motorë, GTR përmban një motor V8 4.9 litërsh i cili jo vetëm që i dha modelit më shumë fuqi, por e bëri atë edhe të tingëllojë shumë më mirë.

Një video e shpërndarë së fundmi nga kanali në YouTube NM2255 shfaq serinë M3 GTR që fillimisht u pa në Mugello të Italisë. Ky model ende e ka motorin origjinal me tetë cilindra dhe transmision automatik me gjashtë shpejtësi.

Dhe është e sigurt të thuhet se ka tingullin më të mirë që keni dëgjuar ndonjëherë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Auto

Mercedes pasi anuloi modelin sedan Maybach, po dizajnon një tjetër automjet të veçantë sportiv

Published

on

Mercedes mund të ketë anuluar modelin e çuditshëm sedan Maybach, por me sa duket po dizajnon në një tjetër automjet të veçantë sportiv.

Raportohet se AMG po zhvillon një EV me katër shifra kuaj fuqi, model ky i cili do të prezantohet në vitin 2026, përcjell Telegrafi.

Supozohet se modeli i ri nuk lidhet me asnjë produkt ekzistues të Benzit, por do të mbështetet nga platforma e ardhshme AMG.EA.

Me madhësi sa Vision AMG, EV i ri do të jetë rival i Lotus Electre dhe modelit të ardhshëm elektrik të Porsche.

Është e paqartë se sa motorë do të ketë, mirëpo të paktën dy janë planifikuar pasi EV do të ketë sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Modeli ende i paemëruar me sa duket do të jetë pasardhësi elektrik i AMG GT me katër dyer Coupe.

Ndryshe, thuhet se Mercedes tashmë po bën ndryshime edhe në fabrikën gjermane në Sindelfingen për të akomoduar prodhimin e SUV-ve./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending