Connect with us

Infrastrukturë

BERZH financon projektin më të madh të infrastrukturës rrugore në Armeni

Published

on

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po i jep Armenisë një kredi prej 236 milionë eurosh për ndërtimin e seksionit jugor të rrugës Sisian-Kajaran.

Ky shënon projektin më të madh të infrastrukturës rrugore të financuar ndonjëherë nga BERZH në Armeni.

Projekti mori financim për bashkëpunim teknik nga Bashkimi Evropian (BE) për të kryer studimin e fizibilitetit dhe vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social.

Marrëveshja e huasë u nënshkrua nga Ministri i Financave i Armenisë, Vahe Hovhannisyan, dhe Drejtoresha Menaxhuese e Grupit të Infrastrukturës së Qëndrueshme të BERZH, Nandita Parshad, gjatë Takimit Vjetor të BERZH dhe Forumit të Biznesit në Jerevan.

Financimi do t’i mundësojë Qeverisë së Armenisë të ndërtojë 24 kilometra të një seksioni të ri rrugor jugor midis Sisian dhe Kajaran, që do të jetë pjesë e Korridorit Rrugor Veri-Jug.

Rruga e re thuhet se përmirëson lidhjen lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të Armenisë, duke ofruar akses më të mirë në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet Detit të Zi./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Ekipet në terren në vlerësim të situatës pas reshjeve të dendura të shiut në Prishtinë

Published

on

Një ditë më parë vendi ynë është përballur me reshje të dendura të shiut, ku janë raportuar edhe vërshime si dhe dëme materiale.

E, pas reshjeve kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri, Lulzim Fushtica sot kanë dal në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, drejtori i drejtorisë për Siguri në Komunë të Prishtinës, Fushtica.

Sipas tij, ai së bashku me kryetarin Rama janë në terren duke bërë vlerësimin e situatës si dhe të parapërgatiten për ditët e ardhshme.

“Jam në terren me kryetarin duke bërë vlerësimin e situatës pas të reshurave të mëdha dhe me bo sanimin e gjendjes. Por, më shumë me përgatitë plan edhe për ditët e ardhshme”, ka thënë Fushtica./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Published

on

E pa qartë se si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Edhe pas miratimit të planit të ri urbanistik për lagjen “Kalabria” në Prishtinë, banorët por as asamblistët që kanë votuar këtë plan, nuk e kanë shumë të qartë se si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

“Realisht për pjesën publike te Stacioni i autobusëve nuk e dimë si ka me u vendosë aty”, ka thënë Milot Krasniqi, përfaqësues i banorëve të lagjes Kalabria.

Por, banorët e Kalabrisë në anën tjetër i janë gëzuar miratimit të planit të ri urbanistik. Me këtë plan përfundon edhe saga e mosmarrëveshjeve tri vjeçare që shumë nga ta kishin me kompanitë ndërtimore, pasi të njëjtit bazuar në planin e vjetër kishin bërë marrëveshje për ndërtime të larta, por të njëjtat ishin pezulluar me anulimin e planit.

Plani i Kalabrisë është votuar nga gjitha subjektet në Kuvend, përveç PDK-së, e cila ka kritikuar lejimin e koeficientit 3 tek pjesa e stacionit të autobusëve.

Plani rregullativ i Kalabrisë është miratuar në Kuvendin komunal me këto ndryshime.

– Në pronën publike tek Stacioni i Autobusëve koeficienti i ndërtimit do të jetë 3.0 nga 7.0 sa kishte propozuar nga komuna e Prishtinës.

– Përgjatë “Rrugës A”, koeficienti nga 1.5 ka kaluar në 2.4

– Hapësira e parkut “Botanika” do të ketë koeficient 1.0,

– Parku “Kalabria” do të ketë koeficient 1.25.

Me 3 qershor, Kuvendi Komunal i Prishtinës, gjatë një mbledhje maratonike, miratoi  Planin Rregullativ për Lagjen “Kalabria”. Këtë votim, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe edhe për Kryeqytetin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Rritet kosto e hekurudhës Tiranë – Durrës, arrin në 129 mln euro, pa elektrifikimin

Published

on

Kostot e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas pritet të arrijnë në total 129 milionë euro, sipas të dhënave të fundit nga Komuniteti i Transportit. Shtrenjtimi i çmimeve të tregut dhe disa punime të tjera shtesë kanë ndikuar në rritjen e kostove.

Kostot e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas pritet të arrijnë në total 129 milionë euro, sipas të dhënave të fundit nga Komuniteti i Transportit. Shtrenjtimi i çmimeve të tregut dhe disa punime të tjera shtesë kanë ndikuar në rritjen e kostove.

Komuniteti i Transportit njoftoi se në tremujorin e katërt të 2023, Shqipëria kërkoi kosto shtesë nga Komponenti i Huasë (BERZH), për të mbuluar tre komponentë shtesë:

1-Rregullimi i çmimit i Kontratës së Punës për shkak të rritjes së çmimeve të tregut (29 milionë euro);

2 -Ndërtimi i një stacioni të ri përgjatë segmentit ekzistues (11,5 milionë euro);

3- Projekti i zgjerimit të infrastrukturës hekurudhore 4 km nga hyrja e Tiranës në Qendrën e Tiranës (16.1 milionë euro).

Komuniteti i Transportit, në të dhënat e fundit për projektin, raportoi se linja e degës së Aeroportit të Rinasit është në vazhdim e sipër.

Punimet fizike që po kryhen në terren kanë përfunduar në 60 për qind të tyre. Kontrata e ndërtimit u aktivizua në mars 2021, ndërsa ndërtimi filloi në nëntor 2021. Projekti po zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkimit Europian.

BE ka financuar projektin me një grant investimi prej 35.5 milionë eurosh dhe Agjenda e Lidhshmërisë për Ballkanin Perëndimor, dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhanë një kredi prej 36.9 milionë euro, në një total prej 72.4 milionë eurosh.

Duke shtuar dhe koston e tre komponentëve të kërkuar (të përmendur më sipër), që së bashku arrijnë në 56.6 milionë euro, totali arrin në 129 milionë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending