Connect with us

Aktuale

Bashkite ne veshtiresi: Si u ndikua buxheti i tyre nga pandemia dhe termeti në Shqipëri

Published

on

Në një raport të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë analizohet situata e bashkive gjatë periudhës së pandemisë dhe efektet që pati edhe situata post-tërmet në buxhetet e tyre. Projekti “Financat Lokale”, i financuar nga SECO (Sekretariati për Kooperimin Ekonomik i Qeverisë Zvicerane), mëton të përmirësojë performancën e bashkive nëpërmjet përmirësimit të aftësive të tyre në procesin e mbledhjes së të ardhurave (duke përfshirë edhe një parashikim sa më pranë reales), përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve dhe programeve buxhetore dhe kontrollin e brendshëm të punës së tyre.

 

Të ardhurat e veta vendore në raport me të ardhurat publike gjithsej kanë pasur një rritje të lehtë, që është dëshmi e përmirësimit të procesit të konsolidimit fiskal. Raporti tregon se ka një përmirësim domethënës nga viti 2015 ku të ardhurat e veta ishin sa 3.09% e totalit të ardhurave publike, në 5.16% në vitin 2020. Sakaq, të ardhurat tatimore nga pushteti vendor të arkëtuara për vitin 2020 ishin 21.9 mld lekë apo rreth 90% e totalit të të ardhurave. Gjithësesi këto të ardhura kanë një tkurrje me 5.1% në raport me një vit më parë duke treguar rënie si pasojë e situatës së pandemisë dhe gjithashtu efektet e tërmetit.

 

Taksat vendore kanë pasur gjithashtu një trend rënës në raport me vitin 2019, Pasqyrat e të Ardhurave të analizuara nga ekspertët e projektit Financat Lokale, nënvizojnë se ato patën një rënie me 5.3% më pak se viti 2019 (rreth 17.6 mld lekë). Ndërkohë që tarifat vendore për 2020 kanë pasur një rënie me 5.7% në raport me vitin 2019. Zëri që ka peshën më të madhe në mbledhjen e të ardhurave në të ardhurat vendore lidhet me “Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë” e cila sipas raportit është motori që tërheq të ardhurat. Sipas të dhënave rezulton se 80% e totalit të këtij zëri vilet nga Bashkia e Tiranës që gjatë vitit 2020 ka arkëtuar 6.3 mld lekë nga ky zë, një vlerë sa 45% e totalit të të ardhurave të kësaj bashkie.

 

Përpos të ardhurave duket se edhe programet e shpenzimeve të bashkive janë prekur si pasojë e të njëjtëve faktorë. Nga të dhënat makro vërehet se PBB ka pasur një rënie dhe kjo është shoqëruar me një rritje të vogël relative të shpenzimeve buxhetore. Raporti i shpenzimeve të pushtetit vendor ndaj totalit të shpenzimeve publike gjatë vitit 2020 ka rezultuar në vlerën e rreth 9.59% që është një vlerë 1.8% më e ulët se një vit më parë. Rënia e këtij raporti gjatë vitit 2020 vjen për shkak se rritja e shpenzimeve të përgjithshme publike ka patur një normë më të lartë se rritja e shpenzimeve të pushtetit vendor. Gjatë vitit 2020, pushteti vendor gjithashtu është ndikuar ndjeshëm në realizimin e shpenzimeve për shkak pandemisë.

 

Ndryshime kanë pësuar jo vetëm shpenzimet sipas natyrës ekonomike por gjithashtu edhe ato në nivel funksioni e njësie të vetëqeverisjes vendore. Në totalin e shpenzimeve bashkitë duket se kanë shpenzuar 8% më pak se sa një vit më parë. Trendi rënës ka prekur edhe realizimin e projekteve me të ardhurat e veta duke përmbushur vetëm 32% të shpenzimeve të programuara (17 mld lekë). Të detajuar në zëra rezulton se 51%.e totalit të shpenzimeve i takojnë atyre shpenzimeve me burime transfertat e buxhetit qendror kurse pjesa tjetër mbulohet nga të ardhurat e bashkisë.

 

Pjesën e luanit e marrin funksionet “Shërbimeve të përgjithshme publike” dhe “Arsimit”, përkatësisht në masën 22% dhe 20% të totalit të shpenzimeve vendore. Ndërkohë që ulje të ndjeshme kanë pasur Mbrojtja Sociale dhe Strehimi. Sipas të dhënave rënia e këtyre zërave ka qenë me 32.7% në buxhetet e bashkive. Për rindërtimin nga tërmeti në nivel vendor, nga fondi i planifikuar prej 29 miliardë lekësh nga shpenzimet e buxhetit, për vitin 2020 janë akorduar 14,9 miliardë lekë në formën e transfertës së pakushtëzuar për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, të cilat janë realizuar në masën 56 për qind, ose 8.3 miliardë lekë./ acp/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending