Connect with us

Trashëgimia

Bashkimi Evropian mbështet gërmimet në qytetin antik të Ulpianës

Published

on

Një projekt afat gjatë kërkimor-studimor pritet të nis këtë verë në Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.

Projekti “Misioni Arkeologjik Evropian në Kosovë: nga Ulpiana në Iustiniana Secunda”, në vlerë prej 1 milion eurove i Bashkimit Evropian me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, gjatë tri viteve do të synojë të zbulojë rrënojat e qytetit të dikurshëm antikë të Ulpianës.

Ky projekt i financuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga MKRS u promovua nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe zëvendësministrja e MKRS-së Daulina Osmani, gjatë një vizite që bënë në lokalitetin e Ulpianës, më 18 prill në Ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe lokaliteteve arkeologjike.

Përmes këtij projekti tre vjeçar, institucionet kosovare të trashëgimisë kulturore synojnë zbulimin e rrënojave dhe themeleve të ndërtesave dhe strukturave të shumta sakrale, profane dhe utilitare, e të identifikuara rishtazi dhe ndër vite e që tashmë do të njihet si sektori i katërt i Ulpianës.

Lokaliteti arkeologjik i Ulpianës përfshinte një sipërfaqe të gjerë të qytetit antik prej afërsisht 100-120 hektarësh.

Kjo e dhënë është konfirmuar edhe falë rezultateve të prospektimeve-incizimeve gjeofizike.

Arkeologu Milot Berisha, përgjegjës në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, ka thënë në një bisedë për Kallxo.com se projekti  “..nga Ulpiana në Iustiniana Secunda” që do të realizohet edhe me mbështetje nga një partneritet bashkëpunimi midis Institutit të Arkeologjisë të ENS-Paris, Universitetit të La Sapienza në Romë, Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës, synon zgjerimin në mënyrë graduale të Parkut Arkeologjik të Ulpianës./Media Ndërtimi.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending