Aktuale
Barra e legalizimit i mbetet qytetarit, kompanitë që kanë ndërtuar pa leje në Kosovë, do të amnistohen nga ligji!
Published
2 years agoon
Qytetarët Aktivë me datën 06.02.2022 kishin adresuar tek Fitore Pacolli Kryetare e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, lidhur me disa shqetësime të rëndësishme me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr.06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje.
Qytetarët Aktivë nuk kanë pranuar asnjë përgjigje, apo sqarim deri më tani lidhur me këto shqetësime.
Vlen të theksohet që opozita e ka mbështetur fuqishëm ndryshimet në këtë ligj dhe pritet të votohet në procesin e dytë dhe të miratohet në kuvend dhe të fuqizohet.
Shqetësimet e adresuara nga QA, si në vijim:
Në vitin 2016 me vendimin e Isa Mustafës, si ish-kryeministër fillon draftimi i këtij ligji, dhe në vitin 2018 shpallet nga ish-Presidenti Hashim Thaqi.
Ky ligj në asnjë formë në asnjë mënyrë, nuk i obligon për shpenzimet materiale të dënimeve dhe keqpërdorimet në planifikim nga kompanitë të cilat kanë ndërtuar pa leje, pa kushte teknike e shumë manipulime dhe kanë përfituar miliona duke krijuar kaos urbanistik në çdo qytet, por këtë barrë me këtë ligj e bartin komplet mbi kurrizin e qytetarit.
Duke marr parasysh që kaosin e ndërtimeve e kanë lejuar vetë partitë politike me vite, atëherë ata edhe draftojnë dhe votojnë ligje të tilla.
Në vitin 2022, Qeveria Kurti 2 bën ndryshim plotësimin e këtij ligji, i cili pritet të votohet dhe të hyn në fuqi.
Me kërkesë për qasje në dokumentet publike, si po shihet vendimi për grupin punues në vitin 2016 nga ish- Sekretari i Përgjithshëm Arben Çitaku, kur është hartuar ky ligj grupi punues është vetëm me zyrtarë të brendshëm, pa përfshirje të shoqërisë civile, (përpos AAK), apo profesionistë të lirë të kësaj fushe, ndërsa në vitin 2022 nëse analizohet vendimi i grupit punues është po gati i njëjti grup punues i brendshëm pa gjithëpërfshirje.
Në këtë rast kemi evituar që nuk ka pasur as përfaqësues nacional të organizatave joqeveritare të ndërkombëtarëve, edhe pse veprojnë në këtë fushë as në vitin 2016 e as 2022 të përfshirë në grupin punues.
Edhe me ndryshimet nga Qeveria Kurti 2, barra e legalizimit i mbetet qytetarit, prandaj kërkojmë shpjegim pse ka mbetur në këtë formë edhe me ndryshimet e bëra nga kjo qeveri.
Neni 7-Përgjegjësitë e investitorëve dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje
- Pavarësisht dispozitave të paragrafit 1. të këtij neni, investitorët e ndërtimeve pa leje me shumë njësi janë përgjegjësit primar për të aplikuar për legalizim sipas këtij Ligji. Nëse investitori nuk e kërkon legalizimin, një apo më shumë pronarë të ndërtimit pa leje mund të kërkojnë legalizimin në emër të ndërtesës.
2.1. Nëse një apo më shumë pronarë të ndërtimit pa leje kërkojnë legalizimin në emër të të gjithë ndërtesës, të gjitha kostot e legalizimit do të ndahen ndërmjet të gjithë pronarëve të ndërtimit pa leje në pjesë proporcionale në bazë të përqindjes së madhësisë së njësisë në raport me ndërtesën;
2.2. Pronarët e ndërtimit pa leje të cilët marrin pjesë në koston e legalizimit mund të nisin veprime ligjore kundër pronarëve të ndërtimit pa leje të cilët nuk marrin pjesë në koston e legalizimit për të kthyer pjesët e papaguara, së bashku me koston ligjore dhe taksat tjera të lejueshme me ligj; dhe
2.3. Pronarët e ndërtimit pa leje mund të ndërmarrin veprime ligjore për të kthyer koston e legalizimit nga investitori, së bashku me dëmet tjera, kostot dhe taksat e lejueshme me ligj.
- A mund të na sqaroni qëllimin e ndryshimit të paragrafëve nga viti 2018, dhe ndryshimet në 2022, në të gjitha paragrafet si në vijim:
2018
1.15.2.1. ndërtimin e më shumë kateve se që janë lejuar;
2022
1.15.2.1. ndryshimin e numrit të kateve në krahasim me numrin e lejuar të kateve;
2018
1.15.2.2. zgjerimin e shputës së ndërtesës përtej lejes; ose
2022
1.15.2.2. ndryshimin e shputës së ndërtesës në krahasim me shputën e lejuar; ose
2018
1.15.4. ndërhyrje pa leje në ndërtesat me leje.
2022
1.15.4. ndërhyrje pa leje
2018
1.18. “Ndërhyrjet pa leje në ndërtesën me leje” – ndërhyrje pa leje në ndërtesën ekzistuese me leje ose në ndërtesën e regjistruar në Kadastër dhe RDPP. Ndërhyrjet përfshijnë mbindërtimet, zgjerimet, ndërhyrjet në përdhese, kate, kulm apo bodrum, shtesat/anekset si vertikale ashtu dhe ato horizontale;
2022
1.18. “Ndërhyrje pa leje – përfshinë mbindërtimet, zgjerimet, ndërhyrjet në përdhesë, kate, kulm apo bodrum, shtesat/anekset si vertikale ashtu dhe ato horizontale në ndërtesën ekzistuese që e posedon certifikatën e përdorimit, lejen e përdorimit, apo një dokument tjetër ekuivalent, ose ndërtesën e regjistruar në Kadastër dhe në RDPP;
- Njëkohësisht na jepni sqarim pse shtyhet afati deri 2025, si dhe kur do të fillohet me trajtimin e aplikimeve që tani vetëm se kanë aplikuar dhe janë në pritje që 20 vite qytetarët?
Neni 13
Në nenin 21 të ligjit bazik, paragrafët 1, 2 dhe3 ndryshohen dhe plotësohen si në vijim:
- Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për certifikatë legalizimi dhe për leje legalizimi për përfundim të ndërtimit është 31 dhjetor 2025.
Ndërsa pika 3 nuk figuron?
- Dhe dy pikat e fundit dhe më te rëndësishmet është përjashtimi i trashëgimisë kulturore, A nuk kemi ndërhyrje pa leje në trashëgiminë kulturore në Republikën e Kosovës?
- Ky Ligj nuk është i aplikueshëm për objektet e trashëgimisë kulturore të përfshira në listën e trashëgimisë kulturore sipas Ligjit në fuqi për trashëgiminë kulturore dhe të cilat konsiderohen të jenë të ligjshme.
5.Si dhe pse askund nuk figuron formimi i taskforcës?
Asnjë përgjigje të vetme apo sqarim nuk kemi pranuar deri më sot.”, shkruan në njoftimn e Qytetarëve Aktivë./Media Ndërtimi
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
6 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
6 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi